Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me ftesë të zv.Kryemistres së Parë dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kroacisë Vesna Pusic, mori pjesë në Forumin e përvitshëm kroat me temë “Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor; Shteti i së Drejtës”.
Ministra dhe zyrtarë të lartë të rajonit, të BE-së dhe të vendeve anëtare, si dhe të ftuar nga SHBA, Federata Ruse, Kina dhe Japonia, diskutuan rreth sfidave që paraqet procesi i integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrësit sollën në takim eksperiencat e vendeve të tyre dhe folën për vështirësitë me të cilat ndeshen si vendet e rajonit, ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, duke theksuar nevojën e mbajtjes gjallë të politikës së zgjerimit.
Në fjalën e tij mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, ministri Bushati u ndal mbi sukseset e arritura në Ballkan nga koordinimi i politikave të jashtme të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara duke prodhuar stabilitet dhe një perspektivë të vërtetë.
Bushati theksoi se “përtej paqes dhe stabilitetit, që mbeten objektiva parësorë, orientimet e Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet tashmë të përqendrohen mbi mekanizmat e zhvillimit ekonomik dhe të ndërlidhjes së vendeve të rajonit midis tyre dhe me BE-në”.
“Përtej perspektivës, vendet e Ballkanit perëndimor, kanë nevojë për një qartësi gjeo-strategjike të BE-së, sidomos në një kohë kur periferia e Evropës sfidohet nga konflikte dhe sisteme politiko-ekonomike të pa-stabilizuara”, u shpreh ministri Bushati.
Me vjen keq qe politika e jashtme i eshte besuar Ditmir Bushatit dhe kjo behet me keqdashje.
Kroacia na mbeshtet ne hapjen e negocjatave