Maradona: Xherard është fajtor për humbjen e Anglisë

21 Qershor 2014, 14:37Sport TEMA

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, ka thënë se Stiven Xherard  ka mundur të luajë shumë më mirë kundër Uruguait, teksa e ka quajtur atë fajtor për dy golat e pësuar.

“Për Anglinë, e cila e dominoi pjesën e dytë, por i mungonte pasimi final apo prekja e fundit, ishte e njëjta histori si ajo që kishte ndodhur”, shkroi fillimisht 53-vjeçari në kolumnën e tij për Times of India.

“Xherard dhe mbrojtja e Anglisë duhet ta marrin fajin për dy golat e pësuar kundër Uruguait. Kur Lodeiro e filloi vrapimin e tij para golit të parë, Xherard ka mundur të bëjë më shumë. Por, Lodeiro e pasoi në mënyrë perfekte te Kavani, harkimi i të cilit i mashtroi mbrojtësit anglez dhe e gjeti Suarezin e pamarkuar në zonë.

Ishte përsëri Xherard ai i cili krijoi një rrëmujë nga topi i gjatë i portierit uruguaian pasi Anglia kishte barazuar. Topi shkoi te Suarez, i cili gjeti shumë hapësirë në zonën e penalltisë para se ta lëshonte një gjuajtje të furishme në portë.

Nuk duhet t’i lejoni këto hapësira një sulmuesi të kalibrit të tij dhe Anglia e pagoi çmimin për këtë”, ka thënë Maradona.

3 komente në “Maradona: Xherard është fajtor për humbjen e Anglisë”

  1. Skela says:

    Fajin e ka trajneri qe futi ne formacion kete koqe dhe Runin bashke. Ky pothuajse kishte lene futbollin ai e futi te luaj ne boteror.Trajneri flinte gjume ne loje.

  2. oskeola says:

    foli dhe maradona nje drogmen prefesionist.

  3. Faji nuk mund ti lihet vetem Steven Gerrard. Fajtore jane te gjithe bashke me trajnerin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje