Spartak Ngjela: Byroja e Hetimit ka turbulluar Berishën dhe Llallën

13 Korrik 2014, 10:47Politika TEMA

Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për gazetën “Sot”, është ndalur te Byroja Kombëtare e Hetimit duke theksuar se ngritja e kësaj byroje ka turbulluar Sali Berishën dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla. Sa i përket përplasjes mazhorancë-KLD, avokati pohoi se ky institucion nuk përmbushi dot detyrën për të krijuar pavarësinë e pushtetit ligjor në funksion të krimit dhe korrupsionit.

Në reformën e shkruar nga vetë Ngjela, pas një studimi 10-vjeçar, pushteti gjyqësor, që është kapitull i veçantë në Kushtetutë, duhet të rishikohet nga e para. Avokati tha se ekziston një marrëveshje mes politikës së lartë qeverisëse dhe gjykatës në funksion të korrupsionit dypalësh.

23 komente në “Spartak Ngjela: Byroja e Hetimit ka turbulluar Berishën dhe Llallën”

  1. Enveri says:

    Bravo Avokat.Jeni nder te rrallet ne shqiperi,ne mos me i vecanti ne percaktimin real te gjendjes ne vend dhe ne rekomandimet qe jepni.!

    1. Devolliu says:

      Byroja Kombëtare e Hetimit KRYETAR DUHET TË KETË SPARTAK NGJELËN, që ta shohin të s’ëmës Sali Krimineli sëbashku me kuliçërit e tij.

  2. kliti says:

    Vendi ka nevoje urgjente per Nje minister drejtesie si personi ne fjale.

    1. arsen says:

      More kliti….Ministri i drejtesise quhet edhe “guarda sigilli” ose roje e vulave. Pergjigjet per Noteret, Rregjistrimin e Pasurise, administraten e gjykatave, por??? Nuk mund te beje DREJTESI…kupton?
      Ministri percon politiken e partise ose shumices ne pushtet.
      DREJTESI VENDOS PROKURORI, GJYKATESI DHE XHELATI…Kuptove???
      Takut beja qejfin per ato qe thote ME PLOT TE DREJTE.
      Byroja e hetimit eshte nje FBI, qe ashtu si ne USA, mos kujto se nuk korruptohet!!! Kuptove?
      Natyrisht do hetoje me shpejt, sepse do justifikoje rrogen. Kuptove??
      Haj TUNG se boll dhash leksione gratis!

  3. Al says:

    Mire e ke ti po hajde beje.Mos harroni se behet fjale per Oligarkine e krimit e cila eshte pjese e pushtetitedhe sot.

  4. tami says:

    je gjithmon i respektuar .bravo

  5. jani says:

    lum Shqipnija qe te ka trim dhe i ditur

    1. Merita says:

      Injorant ti dhe ai.

  6. tosi says:

    Keto duhen bere, kriminelet dhe antishqiptatet ne burg. Do kete bythe Rama qe ta beje? te shohim, nese nuk e ben harram dhe ta harroje voten time dhe te aferme te mi

  7. ivani i madh says:

    per dreisa Taku ja di radhen mire ketij procesi Rama pse se ve ne krye te ketij istuticioni ndofta e nxjer miun nga vrima per krimet, vjedhjet tradhetite dhe abuzimet qe ka bere ne kuriz te vendit e popullit.

  8. Know How says:

    taku e di mirese berishes nuk mund te besh asgje, sidomos taku qe ka qene ortak me te. berisha mund te arrestohet vetem me urdher te USA, pasi asnje arnaut nuk do guxonte ta bente nje gje te tille as Tak trimi me shoke.

  9. Dasho shkreli says:

    Pushtet paralel.
    kur vjen pd bene si done ajo.vjen ps krijon 100 institucione qe marrin frymen kushtetutes drejtsise
    Spartaku sa per FBI amerikane nuk ka asnje dijeni.
    Per ata dine vetem 1 persone ajo punon e pa varune nga ekzekutivi
    kjo byro e juaja esht si puna e birose politike
    ajo shkonte ne rrethi the bente analiza sipase qefit saje.shkarkonte,fuste ne burg ke donte .
    Po ashtu dhe ne KQ shkonte minister zv kryeminister deputet dilte i lidhur i arrestuar… Deri kure
    keshtu???
    spartak sta ka kush friken jane mesuar shqiptaret me Diktature komuniste ,moniste shqiptaret..
    Nuk ka crrenjosje ne drejtesi vetem shqiperia don ti kthejn ligjet anapollo.
    Leni te punojn qeverine per buke,uje,drita, veshmbathje,punsim mjeksi etj etj.Nuk erdhen ne pushtet per te permbyse kushtetuten.
    Por per te permirsuar gjendjen 200-300 mji vende pune ku jan
    rrogat, pensionet me 2% Vajj halli per shqiptaret,qe duan te shkojn ne europe
    gjith kohen kuvedi me dokrra,ke pas ber edhe ti do bej dhe une
    ju nuk erdhet ne fuqi te beni keq si ata qe u rrzuane.
    mjaft me vajtime.asu

    1. Artan says:

      @Dasho Shkreli Sipas logjikes tende qeveria duhet vetem qe te na jape patate e domate e uje e nevojtore, kurse krimin ta lere te qete sepse nuk mund ta luftoje dot. Shume logjike e bukur ne mbeshtetje te krimit dhe mosndeshkimit. Jo or jo nuk mund te ecim ne perpara pa pasur nje sistem drejtesie te ndershem dhe te pavarur. Clidhje ka frika ndaj Spartakut dhe qeverise komuniste dhe moniste? Kush ben krim kalbet ne burg. Sigurisht qe kriminelet nuk kane me frike sepse nuk i var me njeri ne mes te sheshit si ne kohen e komunizmit. Por kij parasysh or tei se qeveria Berisha nuk vjen me ne pushtet as per 100 vjet. Po ashtu as Lule Basha nuk vjen ne pushtet pa kthyer 200 miljon dollaret qe vodhi dhe pa ju kthyer jeten atyre 4 personave te pafalshem qe i vrau para kryeministrise kur ishte Minister i Brendshem (dmth kurre). Qeveria nuk mund te krijoje vende pune, por vendet e punes i krijon biznesi dhe biznesi lulezon kur i krijohen kushtet nga qeveria qe te mos intimidohet dhe vidhet sic behej nen sundimin autokrat te kriminelit Berisha. Lidhur me modelin e FBI-se ne Shqiperi duhet te kemi parasysh qe ky model nuk mund te aplikohet ne Shqiperi sepse FBI eshte pjese e qeverise federale (dhe jo e pavarur nga shteti sic thote dikush sepse Qeveria i kontrollon permes drejtorit qe emerohet nga vete Presidenti) dhe bejne hetime te pavarura nga shtetet qe kane gjithashtu sherbimet e tyre hetimore. Shqiperia nuk eshte nje vend me shtete (federale) por eshte me qarqe; pra plotesisht te varura nga shteti.

  10. Plaku i mocem says:

    Z.Ngjela,une si qytetar i thjeshte shpreh dyshimin se edhe Byroja Kombtare e Hetimit nuk besoj se do te zgjidh problemin e korrupsionit ne dhenien e drejtesise.Te hetohet nga te gjitha drejtimet,por ne fund duhen provat.Kush eshte ai njeri qe do te behet trim e do te jap provat kunder krimit tashme te sofistikuar dhe te dhunshem ne ekstrem?Kush do ta mbroje sot kete njeri qe jep provat,po neser?Ne Shqiperi mendoj se nuk ka pergjegjesi qytetare,ambjenti qytetar eshte i infektuar,ku njerzit e drejte e te ndershem shikohen si kur te jene ufo.

    1. arsen says:

      no comment plaku i mocem!
      Ky popull qe ndejti 500 vjet nen pushtim dhe 50 vjet nen skallaverim, ska sesi te kerkoje drejtesi.
      Skllavit i behet qejfi kur sheh skllavin tjeter qe po vdes…E di se perse?
      Sepse do kete cfare te haje vaktin qe vjen pas,… nga racioni i atij qe vdiq.
      Pra as DEMOKRACI dhe as DREJTESI, nuk mund te kete ndermes te sklleverve.

  11. arku kull says:

    te lumt ajo goj avukat po su pastru gjyqsori bashk me dhallen nuk ka drejtesi

  12. Biroja e Tak Ngjeles dhe FBI e USA-s says:

    E pashe Spartan Ngjelen tek dokumentari i 1997-es
    e degjova zerin e Durollarit: “Ku eshte Ngjela, ma gjeni pak Ngjelen…”,
    ishte momenti qe Spartak KiÇo Ngjela te dilte e te takonte Naltmadhenine e Tij, Leka Ahmet Zogun, t’i tregonte atij cfare kishte ndodhur me shqiptaret e Shqiperine nen komunistet…!

    Dhe u kujtova se per ca kohe Ngjela, Junior, ishte legalist.
    Pastaj u be…ç’muk s’u be…!

    Por gjithnje, edhe nen kohen e Veri Hoxhes, edhe kur Kico, ndjese paste (se ia dha tere pasurine komunizmes, pa e menduar se do ta kalbte pertej hekurave bashke me te bijte), gjithnje pra, Taku ka qene oksidental.
    Edhe idea per Byrone e Hetimeve, E Tija eshte!

    Ka parasysh Byrone Federale te USA-s, por harron i gjori se si mund ta perdorojne e shperdorojne komunistet IDENE e Tij!

    Taku e ka edhe nje shans, perpara se te miratohet Biroja e Hetimeve: edhe si ish i burgosur politik, ai duhet te kerkoj nxjerrjen jashte ligjit te KOMUNIZMES, si antishqiptare, pastaj, si ne Amerike, te krijohet Byroja (Territoriale) e Hetimit dhe Spartak Ngjela t’ja zere vendin karpentierit te LSI-se…

  13. Luarasi says:

    Dakort me avokatin ,por ai eshte per mua shtetar kabineti,i trajtmit teorik te praoblemeve dhe jo shtetar operativ, ekzekutiv.Ky profil i mungon.

  14. Ajet Delaj says:

    Dihet qe institucionet e sigurise dhe zbatimit te ligjit ne Shqiperi jane pothuaj te pandryshuara si strukture dhe performance qe nga koha e diktatures gje qe nuk arrijne dot ta perballojne evolimin e krimit.
    Byroja e hetimit eshte nje hap cilsor perpara pasi ky institucion survejon e gjurmon krimin edhe brenda shtetit e strukturave te tije te sigurise dhe zbatimit te ligjit sic eshte FBI Amerikane.
    Nuk esht thene se ideatori i byrose se hetimeve eshte z Ngjela por vete fakti se e vonuan nje vit dhe me siguri do ta ideojne e aprovojne me gabime e verteton kete.
    Per mua vendosja e drejtorit te byrose se hetimeve duhet te jete atribut i egzekutivit. Mirpo vendosja e ketij drejtori qe per mua duhet te jete ideatori i kesaj buroje z Ngjela do jete nje prove per z Rama ne serjozitetin e tije ne lufte per te goditur krimin e ngritur shtetin. Let see
    Ajet Delaj
    New York

  15. Koco says:

    Projekt i madh ! me pelqen mendimi juaj Avokat . Per sa zoti Rama e qeveria e tij e ka pranuar dhe e ka miratuar kete strukture eshte shume normale qe dhe autorit te ketij projekti shpetimtar , ti jepet e drejta ta drejtoje dhe te pergjigjet per suksesin dhe deshtimi . zoti Avokat Ngjela mendoj eshte personi i duhur pet tu perballur me krimin dhe korupsjonin ne kete vend . detyrimisht duhet ti jepet mundesia dhe venja ne prove e te mos meren me rrahje uje ne hava qofte dhe qeveria .Respekt per zotin Ngjela dhe mundesisht te krijohet dhe dhoma e Hetuesve private , kam parasysh dhe nje pervoje te hereshme nga Sh . B . A te viteve 1930 te bere letersi publicistike te titulluar ” Hetuesi Haller Pigertoni “

  16. . says:

    ==============================================================

    Te veproje sa me shpejt ….

    Te arrestohet para vdejkes Ali Bisha dhe Oborri i tij,

    qe kane lejuar dhe fituar me Drogen dhe Korrupsionin

    ne Shqiperi.

    ===============================================================

  17. agostin says:

    Avokati flete hapur dhe pafrike, sepse ka dy arme te forta qe te tjeret nuk i kane:Ai eshte shume i afte, dhe nuk ka “ngrene” qorben e prishur.

  18. bob says:

    per mua duhen njerze te tjere per te ber reformen ne drejtesi ,Ngjela vuan nga simptomat e vjetra,leksionet e tij mbajne ere ,une po ju them qe nje dite gjithcka do te ndryshoje,por kete do ta bej gjenerata e te shkolluareve dhe te paguarve ne perndim,sado i mire te duket Ngjella backgraund=i i tij mbetet i trubulluare si i gjithe elites shqiptare .une qe po ju them keto nuk kam ber as nje zbulim ,por keni me pa, Evropa ka me ndrushue shqiperine, ne bashkepunim me brezin e shkolluare te shqipetareve qe po rritet e kultivohet ,mos u shqetsoni, nje breze i arte po rrite ketej…flm.(perendim).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje