Shkup: Burgim i përjetshëm për 6 shqiptarë

30 Qershor 2014, 18:43Rajoni TEMA

Gjykata Themelore në Shkup dënoi sot me burgim të përjetshëm gjashtë persona të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, para dy vjetësh. Ndërkohë, njëri nga të akuzuarit u lirua. Ky është një rast të cilin autoritetet e  konsiderojnë si terrorizëm dhe që ka nxitur, nga ana tjetër, mjaft tensione në vend. Familjarët e viktimave kërkojnë të dinë kush ishin organizatorët e aktit, ndërsa familjarët e të dënuarve thonë se i gjithë procesi ishte një montim.

Gjykata Themelore në Shkup dënoi me burgim të përjetshëm gjashtë nga shtatë të akuzuarit në rastin e njohur si Liqeni i Smillkovës apo i quajtur “Monstra” nga autoritetet policore dhe gjyqësore. Gjashtë shqiptarët e akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve në pranverën e vitit 2012 fillimisht ngarkoheshin për terrorizëm nga organet e Rendit, por dhe prokurorja në procesin gjyqësor kundër tyre kërkoi dënime maksimale, për shkak se, sipas saj, ata kishin vendosur të bënin masakër në vigjilje të Pashkëve dhe ishin shprehur se në këtë mënyrë do të zhduknin fenë dhe të ardhmen e popullit maqedonas, gjithnjë sipas prokurores Gordana Geshkovska.

Sejdi Rama u lirua në mungesë provash, ndërsa Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta morën dënim me burg të përjetshëm.

Dy prej të akuzuarve, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviç ndodhen në paraburgim në Kosovë, për armëmbajtje pa leje. Autoritetet maqedonase ka kohë që presin nga kolegët e tyre në Kosovë që t’i ekstradojnë.

Pala mbrojtëse, ndërkohë, thotë se nuk ekziston asnjë lloj dëshmie që do të konfirmonte përfshirjen e tashmë të dënuarve, në ekzekutimin e maqedonasve të rinjë dhe ka kërkuar, si rrjedhojë, hedhjen poshtë të akuzave.

Avokatët e të dënuarve kanë paralajmëruar ankesa në Gjykatën e Apelit.  Familjarë dhe të afërm të të akuzuarve gjatë javëve të kaluara kanë protestuar para gjykatave dhe istitucioneve shtetërore për të shprehur pakënaqësinë, sidomos ndaj prokurores në këtë proces.

Rasti i rrallë dhe i ndjeshëm është trajtuar shpesh në mjetet e informimit dhe mjetet maqedonase nuk kanë ngurruar të përdorin fraza të rënda dhe fyese që nga dita kur u arrestuan të akuzuarit.

Kjo ka bërë që të reagojë shoqëria civile, ndërsa Komiteti i Helsinkit në Shkup ka bërë thirrje për respektimin e standardeve profesionale si nga gjykatësit edhe nga gazetarët dhe të kapërcehen tendencat e politikave nacionaliste për të mos qenë pjesëmarrës në tensionet ndëretinke dhe mungesën e tolerancës që shumë lehtë mund të shkallëzohet, sipas kësaj organizate.

Një dëshmitar i mbrojtur ka qenë kyç në provat e Gjykatës, ndërkohë që armët me të cilat është kryer krimi nuk u gjetën asnjëherë./VOA

11 komente në “Shkup: Burgim i përjetshëm për 6 shqiptarë”

  1. tourkofagos says:

    nje korrigjim i vogel,por nje ndryshim i madh: 6 gyzele shqipfoles e jo shqiptare!

    1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE TI THUASH KURVE QYTETARES NUK ESHTE MBROJTJE E DEMOKRACISE. says:

      Mbeshtes korrigjimin.

      1. Artan says:

        Ju greker te qelbur gezoheni qe shqiptaret futen ne burg kot, pa patur as nje fakt. Fuck you qelbesira arabe barbare! Ky eshte demonizimi i shqiptareve nga maqedonasit. Sic thote fjala popullore ‘kush pordhi, i varfri’. Edhe maqedonasit fajesuan menjehere shqiptaret dhe po i fusin ne burg kot keta shqiptare pa pasur as edhe nje fakt. Kjo tregon dobesine e sistemit te hetimit maqedon. Te paafte per te zgjidhur krimin ata shpejtojne te arrestojne disa djem shqiptare duke vrare dy zogj me nje gur. Gjoja zgjidhen krimin dhe hodhen me shume urrejtje ndaj shqiptareve. Keto manovra nuk te cojne larg por tek perplasja e metejshme midis shqiptareve dhe maqedonasve. Nese ne do te shikojme njeri tjetrin ne Ballkan me percmim dhe urrejtje kjo nuk do te na coje vecse ne sistemin e shpellave ku mbijetesa eshte te vrasesh fqinjin qe te hash mish njeriu dhe te mbijetosh. Nese kjo eshte ajo qe do Maqedonia apo Greqia me shqiptaret kete do te marrin nga ne shqiptaret. Keta raciste te ndyre duhet te ndryshojne dhe te behen njerez te civilizuar sepse kjo eshte e vetmja rruge e bashkejeteses se perbashket. Popujt e ballkanit duhet te emancipohen dhe te clirohen nga djajte e se shkuarres, nga urrejtja etnike dhe te heqin dore nga mendjemadhesia qe une jam me i mire se ty sic bejne keta ‘turko-phagot’ – perkthyer ne – ‘turko-lezbo’ apo edhe ndonje tjeter qe e mbeshtet kete phagot ne Tema. TURP.

    2. Pelasgian says:

      duhet ti kesh miq sepse po vrasin armiqte e patriadhes …

    3. likurgu says:

      cetniket sllav burgosin pa piken e turpit vllezrit tane shqiptar dhe ne rrime e shkruajme komente pa na vluar gjaku. duket qe ka marr fund ky vend me keto antiatdhetar qe po shtohen si kerpudhat

      1. Epiri enchallon says:

        Problemi esht te kto komentaror di tourkofagos, adriatike etc. Qe jan ose shqiptar te trushpelar nga janullatosi( vet esht shqiptar trushpelar) ose munt jen gabel qe vari mu…. ne jan ber ortodoks krishter edhe ju duketvetja Suedeze ose Davidbeckham. Hahahahahaha

    4. grekofagos says:

      a ke adress

  2. vlonjat says:

    te kalben brenda deri sa te vdesin se vetem kafshet me fytyre njeriu vrasin njerez te pa fajshem dhe kur kjo ushqehet dhe nga feja hatehere duhet menduar se keta mostre sjane pjese e kombit shqiptar.

    1. Epiri enchallon says:

      I kan burgosur pa asni deshmi. Vetemne baze dyshimi u kan shqiptuer burgim te perjetshem. As krimineleve te luftesne haag su kan shprehur kshu vendimi.Serbet sic e pranoi edhe Vucici i vran ne klubin panda 5 adoleshente serb per ngritje tensionesh nderetnike. Fajet i ka kongressi i beflinit qe i la kro terrotore nen administration palidhje per ti ngopur orekstet ruse. Sot mirren aktvendimd ne baz te montazhave edhe dyshimeve per shqiptaret njelloj si per qenet e rrugeve. Edhe klishen islamike per shqiptaret , sllavet e montojn per te na shpallur jo autokton, por si te ardhur nga marsi!!! Vet istorija e tyre esht ardhacake nga karpatet edhe kaukazii verior me prejardhje Skythe(shkyje) lexo me shumne wikipedia!!!per ket fakt serbo skythet edhe sllavo- tataret e Fyromit(maqedonise) duanme cdo kusht te dalin autokton ne maqedoni, edhe ne morsi(serbi) Nuk i kuptoj hreket perse perkrahin kto emigrant te paftuer ne ballkan vetemne baz te fejes. Malazezet jan konglomerat Klanesh Iliro Dalmatike me pak perzierje sllavesh .

  3. Une says:

    Jam me vlonjati kush vret burg ose te vritet kur merr jet njeriu duhet ta mendosh prepara pasojat

  4. Bodigardi i Temës says:

    Bjerini në Shqipëri, t’i mbulojmë me flamur e t’i bëjmë heronj…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje