Një histori e pabesueshme që duket se vjen nga një botë tjetër po bën xhiron e botës. Jemi në qytetin Ajacio të Francës, ku një tifoz ka vendosur të bëjë një sakrificë të madhe që skuadra e tij të mbajë portierin meksikan Guilermo Oçoa, i cili shkëlqeu në tre ndeshjet e para të Botërorit. Gardiani meksikan nuk ka ende një kontratë të re, pasi aktualja me Ajacio përfundon në fund të këtij muaji, por tifozi special i skuadrës modeste kërkon që heroi i tij të mos largohet.
Ai ka nxjerrë në shitje shtëpinë në qendër të qytetit, duke rrezikuar edhe shëndetin e familjes së tij. Bëhet fjalë për një vilë 99 metra katrorë në zonën më të populluar të qytetit, vlera e së cilës llogaritet të shkojë deri në 10 milion euro, raporton Sport News.
Tifozi në fjalë duket i vendosur në qëllimin e tij, pasi mendjen nuk ia kanë ndryshuar as dy fëmijët, bashkëshortja dhe e ëma 75-vjeçare.
Një histori e vërtetë dashurie për ata që janë gati të sakrifikojnë gjithçka për idhujt e tyre.
Oçoa nuk ka ende një kontratë, të re, por me një mbështetës të tillë mund ta bëjë gjumin të qetë.
R.K komplet
Me shume se r k. Ai nuk do familjaret e tij, kujt i hyn ne pune se do ekipin..??!!
Po nje milion do jape ocoas
Vile 99 metra katrore per 10 milione euro????Ky qenkerka KOTEC e jo vile
Ajacio çmimet e Shtepis nuk jan shum te larta, se nuk eshte vend si costa azurra, o Parisi. shtepit atje jan gati 2000 mij deri ne zonat me te larta deri ne 4000mij metr quader,prandaj flitet per 100,000 njeqindmijeuro, e jo 10miljon euro blen gati gjysmen e qytetit!!
o gentian po cja fut kot shtepi 2000 metra katror 100 mije euro
ketu ka shtepi ne tr qe shiten me 50-100 mije euro me te vogla se 99 metra katror ti na thua 2000 metra
ajaccio vertet nuk eshte si parisi por eshte nje ishull me shume bukuri natyrore dhe vilat atje jane shume te shtrenjta per tu blere
mjafton te hapesh google dhe 110 mije euro ben vetem nje shtepi 1 me 1 me dhoma dhume te vogla pale me shtepite e mbedha qe varijojne nga 1 milion dollare e lart