Arrestohet 46- vjeçari i fiksuar pas 28- vjeçares së martuar

12 Korrik 2014, 10:14Politika TEMA

Një grua e martuar ka përjetuar çaste tmerri, pasi një 46- vjeçar e ndiqte hap pas hapi dhe i kërkonte me çdo kusht të bëhej e dashura e tij.

Kadri D. është vënë nën akuzën e përndjekjes dhe dosja penale ndaj tij i është dorëzuar Gjykatës së Tiranës për shqyrtim.

Sipas prokurorisë, 46- vjeçari e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme vajzën 18 vite më të re, madje dhe në praninë e familjarëve të burrit të saj, çka ka bërë që mes tyre të lindte konflikt.

E ndodhur në këto rrethana, 28- vjeçarja ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e Kadri D.

I pandehuri nuk pranon ta ketë përndjekur vajzën, por shprehet se e njihte dhe për këtë shkak e përshëndeste.

Sipas prokurorisë, N.L banon në Tiranë dhe një vit më parë është lidhur në martesë me F.L dhe vazhdon jetën normalisht me bashkëshortin e saj.

Por prej dhjetorit të 2013-ës, vajza u ka rrëfyer hetuesve se përndiqet nga Kadri D., 46- vjeçar, i dërgon mesazhe në telefon, kërkon ta takojë me të gjitha format, e ndjek nga mbrapa dhe i afrohet asaj në çdo vend ku e reja rri.

Këto veprime sipas vajzës vazhdonin prej kohësh dhe po bëheshin gjithmonë e më të shpeshta, për këtë shkak, N. u ka treguar dhe pjesëtarëve të familjes së saj gjithçka po ndodhte.

Ajo i ka thënë bashkëshortit se Kadri D. e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme, ndaj për këtë shkak mes bashkëshortit të N. dhe të pandehurit ka nisur konflikt.

Kadri D., dhe ai i martuar, është arrestuar nga policia, raporton GSH.

8 komente në “Arrestohet 46- vjeçari i fiksuar pas 28- vjeçares së martuar”

  1. Drini says:

    keshtu eshte kur te kap sevdaja ne Moshe te thyer

    1. Naim Frasheri says:

      Keshtu eshte kur sja Fusin nanji Trangull mrapa Kardriut dhe ta shuaj me rrace e Katandi kete Fare te Keqe, me Siguri Katunari Kadri ka pasur Sukses ne Perdhunimin e Fa Familjareve te tij , dhe ka menduar se keshtu mund te bej edhe me Komshinjte,Kadriu me siguri ka Perdhunuar edhe Gocen e vete,Kadriu te dergohet te Stallat e Lopeve se atje mund te shfryje epshet e tij.Ah Kardri Kardri tani ne Burg do filloj e Kunderta, do te te vehet nanjoni nga pas deri sa te te bjer Sapuni pertok , keshtu eshte Kadri Njehere deshe me ja Hip , tani do lesh grun vetem dhe do tja u Hypin te Dyve.

  2. Ardian says:

    Kshu është kur e ke gruan shum pjeshke

    1. Arjani says:

      O Hasan! Po boll o trap me kete faqen fashion se na e shpife.Torobell.

    2. dkty says:

      Cone, na rrujte topet me kete fashionin idiot, je bere me keq se ai me librat ja kish ble Sala… mole

  3. tourkofagos says:

    nje tjeter muslimon i ”ndershem”…….pune korrakesh!

  4. i fiksuar says:

    Sot esht e veshtir te ecet ne jet sipas deshires.S’mund te detyrojm askend te na bindet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje