Missfelder-Meta: Statusi për Shqipërinë, plotësisht i merituar

13 Korrik 2014, 13:53Politika TEMA

“Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë ishte i merituar dhe një lajm i mirë për rajonin, duke bërë një vlerësim të veçantë për politikën konstruktive rajonale të Shqipërisë”.

Kështu deklaroi Zëdhënësi për Politikën e Jashtme i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Philipp Missfelder në takimin me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Kryeparlamentari shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe miratimin nga Gjermania të statusit të vendit për Shqipërinë. Meta theksoi se Shqipëria e vlerëson përkrahjen dhe asistencën gjermane për avancimin në fazat e ardhshme të integrimit evropian.

Dy bashkëbiseduesit, ndanë bindjen se forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman i shërben forcimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve. Në këtë kontekst të dy vendet inkurajojnë intensifikimin e kontakteve mes dy institucioneve homologe.

Meta dhe  Missfelder biseduan në përfundim rreth zhvillimeve të fundit ndërkombëtare dhe rajonale, duke nënvizuar se përqasja konstruktive në rajon i shërben perspektivës evropiane të të gjithë vendeve të Ballkanit. Në këtë kuadër,Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e vazhdueshme të deputetëve gjermanë ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Evropës Juglindore

1 komente në “Missfelder-Meta: Statusi për Shqipërinë, plotësisht i merituar”

  1. Imagjinoni sikur Like Muta ,
    te kish vjedh bashk me Thesarin e Shtetit Shqiptare ,
    edhe ato qe ka vjedh e pervetesue berisha e ish ministrat e bordellos krimit PD , shqiperia do kishte hy ne BE njilloj si shtetet e tjera europiane !
    Ah mer Kakemadh ,si na e bone ket .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje