Koalicioni LDK-AAK-NISMA, përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

1 Korrik 2014, 17:55Rajoni TEMA

Koalicioni LDK-AAK-NISMA e përshëndeti vendimin e shpejt të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, pavarësisht se vetëm mandatari i shumicës parlamentare, pra të koalicionit LDK-AAK-NISMA, do të duhej të mandatohej, ata e pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion i vetëm me të drejtë interpretimi të Kushtetutës.

“Ne besojmë në një Kosovë ku vendimet e drejtësisë janë vendime të pasfiduara dhe në përputhje me këtë do të respektojmë të gjitha procedurat e parapara në këtë proces”, thuhet në një njoftim.

“Koalicioni LDK-AAK-NISMA është koalicion i shumicës në parlamentin e Kosovës, andaj presim që konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky koalicion të fillojë procedurat për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë konfirmojmë se koalicioni LDK-AAK-NISMA, as si koalicion e as si parti politike ndarazi, e as si deputetë individualë, nuk do t’i përgjigjemi ftesës së mandatarit të pakicës në konsultimet e tij të parapara për krijimin e institucioneve të reja. Përkundrazi, ne ftojmë mandatarin e pakicës që me qëllim të evitimit të vakuumit institucional të kthejë menjëherë mandatin te presidentja Jahjaga. Konsiderojmë se një veprim i tillë do të ishte shprehje e maturisë politike dhe do të ishte në interes të të gjithëve në Kosovë”. /Telegrafi/

7 komente në “Koalicioni LDK-AAK-NISMA, përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese”

  1. Tarrasi says:

    Bravo per meshazhin te shohim Thancin eshte i pjekur ai i djegur.

  2. Arjani says:

    Keta legenat majtas dhe djathtas ketij pleres serbe te LDK/se bashkohen me ata qe i quanin teroriste ne kohen e luftes dhe bashkepunonin me Miloshin per ti kapur e vrare.Keta jane shqiptaret.

  3. Balenti says:

    kulicion per xhepst e tyre ikni mor hajduda

  4. d says:

    Po mire e patet Thacin, ç’keni qe ju kruhet me jofitimtaret dhe me ata qe nuk luftuan aq shume per Kosoven. Shpejt do zhgenjeheni. Mua me pelqen qeveria Thaçi. Qeveri e dale nga lufta çlirimtare.

  5. sikopi says:

    Kaolicioni LDK-AAK_NISMA eshte pjelle e UDBes dhe OZNES serbe,qe synon kete projekt ta realizoje nepermjet bandave kriminale qe sundojne nepermjet haraqit(AAK) dhe ndihme u vine Hajnate (NIsmes).Roje nderi ose rolin e kolones se 5 e luajne VVja.

  6. Shefet Cela says:

    Ketu shikoj KULMIN E HIPOKRIIZISE POLITIKE.
    Thene shqip ata thone: “bete mire qe nuk e kollofitet ju te Kushtetueses, dhe na i late neve ta bejme fertele”.
    Perveç hipokrizise une shikoj edhe cinizmin e te tre partive per te mos shikar interesat nacionale, as te partive te tyre, por ato persoinale.
    Me vjen keq per Krasniqin qe ka rene ne kete llum, megjithse jam i bindur qe ka te drejte, vetem personalisht, per fyerjet nga Thaçi e sidomos kolegu i tije i pa fytyre. Keto jane opinionet e mija, nga larg, ppa qene ne dijeni te hollesive.
    Me gjithate u them nismetareve proverbin e kesaj ane: “PER INAT TE SIME VJERRE SHKOJ E FLE ME MINOLLANE”, thoshte nusja e pa fytyre.

  7. korabi says:

    hipokrizi per kosoven e popullin e saje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje