Luis Suarez dërgon praktikisht në shtëpi Anglinë

19 Qershor 2014, 22:57Sport TEMA

Anglia është praktikisht jashtë Botërorit të Brazilit.

Pas humbjes me Italinë, britanikët kanë humbur edhe me Uruguajin, me të njëjtin rezultat, 2-1.

Makthi i britanikëve dhe heroi i Uruguajit është Luis Suarez, që ka shënuar dy herë.

Tashmë Anglia shpreson që Italia të fitojë kundër Kosta Rikës dhe Uruguajit dhe të mundë vetë Kosta Rikën, në mënyrë që të vazhdojë më tej.

Një variant shumë i vështirë për t’u realizuar.

Për të mbetur tek ndeshja, britanikët kanë luajtur më mirë, por janë ndëshkuar në të vetmin rast të Uruguajit pjesën e parë, nga Luis Suarez.

Gjatë gjithë pjesës së dytë Anglia ka ushtruar presion dhe ka arritur të barazojë me Uejn Runin.

Por, kur pritej që Anglia të shënonte golin e dytë, Luis Suarez ka shënuar për Uruguajin me kundërsulm.

Tashmë sytë dhe shpresa e gjithë britanikëve janë nga Italia.

12 komente në “Luis Suarez dërgon praktikisht në shtëpi Anglinë”

  1. thegreatness says:

    super goal boni, po me erdhi shume keq per Angline: http://goo.gl/5VY8vV

  2. paradox says:

    Po si qenka Anglia jashte boterorit se na cuditet!!! Italia fiton dy ndeshjet e rradhes, Anglia fiton me Costa Rica dhe me golavarazh kualifikohet. Ka me llogjike qe Italia fitoje dy ndeshjet e rradhes sesa te humbe ose te barazoj.

  3. W says:

    Por Italia nuk fiton me Kost Riken ,te dyja se bashku te bejne gati valixhet.

  4. Prepotenti says:

    “praktikisht” eshte forme e kryer!! Nese Italia fiton te dyja ndeshjet e ardhshme dhe Anglia te sajen (me rezultat te favorshem) athere mund te kualifikohet, qe do te thote se nuk eshte “praktikisht” ne shtepi….

  5. tani says:

    MIRE JA BENE ANGLISE ekip koti si nuk I futen nja 5 gola,bravo suarezit,dhe cavanit,perpara URUGUAJ.

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Uruguaji ka ekip te frikshem ,qe te bejne “GJEMEN”.
    Kane nje FORLAN vdekjeprures me faullat qe i jep ne forme Parabole ,ku ti duash .
    Kane nje mbrojtje te perbere nga lojtare me origjine Italiane te hereshme qe luajne pertej limiteve fizike ,thjesht si Kriminele .
    Kane nje SUAREZ qe dhente Zoti ka lenduar kemben dhe nuk luan kunder Italise ,e cila ne perballje me Uruguajin ,kurre per mua nuk do te marre me shume se nje barazim.
    Per 2 nacinale do te lutesha qe te SHPORRESHIN nga Boterori ,pa kaluar grupet : Portokallia dhe Uruguaji ,por …pelqej se tepermi TBAREZIN ….

    1. Tironci Lugano says:

      Me je bo si Nard Ndoka, Jam tifoz me Gjermanine por dua qe ta fitoj Brazili

      1. Arturi says:

        Ne fakt, Nardi eshte me Italine… por i pelqen te fitoje Brazili…;)

      2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

        O Tironco !
        Me qe eshte vape ,por ne fakt aty ku je ti ben edhe fresket ,
        do te beje mire ti fusje nje te lare ne Liqen edhe pse eshte ftohte ,por me shume per te sjelle trurin ne vend qe te ka ikur ne drejtim te paditur .
        Une thjesht nje deshire kisha dhe asgje me shume .
        Ne se do i madhi Zot edhe realizohet ,ne te kundert ,asgje nuk ndryshon .
        Por me qe ra fjala po ve re se ketu ne kete blog nuk po shikoj me qe te komentojne
        Englandi ,Ti ,Ajaxi ,Horri i Bulevardit ,Guxhua ,Berto e te tjere
        Redaksia e Temes me komentet e mia eshte SELEKTIVE dhe me jep hapesire vetem 4-5 dite ne 2 Jave .
        Nuk e di ne se kjo ndodh edhe me ju aty .

  7. Shqiperia says:

    Kupen e ka te sigurte vetem Kili !!!

  8. Let's GO says:

    WEEEE sa keq me ka ardh per Angliine, nuk e meritonte te skualifikohej: http://goo.gl/fL43Kd

  9. fieraku4u says:

    NE MENDIMIN TIM: KOMPLET FAJI TRAJNERIT PER HUMBJEN E ANGLISE.

    KUR ANGLEZET BARAZUAN ME URUGUAJIN, DUHET TE KISHIN LUAJTUR MBROJTJE QE NGA MINUTA E 70.

    SE BARAZIMI ANGLEZEVE I INTERESONTE ME SHUME…KOSTA RIKEN E KISHIN ME TE LEHTE PER TA MUNDUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje