Eliminimi i Spanjës, për shkak të Konçitas?

20 Qershor 2014, 14:51Sport TEMA

Në Spanjë kërkojnë të gjejnë me vendosmëri fajtorin për eliminimin shokues të “La Rojas” nga Botërori i Brazilit, ku vinte si kampione në fuqi e Botës dhe Europës. Për shumë spanjollë, për këtë dështim të paimagjinueshëm fajin e ka Barcelona, që fundin e ciklit e përcolli edhe në kombëtare, por ka edhe të tjerë që gishtin e drejtojnë nga trajneri Del Boske për zgjedhjet jo inteligjente, raporton Sport News. Gjithsesi, teoritë konspirative që pjell mendja e njeriut asnjëherë nuk mungojnë dhe në Spanjë po përpiqen të kryqëzojnë të famshmen Konçita, fituesen e Eurovizionit, si përgjegjësen kryesore.

Në të vërtetë, zonja me mjekër nuk është se ka shprehur ndonjë dëshirë kundër spanjollëve, por fajtori në këtë inat që ka përfshirë një komb të tërë mund të jetë kushdo.

Tranvestiti nga Austria u bë fajtor edhe për përmbytjet fatale që përfshinë Serbinë menjëherë pas festivalit të Eurosong e tani duhet të përtypë edhe eliminimin e “La Rojas”.

Në Spanjë, adhuruesit e teorive konspirative aludojnë se shumë ngjarje të çuditshme e kanë shoqëruar triumfin e Konçitas në Eurovision, e para fitore për Austrinë që prej vitit 1966.

Dhe, të njëjtat ngjarje sportive që kanë ndodhur në atë vit të largët, janë përsëritur në mënyrë identike këto muaj. Kështu, njëlloj si 48 vjet më parë, Atletiko Madrid fitoi titullin në Spanjë, Reali i Madridit u shpall kampion në Europë, Deportivo La Koruna u promovua në Primera Division, ndërsa Real Betis ra nga kategoria.

Të jetë thjesht një koicidencë? E frikshme gjithsesi….

2 komente në “Eliminimi i Spanjës, për shkak të Konçitas?”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Jo ,per mua edhe pse e kam pelqyer stilin e BARCES ,fajin e ka filozofia e BARCES e implementuar ne kombetare nga DEL BOSQUE .
    Koke -qepa ne vitin 2012 ,Guardiola e kuptoi se SEMUNDJES se tij i nishte zbuluar receta dhe iku …por beri nje tjeter MUT te MADH tek BAYERNI .

  2. totila ja ke f p kot,ti je dhe burre i mencem,si ka mundesi qe se kupton se cndodh sot ne futboll,nuk e di ti qe gjerat jane me rradhe nje here fiton njeri e nje here nje tjeter,nqs beson se spanjes dhe barces i ka ardh fundi po te them se je ne erresire totale,ai eshte stili me i mire dhe efektiv e teregoi ne gjithe keto vite dhe jo me kot kombetarja e spanjes eshte kandidate per tu shpall kombetarja me e mire e gjithe kohrave bashke me brazil 70

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje