Vlora Çitaku po largohet pasi nuk do të identifikohet me PDK-në

2 Korrik 2014, 18:21Rajoni TEMA

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se largimi i Vlora Çitakut duhet të shihet si një shenjë se ajo nuk dëshiron të identifikohet me PDK-në dhe atë që po ndodh.

Haziri e ka lavdëruar Çitakun në punën e saj si Ministre e Integrimeve.

Këto komente Haziri i ka bërë në kuadër të debateve për formimin e qeverisë, duke thënë se vendi nuk guxon më të shkojë në zgjedhje.

“Për mua është sinjal jashtëzakonisht alarmues për partitë politike që deputetët tërhiqen prej listës ende pa u certifikuar rezultati. Ministrja Çitaku është njëra prej autoriteteve që ka lënë gjurmë. Këtë largim e lexoj me mosdashje për t’u mos identifikuar me atë cka po na ndodh krejt neve”, ka thënë Haziri./Express

4 komente në “Vlora Çitaku po largohet pasi nuk do të identifikohet me PDK-në”

  1. Erenik Doli says:

    Vlora shihej ne fytyre se kishte makth ne lidhje me ate qe do nxjerrte resultatet e zgjedhjeve. Kush e ka pare ne tribunen e PDK-se e mban mend mire kete gje. Ne fund te fundit Vlora nuk eshte me shume se nje nxenese shembullore qe di anglisht dhe mban mend permendesh ate qe duhet te thote dhe ate qe nuk duhet te gaboje, kaq! Vlora nuk hyn ne listen e njerezve me vlera te veçanta, edhepse eshte trefish me e pregatitur qe budallaqja Atifete Jahjaga.

  2. MERITONI says:

    kurse une turpnohem prej VLORES dhe PDK-se!

    sa i perket pregaditjes se saje,munde te thom se eshte e pergaditun vetem per mu ZGERDHI!

    te ketill do ta mbajme ne mende.

    1. beni says:

      Ik o Meriton meso shqip.

  3. TOTILA NUMBER ONE NUMERO UNO BROIT JEDAN DIREKTON PRENOST . says:

    Vlora Citaku ,per mua me aq sa e kam ndjekur ka treguar se ka punuar mire ,bile se te tjeret ,por pos kesaj VLORA eshte nje vlere e shtuar sepse eshte plot SHARM 1
    Mu per kete ajo meriton te mos-dorehiqet ,ne mos miqte tane pertej ATLLANTIKUT duan qe ta trajnojne per te tjera detyra …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje