Milionat e fshehura në KLD/ Dosjet e plota për gjyqtarët

11 Korrik 2014, 19:02Politika TEMA

Tre gjyqtarët që kaluan lumin me votë, janë bërë personazhe të njohur publikë sidomos në kohën e fundit.

Gjin Gjoni, Ken Dhima dhe Klorinda Çela do të vazhdojnë të mbajnë ende togën e zezë dhe do të japin drejtësi në emër të Republikës falë vendimit të kolegëve të tyre.

Revista Java ka mundur të sigurojë dosjet e plota të përgatitura nga inspektorët e ministrisë së drejtësisë dhe që u paraqitën në mbledhjen e KLD-së.

Revista Java po i vë ato në dispozicion të publikut, i cili në gjykim të fundit është gjykatësi që mund të gjykojë edhe vetë gjykatësit. Së paku moralisht.

 

Gjin Gjoni

Eshtë më i mediatizuari ndër të tre. Personazh i njohur në Tiranë, ish-djaloshi i thjeshtë ndoshta nuk e kishte ëndërruar kurrë që do të krijonte një fat të jashtëzakonshëm për veten e tij duke marrë në dorë fillimisht një diplomë gjashtë mujore për jurist.

Gjykatës për pothuaj dy dekada, Gjoni ka arsye të krenohet me karrierën e tij, për momentin të fiksuar si gjyqtar i apelit të Tiranës dhe anëtar i KLD-së.

Dhe me paratë që gëzon.

Deri në momentin që në ngarkim të tij filloi të funksionojë ligji. Që i kërkon të verifikojë sesi i ka fituar ato para. Inspektorët e ILDKP-së kanë zbuluar së paku 11 episode të deklarimeve të rreme në lidhje me pasuritë në emër të tij dhe të bashkëshortes.

Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë shkojnë dhe më tej kur firmosin bindjen e tyre se gjyqtari Gjoni ka shkelur Kushtetutën, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave, që nga momenti që është bërë aksioner aktiv në shoqëri tregtare.

Dhe së paku një gjë e tillë me mandatin e tij si gjyqtar ka ndodhur që në tetor 2010 dhe si anëtar i KLD-së që në qershor 2013.

 

Ken Dhima & Klorinda Çela

Janë bashkëshortë. I pari gjyqtar në gjykatën administrative të shkallës së parë në Vlorë dhe e dyta, gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë.

Në 24 mars 2014 ILDKP-ja i drejtohet prokurorisë me me padi penale për gjyqtarin Dhima.

Dyshimi: deklarim i rremë, fshehje e pasurisë, mosdeklarim likuiditetesh dhe transaksionesh bankare, të interesave private dhe të burimit të krijimit të tyre. Verifikimet e kryera në katër banka të nivelit të dytë dhe akte të tjera në dosjet e tyre, dëshmojnë se të dy gjyqtarët bashkëshortë kanë kryer transaksione financiare dhe kanë nënshkruar marrëveshje dhe kontrata me persona të tretë, të cilat dyshohet se kanë shërbyer për të krijuar burime fktive të vënies së parave.

Për të dy gjykatësit, prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë ndaluese për pezullimin e ushtrimit të detyrës. Pra, deri në përfundim të hetimeve në ngarkim të tyre, ata duhet të hiqnin dhe togën e gjyqtarit.

Në të dy rastet, veprojnë dy kute të ndryshme në shkallën e parë, po në gjykatën e Durrësit, por në apel, kolegët për kolegët janë në unison. Nëse për shkallën e parë, Ken Dhima duhej të pezullohej nga detyra, për bashkëshorten e tij kjo gjë nuk duhej të ndodhte. Dhe për të dy së bashku, apeli vendos se ato duhet të vazhdojnë të japin drejtësi edhe më tej, në pritje që drejtësia të thotë fjalën e saj edhe për ta.

 (SHKRIMIN E PLOTE E GJENI SOT NE REVISTEN JAVA)

15 komente në “Milionat e fshehura në KLD/ Dosjet e plota për gjyqtarët”

    1. .Uk Dardha says:

      Argita:-Si mendon:-E shpetone dot Gjin Gjon Berishen?

    2. adrin says:

      Ky gjini me shoke te tjere ne KLD e ne gjykata te tjera te Shqiperise duhet te Procedohen penalisht nga Prokuroria e Krimeve te Renda . Vetem Prokuroria e Krimeve te Renda i zberthen keta tipa gjyqtaresh, miliardere.

  1. Pirlo Lala says:

    Mbase keta nuk jane me te keqinjte, por opinioni qe vjedhja , rryshfeti, korrupsioni eshte gje normale, nuk te denon njeri, vetem duhet te dish te marresh leket.
    Kjo ishte edukata e Zyrtareve, jo vetem Gjyqtareve, gjate rregjimit te Berishes.
    Po te ishe i forte, i beje te gjitha keto maskaralleqe, pa te hyre gjembi ne kembe.
    Kryehajduti rrinte dhe ju mbushte dosjet, dhe jua merrte firmen per interesat e veta, duke ja bere te qarte qe ai e dinte cfare benin ata.
    Por per sa kohe qe ata i sherbenin Familjes Berisha, nuk do i gjente gje.
    Kjo ishte nje Statukuo e vendosur midis Familjes Berisha dhe gjithe Gjyqtareve, Prokuroreve, SHIK.
    Kjo gjendje ndryshoi menjehere sapo Edi Rama mori Qeverine, por ne Drejtesi kjo gje komandohet nga Nishani, rreshteri i Berishes.

    1. kirurg says:

      Jo vetem ne kohen e berishes dhe jo vetem juristet e lidhur me pd-ne!!! Mafia nuk njeh ngjyre partie! Jane vetem dallime se cilit klan i perket si person, kush te mbron ty dhe ke mbron ti, kaq!

  2. SHKODRANI says:

    XHIN XHON BERISHICI KUJTON SE POPULLIN E KA BA LOPA DHE XHININ MAMI,O XHIN FUSHA I BERISHICEVE DO JAPESH HESAP NJA ME NJA O GJAKPIRES I KLANIT ME TE FELLIQUR BERISHJAN TE TROJEVE SHQIPTARE…

  3. uk shala says:

    J’u lumte or bashk-shpellare….boni qejf..

  4. aria libera says:

    Sekuestrim pasurie,ndjekje penale dhe heqje e se drejtes se ushtrimit te profesionit per 5 deri pertjithome si ne gjithe vendet perendimore

  5. aria libera says:

    Sekuestrim pasurie,ndjekje penale dhe heqje e se drejtes se ushtrimit te profesionit per 5 deri pergjithmone si ne gjithe vendet perendimore

  6. Une jam, ti je. says:

    Te gjithe perfaqesuesit politike, te majte dhe te djathte jane Gjin Gjoner.

  7. olsi says:

    kjo eshte nje e njemijta e asaj qe behet ne shqiperi si puna gjonit ka me dhjetra dhe te gjith keta kan ber pislliqe nga me te medhat kjo qe ju kerkohet eshte minimumi
    kan vjedh vrare mbrojtje kriminelash ryshfet cdo gje kan ber keta gjykates e prokurore me 7 vjecare shkolle kulmi
    kur me qindra jurist e prokurore te afte rrine pa pune me dipllom origjinale studiuar e mbaruar ne angli france amerike shkollat me te mira te botes
    Hidini keta plera se flliqen vendin kudo pastroni shqiperine urgjent nga keta mafioz sherbetor te mafies dhe krimit ne shqiperi dhe ketej gjoja bertasin fort sikur jane te paret kunder krimit
    partia gjoja PD qe ne fakt po faktohet dita dites si organizata me mafioze qe ka pas ndonjeher europa qe pas luftes se dyte boterore dhe po ta lije me shume akoma do behej me e forte tani po i priten tentakulat por ka akoma kjop organizat sherbetor si gjini me shoke qe ju sherbejne kupolave mafioze ne shqiperi sidomos tani qe kane rrene pak nga pushteti po bejen cmos te sabotojne shtetin dhe shqiperine duke ndertuar ne shqiperi nje shtet paralel me shtetin e rames me mbeshtetjne e presidentin qe dhe ai vet eshte vegel dhe merr pjes te kjo organizat mafioze.

  8. drita says:

    Te lumte per kurajon e aftesine zoti minister i drejtesise qe kembengul e kerkon ta coni deri ne fund problemet me K.L.D.
    Keni te drejte qe te analizohen e ndeshkohen shkeljet e renda e te perserituar te gjyqtareve te Elbasanit si Ilir Pashaj e Bujar Musta.Nuk e kuptojme kush e pse i mbrojne keta persona te diskretituar ne Elbasan.Po opozita pse hesht tani,sepse dikur perpara disa viteve ka folur ashper per denimin ndaj tyre.

  9. islam says:

    uk shala dukesh nga emri.

  10. beni says:

    Duhet urgjentisht te ndryshoje ligji nuk i duhet te maresh okein e KLD per ti derguar keta ne prokurori.Si mendoni ju se ata gjygjetar qe jane aty do denojne veten.Ata jane te gjithe te koruptua.keshtu duhet te nxiret nje ligj qe prokuroria te veproje vet pa mare okein e KLD.Me kete ligj KLD vetem do te tallet me qeverine dhe s do kemi asnje te ndeshkuar.

  11. dosjet says:

    Ashtu si shum shtete te BE-se dhe vendi yn numeron milionera.Ndaj sot duhet te jeni transparent me financen nese deshironi te perparoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje