Sipas raportimeve të disa mediave britanike, Serbia do i bëjë një ofertë për punë Lord Peter Mandelson, një ish- ministër dhe aleat i ngushtë i Tony Blair.
Ai do punojë si këshilltar për të asistuar në rrugën e integrimit në BE.
Daily Mail shkruan se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç do i bëjë ofertën politikanit veteran.
“Ai është një nga djemtë më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë,” tha Vuçiç.
Së fundmi ishte përfolur se Serbia do të punësojë Tony Blair si këshilltar.
Por Vuçiç e hodhi poshtë idenë.
“Ai është shumë i shtrenjtë,” tha Vuçiç për Daily Mail.
Një zëdhënës i Blair konfirmoi se nuk ka as projekt dhe as kontratë me Serbinë.
Cudi qe eshte kaq i shtrenjte per Serbine sepse per Edi Ramen ky thote qe punon gratis
Vetem naivet besojne tek gjerat, puna, apo favoret “falas”!