Prokuroria ngre akuzat ndaj Naser Kelmendit

4 Korrik 2014, 17:29Rajoni TEMA

Prokuroria e posaçme e Kosovës ngriti akuzë kundër Naser Kelmendit, shtetas boshnjak me prejardhje nga Kosova, i cili ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se ai akuzohet për veprat penale krim i organizuar, vrasje e rëndë,  blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm.

Akuza e ngarkon atë si drejtues të një grupi të organizuar kriminal, për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut Ramiz Dalaliç, i cili qe bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës, përfshirë edhe prodhimin dhe përpunimin e 100 kg drogë të tipit heroinë, 150, mijë tabletave “ecstasy”, etj.

Naser Kelmendi i lindur në vitin 1958 në Pejë, në Kosovën perëndimore u arrestua më 6 maj të vitit 2013, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë, të lëshuar nga autoritet boshnjake dhe që atëherë mbahet në paraburgim në Kosovë.

Mediet në disa vende Ballkanike e cilësojnë atë si një prej njerëzve kryesor të krimit të organizuar ne rajon, ndërsa në listën amerikane emri i Naser Kelmendit radhitet përkrah atij të kreut të kartelit meksikan të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.

Më 1 qershor 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.

1 komente në “Prokuroria ngre akuzat ndaj Naser Kelmendit”

  1. Ben says:

    Po ky Gabel Naser prej nga eshte ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje