Vrasja e Santos, Prokuroria kërkon lirimin e kushërinjve Gjozi

14 Korrik 2014, 14:36Politika TEMA

Arrestimi i Saimir dhe Klodian Gjozit si të dyshuar se kishin lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo, pritet ta kthejë hetimin në pikën e nisjes.

Ditën e martë Gjykata e Tiranës do të ndryshojë masën e sigurisë për ta dhe t’i nxjerrë nga qelia e burgut, duke qenë se Prokuroria do të kërkojë për ta “detyrim paraqitje”.

Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije për Ora News se është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kushërinjtë, pasi në datën 30 qershor kjo gjykatë vendosi t’i lërë në burg për 15 ditë.

Ende nuk është sqaruar nga raporti i policisë shkencore nëse shenjat e barutit gjetur në duart e Gjozve janë të lëna nga armë apo nga puna që ata kryejnë në një servis makinash. Saimir dhe Klodian Gjoza u arrestuan në zonën e Fushë-Krujës pas vrasjes së Artan Santos, pasi në servisin ku punonin u gjet një motor i ngjashëm me atë që u përdor në atentat.

Por, pas ekazaminive të ekspertëve u pa që dy motorat kishin ndryshime. Afati 15 ditor që u vendos nga gjykata, u la për të përfunduar ekspertiza e elementëve plotësues që mund të gjendeshin në trupat e kushurinjve.

Kur kanë kaluar dy javë, nuk janë gjetur faktorë të cilët i lidhin dy të rinjtë me vrasjen e bujshme ndodhur në Tiranë.

Sipas avokatëve mbetjet e barutit mund të kenë ardhur nga puna në servis apo mjete të tjera që kushurinjtë mund të kenë hasur gjatë asaj dite në punë.

Një fakt tjetër që forcon alibinë e dy kushurinjve që nuk kanë lidhje me ngjarjen janë dhe qelizat e telefonit.

Të paktën nga tabulatet vërtetohet se dy rinjtë nuk kanë lëvizur nga fshati Ishëm ku dhe jetojnë.

Ndërsa kjo forcohet dhe me dëshminë e gati 20 dëshmitarëve që vërtetojnë që Saimiri dhe Klodiani kanë qenë atë ditë në fshat.

Kur kanë kaluar gati tre javë nga vrasja e bankierit, policia dhe prokuroria nuk kanë ende një të dyshuar dhe nuk ka ende një pistë konkrete ku te jetë fokusuar hetimi.

12 komente në “Vrasja e Santos, Prokuroria kërkon lirimin e kushërinjve Gjozi”

  1. mushkonja dhe ngjala says:

    po rama e meta e vrau ketza kerkojne ne hene.porosites rama meta vrases ndoka e prenga.shmangu policine tahiri e Didi.

    1. Mender teje says:

      Futja pordhes I thone komentit tend. Deri tani Saliu Bahsa dhe dobicat e tyre kane dhene prova qe vrasin, vjedhin dhe I groposin faktet ne prokurorite dhe gjykatat e mustaqes Nishani.

      1. jar_qefliu-per-president says:

        I regullo xhinxhoni…

  2. Gjenerali Bato says:

    Ma hoqen trurin me kete shprehjen MOTORR I NGJASHEM, KASKE E NGJASHME. Po ceshte ky gomarllek?! O eshte gjetur motorri i krimit ose seshte gjetur. E ngjashme do te thote qe seshte gjetur asgje. Lerini keta te gjoret te lire dhe shikoni nga qeveria per vrasesit e vertete. Tahiri te jape doreheqjen!

  3. Crusader says:

    Djemte nuk kane faj! Vrasesit e vertete ti kerkojne ne parlament.

  4. sherifi says:

    Njelloi si ajo pjesa te filmi”lulkuqet mbi mure” ; Ja pra nje nuk ka patur krisma.

    1. amerikan says:

      OOOOOO lllllaaaaalllaaa !
      Thirri mendjes se me keta prokuror qe ke as deri ne Bathaore nuk arrin e jo me ne Europe..
      Po si ore keshtu Po pse I mbajte ne burg kot deri tani Kush I paguan ditet e tyre , bisnesin e tyre , personalitetin e tyre te perfolur e sterperfolur?????!!!!! Apo hajt se paten nje motor te ngjashem !!!!! Apo hajt se ishin te dy cuna te rinj!!!!! Apo hajt se ishin me banim ne drejtimin nga iku motorri me atentatoret!!!! Kjo eshte per te vene duart ne koke vertet Polici pertoke qe sngre nje postobllok pas atentatit dhe atentatoret ikin te pa shqetesuar Prokurori qe heton per laraska e merr ne qafe njerez kot me kot… Ndaj thirri mendjes o Prokuror se sbehet stan me lepuj e matrapaza…

  5. antispiuni says:

    Çfare leshin kerkon ajo prokurori e degjeneruar?!
    Vrasesi i Tan Santos pin kafe çdo dite tek Sky Tower, poshte zyrave te atij zoterise se karburanteve, dhe ata merren me ca katundar legena nga piçka e sëmës ?
    WTF!

  6. Komplekset e komunisteve says:

    Degjoni e njerez,
    dhe mos thoni qe nuk degjuam!

    Mos blini motora te ngjashem me ata me te cilet mund te kryhen krime!!!

    Mos blini fare motorra…

    Motorrat jane prone private, dhe dihet qe prona private pjelle cdo dite kapitalizmin, dmth ju mund te shkoni ne burg me to…

    Vrasesit me motorr ishin, por a nuk mbajne pergjegjesi ata, vrasesit, qe motori i tyre ngjante me motorrin e atyre vellezerve nga fushkruja?!

    Qe te jeni ne rregull, pranoni vetem prona me Tapi nga Rama!

  7. DRTN74 says:

    SHTET KOTI.NUK KANE 3000 MIJE EURO.100 PER KOKE DHE 100 PER FAMILJET.KETA ISHIN GATI TE PRANONIN .GJYNAH

  8. AndreA says:

    Po na cfaqin nje rrumpall faktesh. Por kostatohet se mungon profesionalizmi. Eshte nje minus per Prokurorine e Shqiperise, por lehte konstatohet se Prokuroria nuk do t’ja dije aspak.
    Eshte teper thjeshte, e verifikueshme gjurma e barutit neper duar te te dyshuarve me pluhurin e bere nga prerja e gureve apo hekurave. Kaq poshte kemi rene sa nuk arrijme te dallojme ndryshimin apo perputhshmerine e pluhurit faktik ne duar me ate qe pretendohet nga mbrojtja e te dyshuarve. Qe Prokuroret e cdo rangu tallen me jetet e njerezve viktima te sistemit dhe te Krimit kjo konstatohet, por nuk mundet te lejohen ne kete fare feje dhe kaq banal sic per kete rast.
    Fatkeqsia ka pllakosur , duhen forca te medha kundervepruese per te rikthyer shpresen dhe jeten. Mjerimi nuk ka maske, e ka flakur tej me kohe.

  9. qytetar says:

    lerini çunat rehat dhe mos ua shkaterroni jeten per pislleqet qe bejne ujqerit apo peshkaqent e medhenje ne parlament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje