Festa Kombëtare e Francës, Nishani uron Holande/ Kodheli përfaqëson Shqipërinë në paradën ushtarake

14 Korrik 2014, 10:29Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka uruar, nëpërmjet një mesazhi, Presidentin francez François Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze. Në mesazhin e urimit, Nishani nënvizon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa shpreh vullnetin për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

“Festa Kombëtare e Republikës Franceze më jep rastin që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të sinqerta e të përzemërta! Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj me kënaqësi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Francës, një vend partner shumë i rëndësishëm i vendit tonë, si edhe t’ju rikonfirmoj vullnetin për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumëplanëshe dhe në fusha të interesit reciprok për dy popujt tanë. Ne çmojmë lart dhe shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në procesin euro-integrues në të cilin vendi im është angazhuar, mbështetje që u rikonfirmua edhe së fundmi me marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.Duke ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, shkruan Nishani në mesazhin e urimit.

Për festimet e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore, për në Francë kanë udhëtuar 80 përfaqësues nga e gjithë bota. Në paradën ushtarake ‘Një ushtri e fuqishme dhe moderne’, do të parakalojë edhe flamuri shqiptar, ku Shqipëria përfaqësohet në këtë paradë ushtarake nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

14 Korriku që shënon festën kombëtare të Francës, simbolizon triumfin e Revolucionit Francez mbi monarkinë dhe lidhet me marrjen e kështjellës së Bastijes. Kjo ditë e shënuar për popullin francez, u vendos të përkujtohet në vitin 1880.

7 komente në “Festa Kombëtare e Francës, Nishani uron Holande/ Kodheli përfaqëson Shqipërinë në paradën ushtarake”

  1. helena says:

    Uroj qe kjo idjotja te hapi syte se si eshte ushtria ne france dhe nga cielt persona perfaqesohet ajo!
    Ishalla nuk ka vesh ndonje kostum tip zulu

    1. lorenc says:

      Helena,Mos ofendo zonjen ministre, posti qe Ka nuk lejon ofendim por respekt. Kur te jesh ministre vete nje dite na thuaj qe te te urojme. Sa per ushtrine shqiptare, Mos e krahaso me francezen,nuk behet ushtria me morra.

  2. qytetar says:

    ky qe ka shkaterruar ushtrin e vet,
    perpiqet te uroje te tjeret.
    Hik hik e ndrro flamurin.

    1. general Von Klinkenhoffen says:

      ik or debil se na cave bythen me keto linke koti

    2. Ai says:

      hahah o rropi hahahah gjithe kjo ushtri qe qifte fisin per linkun qe ve hahha ?

  3. vlera e vertete says:

    znj.ministre krahas forcave ne deryre ne paraden e ushtrise franceze pa uniformen e bukur,
    pa edhe ish ushtarake te cilet jane rezerviste e punojne ne detyra ne ushtrine franceze,
    ashtu si homologet ish ushtarake te F.A te R,SH, qe u zvendesuan me civile militante e jo specialiste te fushave,
    qe me status enden rrugeve te atdheut qe i shebyen dhe bredhin gjykatave per te marre ate qe ligji ja jep,e tellalli BERISHA ja nderpreu.
    urime ministre per eksperiencen qe more ne trajtimin e ish ushtarakeve franceze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje