Abuzimet, arrestohet kryekomunari i Rrashbullit. Policia falënderon qytetarët për denoncimet

12 Korrik 2014, 16:34Politika TEMA

Policia e Durrësit ka arrestuar kreun e Komunës së Rrashbullit, Hysen Gashin, ish- shefin e Urbanistikës Viktor Ndreken dhe një punonjës tjetër, Vasil Gjonin, Sabri Trocin, ish- anëtar i KRRT-së, për shpërdorim detyre.

Kryekomunari Hysen Gashi njihet si drejtues i kësaj komune për shumë vite radhazi.

Kjo komunë ka lëshuar shumë leje ndërtimi në zonën bregdetare dhe dyshohet se arrestimi ka pikërisht këtë motiv.

Pas një hetimi disa mujor nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, u finalizua operacioni policor “URBANISTIKA”, për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

1. Hysen Hariz Gashi, vjeç 57, banues në Durrës, me detyrë kryetar i Komunës Rashbull, Durrës.

2. Viktor Ramadan Ndreka, vjeç 48, banues në Durrës, me detyrë ish- drejtues i Zyrës së Urbanistikës së Komunës Rrashbull, Durrës.

3. Vasil Mihal Gjoni, vjeç 53, banues në Durrës, me detyrë punonjës pranë Zyrës së Urbanistikës të Komunës Rrashbull, Durrës.

4. Sabri Aqif Troci, vjeç 59, banues në Durrës, me detyrë ish-anëtar i KRRT-së pranë Komunës Rrashbull, Durrës,

5. Indrit Ismail Hamiti, vjeç 39, banues në Durrës.

Po ashtu dhe për caktimin e masave shtrënguese për shtetasit me inicialet E.Th, F.A dhe N.I..

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në funksion të procedimit penal nr.106, viti 2014, regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Regjistrimi i këtij procedimi ka ardhur si rezultat i denoncimeve dhe informacioneve të dërguara nga qytetarët e kësaj zone në Policinë e Shtetit dhe konkretisht në Komisariatin e Policisë Durrës, mbi ndërtimet pa leje që po kryheshin në zonën e plazhit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Lagjia 13, Durrës, të lejuara abuzivisht nga punonjësit e komunës Rrashbull.

Mbi bazën e këtyre informacioneve janë kryer hetime të specializuara nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar, nga të cilat ka rezultuar se këta shtetas në rolin e Kryetarit dhe Anëtarëve të KRRT-së së Komunës Rashbull, në kundërshtim me ligjin dhe aktet ligjore që normojnë veprimtarinë në fushën e ndërtimit kanë miratuar sheshe ndërtimi dhe lejuar ndërtime për më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte ndërtuese në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës, Lagjia 13 Durrës.

Policia e Shtetit shfrytëzon rastin për të falenderuar qytetarët e këtij qyteti për denoncimet dhe informacionet e dërguara, si dhe i fton ato të denoncojnë çdo rast abuzimi me ndërtimet pa leje.

17 komente në “Abuzimet, arrestohet kryekomunari i Rrashbullit. Policia falënderon qytetarët për denoncimet”

  1. sit ..back.. and_ relaks says:

    burgim te perjetshem qenit, si guxon e vjedh nen hunden e ilir metes ky kodosh zuzar?

    1. jar_qefliu-per-president says:

      …agahgahgahgahgaaaaaaaaaa….

  2. ela says:

    shqiperia per nga popullesia dhe teritori eshte thjeshte nje lagje dhe nuk ka pse te japin te gjithe leje ndertimi,rreth 400 komuna e bashkin,ku nje pjese e ketyre kryetareve jane kontrabandist e apsolutisht pa asnje lloje kulture urbanistike e qytetare,por vetem se kane paguar e kane patur aftesine per te manipuluar votat jane bere kryetar,te cileve nuk duhet tu ishte dhene kopetenca e dhenies se lejeve te ndertimit nga organet ligjevense , por vetem nje studio kombetare ne rang republike do ishte me se e mjaftueshme per dhenien e lejeve, e paraprire nga studim urbanistik shkencore te njesuara ne rang vendi.

  3. lani says:

    O C`FARE MOSTRASH QE KA VENE SALI KRIMINELI NE KRYE TE KOMUNAVE. U SHOFTE FARA E TYRE.

  4. Hasa says:

    PO PO kot i fusin se pastaj i nxjerrin pollsdb.com/Korruptohet-Bardh-Plaku

  5. tosi says:

    Ahaha sot u kujtuat e? Eshte shkateruar cdo gje, te shihim do e denojne apo jo…, hienat e gjyqesorit po bejne gosti tani. O Rama o I mbarum, kur do fillosh te ndalosh shkaterrimin masiv?

  6. ÇIMI says:

    Po Safet Gjici kur e ka radhen?

  7. Gezimi says:

    Mos shkoni aq larg, por shihni se c’kane bere kryekomunaret e fshatrave afer Tiranes, si ata te Petreles, Farkes dhe Berzhites. Jam i bindur se hetimi i tyre mund te nxjerre bema te pabesueshme!

  8. Tomorri says:

    Po kapobanden e Kasharit kur do ta ndaloni zotrinj prokurore? E dini qe atje ku mjekohen njeres ne spitalin e Peçinit, atje digjen edhe mbetjet spitalore te krejt vendit me lejen dhe me firmen e Fuçise?

  9. Andi Leka says:

    He se e rregullon Gjin Gjoni kete pune!

  10. ermali says:

    hysen gashi eshte nje nga komunaret me punetor qe mund te kete shqiperia por nqs ka abuzuar duhet ta vuaje. po mua meduket epa drejte qe te arrestohet hysen gashi para sadik llulles icili ka abuzuar me permasa kolosale , sadiku se bashku me hil prisken dhe asllan gjeten shiten te gjitha tokat eporto romanos jane qindra ha te shitura qe kapin vlere e miliona erove. Do te ishte me e drejte qe strukturat e krimit ekonomik prane drejtorise se policise durres se bashku me prokurorine e rrethit gjyqesor durres te nisin nje hetim te pamvarur per te nxjerre ne pah abuzimet miliona erosh qe ka bere sadik llulla me lakejt etij pa pritu r denoncimin qytetar sepse keto struktura edine me mire gjendjen se qytetaret. jane vete keto struktur qe i kane mbuluar deri tani . ka ardhur koha te japin llogari para drejtesise .MALLI I HUAJ TE MBET NE FYT. Te gjithe abuzuesit duhet te kene fatin e C,GASHIT . PARA RILINDJA tja kthejme dinjitetin ketij populli

  11. Petro says:

    O Ermal!Po vilat dhe hotelet e Rilindjes ku do t i cosh.Mut njeri,kak tjetri.Beju apolitik se atehere do te jesh atdhetar i vertete.

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    Ngjason me Paloken,jo vetem si partiak,por dhe si surrat !

  13. pas hysen gashit duhet te vije radha e lefter kokes dhe vangjush dakos,te shohim sa seriozisht e kane.pak me vonese se demi i bere eshte shum i madh.hysen gashi ka 4 mandate qe drejton komunen e rrashbullit dhe tani u kujtua prokuroria se ka abuzime me detyren,pastaj thojn se i falenderojm qytetaret per sinjalizimet ,ahahaha po ajo duket sheshit oooooooo qorra.gjithsesi e di qe beni se jeni qorra se ne te vertete jeni hajduter.

  14. jar_qefliu-per-president says:

    cen gashi, llon gjeka, hil priska, dil llulla, xhin xhoni, lir meta, ……o ju q….kokrrat a katunarit…..me keq ju a bofshin se e meritoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje