Irani: FIFA favorizon ekipet e mëdha në Botëror, ndoshta ekipet e vogla si ne s'duhet të marrin pjesë

23 Qershor 2014, 15:09Sport TEMA

Federata Iraniane e Futbollit i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s në lidhje me trajtimin që i bëri arbitri serb Milorad Maziç skuadrës së tyre në ndeshjen me Argjentinën. Sipas drejtuesve më të lartë të federatës së vendit aziatik, kur rezultati ishte i mbërthyer në shifrat e bardha 0-0, kryesori serb i mohoi një penallti flagrante Iranit, pasi Ashkan Dejagah u pengua brenda zone nga futbollisti i La Selecion Pablo Zabaleta, raporton Sport News. Sekratari i përgjithshëm i Federatës Iraniane të futbollit, Mehdi Mohammad Nabi, në një prononcim për mediat bëri të ditur edhe përmbajtjen e ankesës së dërguar në institucionin më të lartë të futbollit Botëror:

“Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer përballë një ekipi shumë të fortë dhe për fat të keq rezultati përfundimtar nuk erdhi vetëm si pasojë e asaj çka ndodhi në fushën e lojës, por për shkak të një gabimi nga ana e arbitrit kryesor. Mendoj se kryesori nuk u tregua aspak profesional, ndërsa ne u ndiejmë të mashtruar. Nëse një kampionat Botëror zhvillohet për të favorizuar skuadrat e mëdha, është më mirë që ekipet e vogla si ne të mos marrin pjesë”.

Gabimet arbitrare kanë qenë të shumta në këtë kampionat Botëror, madje që në ndeshjen hapëse, japonezi Nishimura akordoi një penallti inekzistente në favor të Brazilit. Humbja në momentet e fundit ndaj Argjentinës zvogëlon shanset e Iranit për t’u kualifikuar në raundin tjetër, pasi skuadra e drejtuar nga portugezi Karlos Keiroz pozicionohet e treta në grupin F me vetëm 1 pikë, pas dy takimeve të para.

17 komente në “Irani: FIFA favorizon ekipet e mëdha në Botëror, ndoshta ekipet e vogla si ne s’duhet të marrin pjesë”

  1. Pelasgian says:

    po normal se sjellin arbitra serb ne boteror …..

  2. MonsieurA says:

    Gjeja me me mend qe kane thene ndonjehere ne gjithe ate jeten e tyre te felliqur. Jashte prej FIFA-s, qenie inferiore!

    1. Shkerdhatokratet says:

      Kush jane qenie inferiore? Iranianet?

    2. elio says:

      NUk te kuptoj per ke qenie inferiore e ke llafin se nese e ke per Iranianet (Persianet)…duhet te disha qe historia e te gjitheve ne ka filluar atje…nejse ti e di…

      1. Blue Jasmine says:

        Po aty ka filluar , por me lindjen e fese “paqesore” islame, kultura dhe shkenca mbeten ne vend numero. Nderkohe qe Europa kristiane u zhvillua ,lindja e mesme u zhyt ne erresire e prapambetje.
        Po nejse ti kete e di mire ?

        1. i___e says:

          sic duhet ta dish dhe ti qe isbin kryqezatat e europiane qe shkatruan ate vend, apo ndihma pernedimore ne 79 per te hedhur posht shahun. kur europa numronte deri ne 10 se aq gishta dore kishte andej zgjidheshin ekuacinet e grades se trete. dhe qe te dish dicka tjeter qe mos te me thuash qe jam mysliman, jam ortodoks

          1. MonsieurA says:

            Me vjen keq nese cenoj ndonjerin/en por personalisht i urrej inat diktaturat dhe diktatoret… Nuk ka lidhje me faktin qe jane myslimane, se ne te njejten menyre do te isha shprehur edhe per Venezuelen katolike te Nicolas Maduro-s.

            Sa per ate qe thate, ngaterroni dicka zoteri; Europa, i dha qyteterimin botes. Ne Greqine e Lashte, lindi filozofia,letersia, teatri… u hodhen bazat e krijimit te shtetit,dhe mbi te gjitha linden doktrinat e para ekonomike. Mjekesia racionale lindi ne Greqine e Lashte, zoteri, me Hipokratin (duhet te keni degjuar per ate qe quhet “Betimi i Hipokratit” ne mjekesi)… ashtu sikurse matematika dhe astronomia (Euklidi eshte matematikani me i njohur grek).

            Zbulimet e arabeve, ndodhin nga viti 800 deri ne vitin 1200, nga Bagdadi i sotem e deri ne Spanjen arabe. Ato numra qe ju thoni, jane me zanafille indiane, packa se ne sot i quajme “shifrat arabe”. Arabet zbuluan alkoolin dhe zbulimet anatomike i vene ne funksion te fese (per te percaktuar muajin e Ramazanit) ndersa ne astronomi ecin ne gjurmet e Ptolemeut. Arabet shquhen me shume per komente, fjalore dhe enciklopedi ne zbulimet e tyre… dmth persosja e teknikave ishte ne nivele minimale.

            1. iiii says:

              po ngaterron dicka, perset nuk jane arab

              1. Blue Jasmine says:

                Po cfare jane mo iiiii ??? O arabe, o afrikane, le te zgjedhin, e le te marrin.

  3. Idealisti says:

    Kur duan te masakrojne ndonje ekip, marrin ndonje albiter nga keto vendet e dores se dyte dhe e perdorin si te duan.
    Shikoje me brazilin ca albitri kishin vene, po ashtu me Iranin etj…

  4. Tomorri says:

    Ka manipilime edhe
    edhe me bosnje hercekovivibeb me ameriken
    Por popullin i ben shurdher nje albiter me nje bilbin qe peshom 5 mg.Po c ben zhuria qendrore me mjet elektronike Te thr5rasin albitrin e ta shofin absajmfall apo 11 meter elktonik thote Gol
    Jo gol
    Brenda
    Jashte
    Sot duhet futet ne loje elektronika,kompjuteri,kamara wtj

  5. erion.. says:

    Iranianet si popull per ata qe si njohin Jane nga me te saktet ne gjithe BOTEN… SA per arbitrat serb apo c’fardo qofshin Rrobte ku ti kene qe marin meqaf ndeshjet e futbollit

  6. elinor says:

    I ka ngele mendja ketij gazelesh trapit tek penalltia e Brazilit! Penallti ishte o pyke, plas nga marazi po deshe! E njejta penallti u dha edhe gjate nje ndeshjeje tjeter para nja dy ditesh (nuk mbaj mend kush luante por m’u kujtua penalltia e Brazilit kur pashe ate) dhe askush nuk u ankua. Vetem tifozet e semure shqipo merziten me shume se vete skuadra qe e peson…sidomos kur humbin bastin!

  7. he says:

    nuk ishte penallti o trap

  8. rrrr says:

    i completely agree with this, Iran deserved to win…http://goo.gl/mLG8lk

  9. taso kume says:

    PSE ngateroni sportin me politiken dhe shkencen ,e verteta eshte se dhe IRANI i ka dhene njerzimit ne çdo fushe aq sa i kane dhene dhe te tjeret ne shekujt e kaluar ,por tani ata pengohen dhe nga te tjeret dhe me kembet e tyre,e para mjafte te shikosh njoftimet si hidhen shkenctaret e tyre ne here me bombat manjetike ,dhe e dyta ata vete do denojne femrat IRANJANE qe kane ndjekur ndeshjen,dhe e treta me kryesorja PENALLTIJA ISHTE.

  10. Milo says:

    Une mendoj se ne Kupe Bote vertet do te konkurrojne skuadra nga gjithe bota, por ska nevoje te kete arbitra nga e gjithe bota. Mjafton arbitrat me te mire sipas renditjes se FIFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje