Kosta Rika befason Italinë, të kaltërit rrezikojnë kualifikimin

20 Qershor 2014, 20:02Sport TEMA

Ishte cilësuar si grupi i ferrit dhe ashtu po del.

Por, protagonistë nuk janë ekipet e pritura, por Kosta Rika.

Pas fitores befasuese kundër Uruguajit, Kosta Rika ka mposhtur 1-0 edhe Italinë, duke siguruar kështu kualifikimin.

Tashmë Italia kualifikimin do ta luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Uruguajit, ndeshje në të cilën do t’i mjaftonte edhe një barazim.

Për të mbetur tek ndeshja, Italia ka humbur dy raste të pastra me Mario Balotelin në pjesën e parë, për t’u ndëshkuar në fund të saj, në momentin më të mirë për të kaltërit.

Pjesa e dytë ka qenë një monolog mes qarkullimit të topit nga italianët dhe mbrojtjes nga ana e Kosta Rikës.

Pavarësisht përpjekjeve, italianët nuk kanë qenë të qartë dhe nuk kanë krijuar dot ndonjë rast të pastër për të barazuar.

Dhe, e kanë humbur ndeshjen.

Kosta Rika tashmë vazhdon për më tej, ndërsa Italia do të ketë një përballje të zjarrtë me Uruguajin e Luis Suarez.

Me këtë fitore të Kosta Rikës ndërkohë, është eleminuar zyrtarisht edhe Anglia, e cila priste një fitore të Italisë, për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm.

28 komente në “Kosta Rika befason Italinë, të kaltërit rrezikojnë kualifikimin”

  1. Franz Kafka says:

    italia me nje barazim ka fituar boterorin, po perseritet i njejti skenar

    1. feniks says:

      Kur humbi Anglia me Italine thashe eshte normale!
      Kur humbi Spanja thelle me Holanden U HABITA!!!
      Kur humbi thelle Portugalia me Gjermanine m’u shtua dyfish HABIA!!!
      KUR HUMBI prap Anglia,thashe “MBAROI FUTBOLLI NE EUROE”!!
      Kur humbi ITALIA me nje loje te NDYRE ndaj Costa Rikes,atehere thashe me gjithe bindje:
      -KETE KAMPIONAT BOTEROR E KOMANDON ……..MAFIA E BASTEVE!!!

      1. xhezo gozhda says:

        Boll qe te shikosh sponsoret qe kone ne fanella shume skuadra ne Europe.

    2. S.B. says:

      LAJMI I FUNDIT ora 23 e 14 ,Fifa per kontrollet ANTIDOPING zakonisht therret 2-3 lojtare.Nga ekipi i Costa Rica-s ka therritur 7 lojtare per kontroll !!!-Lajmi jepet direkt nga gazetaret prane sherbimeve antidoping te Fifa-s.

  2. Shqiperia says:

    Isha mjaft e sigurt qe Italia nuk do te fitonte.
    Kili merr kupen

    1. The Bérish says:

      Love it. Italianet jane bq…

    2. tosun says:

      Kupen e merr Greqia …

    3. Demo says:

      Mos valle nuk e di qe edhe Franca mer pjese ne keto finale.

  3. Scandal says:

    Uf po mir u be qe humbi se Italjanet jan te merzitshem nuk durohen…..

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Kosta Rika morri nje fitore te merituar,me nje loje te ndertuar me inteligjence nga trajneri i saj.
    Boshti magjik i italianeve Pirlo-Baloteli,nuk funksionoi,me perjashtim te nje rasti ku mund te ishte shenuar.
    Presingu i kostarikaneve ne gjithe fushen e veshtiresoi organizimin e lojes se italianeve.Topi i kaluar tek Pirlo,per kostorikanet kuptohej bllokim i Balotelit,duke nxjerr jashte funksionit, mesfushorin e talentuar italian.
    Organizimi artificial i pozicionit jashte loje,solli veshtiresi te shumta ne lojen sulmuese te italianeve.
    Kosta Rika e meritoi fitoren,kupa me sa duket do lakmohet nga skuadrat e Amerikes Latine.

  5. calma says:

    Si Greqia mu duke sot Italia…

  6. tomsojeri says:

    Qe kupa po shkon drejt amerikes latine nuk do shum mend dhe sot u duk mir ! Vertet Kosta Rika luajti bukur por pjesen e par me ate loj hamallce e te rend pa ndeshkime e thyu mir Italin e cdo skuader evropiane qe do kishte perpara !Me gjith nderhyrjet e renda te pa ndeshkuara edhe me kart te verdh bile qe paralizuan lojen e Italis perseri Balotelit ju dhan dy raste te pastra te shenoj e kjo qe nje tjeter goditje vec shkelmave Kosta Rikane !Kshtu do shkoj kjo pun ma mer mendja ! Do perplasen ashtu si “din ata” andej nga fundi e do shofim edhe kingboks ma mer mendja ……….

  7. thegreatness says:

    Ah sa mire ia kane bere: se edhe Anglia gjynah: http://goo.gl/IS98Xh

  8. elinor says:

    Pse a nuk thashe une qe Italia gjithnje zvarritet deri ne finale duke iu lutur Shen Merise!

    1. juve says:

      elinorako me duket se nuk e njef historikun e footboll shiko ate germanin tende

    1. ja ky jam un says:

      @i [email protected] na ke car trapin duke nderuar nick-at gjithmon dhe duke na reklamuar kete faqe, ‘fashin stuff’

  9. turi says:

    Po me bufon 74 vjec e me pirlon qe ska ca ben me. Ik te ikin pipinot,le te futet uruguai

    1. juve says:

      po te ishte bufon 74 ti je 174 vjec

  10. Bobi says:

    Feniks
    Po para 4 vitesh sie mori Botrorin
    SPANJA?

  11. kaurri says:

    Fitorja e Italise kundrejt Anglise erdhi si shkak i nderhymjes se dreqit, i cili u pague mire prej gjakut te femijeve e grues te nji fare italianit me emnin Lissi. Ky kasapi demoniak mbyti njerezit mâ te dashtun per me i dhane Italise se Balotellit afrikan e gjysem pagan fitoren kundrejt Anglise me kryq ne flamur. Me Costa Rica-n sakrifica njrezore nuk heci.

    Realiteti asht kajhere mâ i habitshem se sa fantazia.

    1. Gery says:

      Mjaft more corp mishi me su sy. ….nuk dini cfare shkruani ju fare e qelbur arabesh….

    2. titi says:

      kaurri ti qeke komplet koqe kanari.

    3. Blue Jasmine says:

      @kaurri
      Pse mban perbrenda kaq zemerim e inat , per te mos thene urretje ???
      Clidhje ka futbolli , me paganet, myslymanet apo kristianet. Anglia luajti dobet dhe e meritoi humbjen.

  12. hashimi says:

    Kur fitoj kapjonatin Italija me nje barazim ishte tjet ust

  13. mos u merzisni cuna,kshu e kane kto pune me rradhe o ky muhabet,kete vit o argjentina o gjermania se u bone shume vite pa fitu,masnej dhe messi qe ka nejt kaq urte ket sezon i tako noi gjo,se ska lezet

  14. demokrat says:

    Futbolli luhet ne fushe, nga futbolliste qe lene shpirtin dhe kembet, qe nuk sigjestionohen nga emri i kundershtarit por futen ne minuten e pare si te barabarte. Kombetarja e Shqiperise ka shume per te mesuar, shqipatret ndeshen me Norvegjine dhe Sllovenine ne piken e tyre me te erret dhe futen ne fushe duke kujtuar historira dhe statistika, klanet ne kombetaren e Shqiperise vetem se demtojne futbollistet individualisht dhe kombetaren si ekip. Ka ardhur koha pa dhimbje qe gjithkush te gjeje vendin e vet, por nese do rrij duhet te derdhe djerse per fanelen e kombit.Kosta Rika nuk ka menaxhere te ekipit kombetare qe ben krahasime te nivelit te jeteses dhe impianteve sportive te shtetit te vet me vendet e Afrikes, pasi ato nuk i hyjne kujt ne pune ne 90 minuta loje, ashtu si gjejne justifikime per deshtime lalajt dhe bushet e kombetares sone.Bravo djemte e Costa Rica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje