Në ditën e dytë të protestave në Shkup, ka pasur pjesëmarrje më të ulët.
Kësaj radhe protestuesit janë përqendruar në zonat e banuara kryesisht me shqiptarë.
Ata për disa minuta kanë gjuajtur me gurë selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair dhe Komunën e Çairit.
Të rinjtë kanë bllokuar rrugët në zonën e Çairçanjës dhe më pas janë nisur drejt Komunës së Çairit, ku janë përplasur me policinë.
Policia, edhe gjatë së shtunës ka përdorur granatat tronditëse, për të shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë në të gjitha rrugët e Shkupit, me theks të veçantë para institucioneve shtetërore, vërehet prani e shtuar e forcave speciale policore.
Përfaqësuesit politikë shqiptarë edhe gjatë ditës së shtunë kanë hezituar të deklarohen para mediave, duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe komunikatat e dërguara.
BDI-ja, e cila është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë, përmes një komunikate me shkrim, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet e së premtes, ka bërë thirrje te të gjitha palët e involvuara që të përmbahen maksimalisht nga dhuna, meqë siç theksohet, ngjarjet si ato të së premtes nuk i ndihmojnë as procesit, as të dënuarve, as familjarëve, por as atyre që po bëjnë përpjekje që të kontribuojnë me qasje institucionale në zgjidhjen e këtij rasti shumë të ndërlikuar.
“Dhuna e së premtes në rrugët e Shkupit na e vështirëson angazhimin e mëtejmë në drejtim të zbardhjes së të vërtetës deri në përfundim të të gjitha procedurave ligjore që përfshijnë Gjykatën e Apelit, atë Supreme, por edhe Gjykatën e Strasburgut”, theksohet më tej në komunikatë, duke nënvizuar se Bashkimi Demokratik për Integrim si parti mbetet e angazhuar maksimalisht për ndriçimin e plotë të rastit.
Bashkimi Demokratik për Integrim bën të ditur se ka zhvilluar takime të shpeshta me familjarët e të dyshuarve dhe avokatët mbrojtjes, duke i qetësuar ata se vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfundimtar.
Ndërsa deputeti i PDSH-së në opozitë, Bekim Fazliu, protestat e së premtes i ka komentuar në profilin e tij në Facebok.
“Fatkeqësisht, vuajtjet e shqiptarëve nuk kanë të ndalur. U dënuan me burg të përjetshëm 6 shqiptarë pa asnjë dëshmi. Pamjet e sjelljes së policisë me protestuesit të rikujtojnë historinë e dhimbshme të shqiptarëve gjatë kohës së okupimit serb dhe realitetin e tanishëm të hidhur, por me një dallim. Xhelati atëbotë e kishte emrin Sllobodan, kurse tani e ka emrin Ali. Shpreh keqardhje për gjithë ata që sot pësuan në protesta. Shpreh keqardhje për gjithë shqiptarët e pafajshëm që vuajnë burgjeve”, ka shkruar Fazliu në Facebook.(INA)
Shkaterojeni fare se nuk ju hyne ne pune. Ali Ahmeti dhe parija e tij nuk ka asnje ndryshim nga sllavet.
E vertete, por edhe Menduh Thaqi dhe partia e tij nuk ka asnje ndryshim nga turko-arabet!
si mund te fusesh ne burgim te perjetshem kshu kot njerezit…http://goo.gl/JUpexR
Po kta qe protestojn.Kta sjane Shqipetare po jane SHqipefolsa qe me flamuj arab luftojne per “dxhihad”.
Maqedonia eshte shqipatre dhe maqedonet (shqiptaret) po ashtu jane. Trazirat vijne nga provokimet e sllaveve ne Maqedonine shqiptare. Spiunazhi serb dhe rus i organizojne keto provokime kundra maqedoneve (shqiptareve).
mos ja hidhni fajin njeri tjetrit ne kete moment. tani duhet te jeni me te bashkuar se kurre. maqedonasit qe bejne keshtu kane frike nga bashkimi i shqipetarve mos i lini te ju shtypin ato felliqesira po bashkohuni te gjithe qe ate te tmerrohen nga ne shqipetaret. ata e kane friken ne palce prandaj bejne buje kesshtu dhe perfitojne nga pecarja e politikes shqipetare aty.vetem bashkimi i mposht ata.
Ca te bashkuar thu o top? Te bashkuar me jeta talibane? Ne dhe shteti shqiptar nuk kemi asnji interes per mireqenien e tyre. Ata ndihen me afer me Palestinen se me shqiptarine. Ik aman se na hapen barkun
allahu betèrr,
allahu shérr.