“Kur po vija në shtëpi, tek oborri në fillim gjeta trupin e gjakosur të xhaxhait, Danit. Pak më tutje, tek cepi i shkallëve ishte trupi i nënës. Iu afrova xhaxhait, ishte i ngrohtë akoma, nuk kishte ndërruar jetë. E nisëm xhaxhain në spital, por vdiq sapo shkoi atje. Ndërsa nëna kishte ndërruar jetë në vend. U futa brenda në shtëpi që të merrja një jastëk për t’ia vënë tek koka, por aty gjeta babain e shtrirë në tokë. Ai ishte gjallë, më kërkoi një gotë ujë, por unë nuk ia dhashë, sepse kujtova se ai nuk ishte plagosur”.
Ky është rrëfimi i Edmond Kolgjinit, të cilit i është dashur që brenda pak minutave të shohë nënën, babanë dhe xhaxhain e tij të vdekur.
26- vjeçari, në një intervistë për GSH, rrëfen çfarë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në banesën e Ferit Kolgjinit, i cili pasi ka vrarë gruan e tij, Sulltanën, ka vrarë vëllanë, Danin dhe më pas ka vrarë edhe veten.
“Çdo gjë ka qenë si zakonisht, si ditët e tjera. Unë jam zgjuar në orën 07:00. Nëna me babain kanë pasur komunikim normal mes tyre. Babai ka qenë normal, nuk kishte ndonjë shenjë që të tregonte se ne duhet të shqetësoheshim. Nëse do kishte një shenjë të tillë, unë vetë nuk do e lija që të bënte atë që bëri. Madje, mbaj mend që babai i foli njërit prej komshinjve në rrugë dhe i tregoi për fitoren e Holandës”.
Sipas tij, ngjarja e rëndë është shënuar nga një depresion i momentit, pasi nëna dhe babi i tij shkonin mirë, duke mohuar dyshimet për tradhti të autorit Ferit Kolgjinit me fqinjën e tij të ve.
O njerez te mire ! MOS MBANI ARME NE SHTEPI ! AJO SJELL VETEM VDEKJE !
Po arme quhet dhe thika me te cilen pret buken, apo djathin etj.
Puna eshte qe mos te perdoren mjetet e ndryshme per te marre jete njerezish. Si me arme si pa arme, njesoj e vdes tjetrin po te duash.
E vertet qe arme eshte edhe thika por, me nje thike ,,, e shumta plagos ose vret nje njeri,,, dhe nuk ka rrezikshmerine qe te vras nje skuader me njerez te pafajshem sic eshte ky rasti me siper.
Shume e sakte, aq me teper per ne, qe jemi shume gjaknxehte!
zvicra eshte vendi me tolerant per mbajtjen e armeve. po te kesh leke ke te drejten te blesh dhe tank ose rrakete. nuk ka fare kufij as nga madhesia e as nga sasia. dhe svicra eshte nje nga vendet me me pak vrasje ne bote.
mos emancipimi, varferia, injoranca. keto jane armet vdekjeprurese.
Eh cfare tmerri ka perjetu ky djale, eh sidomos tani qe nuk i paska dhene edhe goten e ujit bababit…zoti i meshirofte….http://link.limo/5z0
Peng per gjithe jeten! ?
Rast renqethes.Dashurin e prinderit per fat te keq e kuptojm pasi s’jan më me ne.