Ditën e sotme ishte planifikuar për t’u realizuar dasma e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dhe të fejuarës së tij, Ajola Xoxa.
Por, me sa mëson gazeta Dita, ky event është shtyrë për një datë tjetër. I pyetur për këtë ndryshim, vetë ministri dha këtë përgjigje:
“Dasmën do ta bëjmë në fund të verës, sepse si unë dhe Ajola kemi shumë miq që jetojnë jashtë Shqipërie dhe do donim që ata të ishin prezentë dhe në muajin korrik e kishin të pamundur. Unë kam jetuar rreth 6 vite jashtë Shqipërie dhe Ajola pesë vite, ndaj një pjesë e miqve tanë janë prej kësaj periudhe dhe menduam se do ishte mirë që të ishin pjesë e këtij eventi të jetës sonë. Dasma do të zhvillohet me miqtë tanë në fund të verës dhe vendi do të jetë sërish Gjirokastra sepse është një qytet që më pëlqen dhe duam të jemi larg zhurmës për të kaluar një fundjavë me miqtë tanë.”
Burime jo zyrtare pranë ministrit na thanë se dhe impenjimet e shumta e kanë detyruar atë të jetë shumë i fokusuar në punën e përditshme, pasi në Kuvend janë disa projektligje të rëndësishme të tij që kërkojnë një përqendrim maksimal, siç është reforma në pensione apo dhe ligji për ish-të përndjekurit.
Jane fantastike
Kurdo qe te martohen, mbeten te adhurueshem. Suksese
sa te mire jane
Keta jane nje cift fantastik vertete
Mjaft u fryve bythesh!!!Na u martoke per miqte??!!!Ka budallenj qe i besojne keto?
Kaq i rendesishem paska qene largimi i Blloshmit prej Institutit
sa Erioni paska shtyre dasmen per ne vjeshte…
Por kusuret s’besoj se do kene te sosur ndonehere, Erion i dashur…
Ne Vjeshte, kthehet ne Tirane edhe Ismail Kadare miku yt dhe i tere shqiptareve qe kane lexuar se paku nje liber te tij, dhe ti e di se shkrimtari i madh qe tere jeten ia hodhi diktatures, ka qene mik shume me Bedri Blloshmin.
Bedriu, duke pare tek Ismaili vazhduesin e ideve te Poeteve te Librazhdit, qe qenkeshin edhe te aferm te tij, i dergoi nje leter Kadarese ku ngriti problemin qe Kadare e trajtoi ne nje esse parathenie…historike-politike-letrare…
Si do t’i justifikohet Veliaj Kadarese?
Ky nuk eshte lajm per qytetarete Shqiperise.
Jane probleme private qe i takon dy familjeve.
Mjaft me uturaka !!!!!
Ore eshte e vertete apo talleni ju se ne nuk dime gje ,sna ka thene njeri gje.
Po perse e shtyu se dasma nuk shtuhet,e cdo ti themi krushqeve tani???
Opo lere lere cna gjeti thuaj kush duron llafet tani.
Kurdo qe te ndodhi I uroj ciftit jete te lumtur.
Erion, sa me shume pune per te miren e Shqiperise dhe shqiptareve!
Jete te lumtur! Dasma afrohet dhe nuk shtyhet.
Ky po qe eshte kryelajm….
kisha merak se kur do martoheshin se kjo i interesonte njerzve
Hajt te keqen kur martohet si sheik ky robi! U imatoset me ilir meten qe ksite 600 te ftuar ju rrini si shit nashi 1000 ka ky sheiku shet pordhe maje kalase