Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço deklaron se situata në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nxorri si domosdoshmëri marrjen e masave urgjente në këtë sistem.
“Ne kemi një mazhorancë të konsoliduar. S’e kemi përdorur deri tani sepse kemi dashur që reformat t’i bëjmë me të gjithë faktorët, përfshirë opozitën. Por jemi në një situatë emergjente dhe do thërresim së shpejti një konferencë në drejtësi ku do thërresim të gjithë partnerët tanë, edhe ata ndërkombëtarë”, deklaron Naço.
Ministri i Drejtësisë, që e cilësoi si akt të papreçedent rezultatin 12-1 në KLD në favor të pasurisë së dyshimtë dhe të pajustifikuar të gjyqtarëve, deklaroi se zbatim i ligjit Antimafia duhet të zgjerohet.
“Nëse gjyqtarët pranojnë mijëra apo miliona euro dhurata, atëherë ne jemi të humbur. Prandaj i kam kërkuar dhe do t’i kërkoj kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm që në çdo sferë tjetër të aplikohet ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha pasurive që vijnë nga krimi”, thekson Naço.
I pyetur nëse do të ketë nisma për shkarkimin e anëtarëve të emëruar në KLD nga Parlamenti, ministri është përgjigjur:
“Ne kemi propozuar disa ndryshime thelbësore sepse jemi në gjendje alarmi. KLD e ka humbur integritetin sepse ka futur njerëz nga politika në gjyqësor, gjë që është e papranueshme. Pyetjen mund t’ua bëni anëtarëve të komisionit të ligjeve. Unë si ministër kam dhënë dorëheqjen si deputet dhe nuk votoj në atë rast. Qëllimi ka qenë distancimi nga KLD për të treguar që gjyqësori nuk ka më fytyrën e qeverisë”.
Parlamenti përfaqësohet në KLD nga tre anëtarë, mes të cilëve edhe nënkryetari Elvis Çefa, për të cilët pas mbledhjes së të hënës qeveria i bëri thirrje Kuvendit që të veprojë të paktën për anëtarët e emëruar prej tij, duke argumentuar se nuk përfaqësojnë më ligjin.
Ndërsa në perspektivën e reformës në drejtësi do të shihet edhe formula e përbërjes së KLD-së, për të ndryshuar raportin e shumicës në të, që aktualisht vjen nga gjyqësori./TCH
Eshte vene re se, kur ministri mundohet te jete ne nje faqe me qytetaret,prape dalin njerez qe kerkojne ta stepin,duke i permendur atij pjesmarrjen ne kabinetin e kaluar.Per mua ai s’ka perse terhiqet per nje gje te tille.Kabineti ku ai ben pjese eshte krejt tjeter dhe ai eshte ne KLD per te percjelle frymen e ketij kabineti.Perpjekjet e tij per nje drejtesi te pakorruptuar e te barabarte per te gjithe dhe te pavarur nga politika kane ngecur ne “qeverine” e drejtesise.KLSD-ja eshte koha te ndjeje pulsin e qytetarve.Me duket se eshte fare larg atyre.
per deputete e ministrat por edhe per sojin Vangjush Dako &com
Nasip, ti je nji Eliot Nes, veq vazhdo me guxim ne eliminimit te krimit ne gjygjesor.
Qe gjykatat jane te korruptuara e dine edhe te vdekurit. Tashme, mendimi i z. Naço, per ta shtrire ligjin antimafia “edhe te gjyqtaret” eshte thjeshte zhurrme, e shumta, presion ndaj gjyqtareve te “pabindur” ndaj tij. Ju, z. Naço, sapo e miratuat ligjin antimafja dhe late jashte ketij ligji gjyqtaret. Si mund te luftojne mafjen gjyqtaret perderisa mafjen e veshet me imunutet ndaj ligjit te antimafjes. Ku ta kerkojne mafjen me ate ligj qe keni miratuar, te une? Mos flisni me per mafjen. Apo doni te thoni sikur doni te punoni me ndershmeri, por s’ju hap rruge gjykata. Ketu do jemi dhe koha do e provoje. Sado dhe sido qe te flisni, asgje nuk do beni, sepse, ne thelb te gjerave, s’doni as vete , sepse edhe nese doni, nuk mund te luftoni mafien dhe korrupsionin, sepse vete Ligji i Antimafies qe keni miratuar eshte i korruptuar kembe e koke.
Po per madiozet tip bollano, dule, janullatus etj. Kur do ia shtrijme?
Per vrimen e turkut (turkofagosin) qe ka marre arratine, te shtrifte Anustasi babane dhe ty ne orgji te shenjte!
Lepur i eger!
Gjithshak esht ngatrriar.Neco nuk duhet te jet ne kshillin e drejtsise
Ne drjtsi askush nuk duhet nderhyne
Elzekutuvi esht me zbatuar ligjet.Nuk esht mbi gjzqsorin.
Gjith pushteti i s ka
marr finde
gjzqsori esht i pavarur
Fjala u jorruptuar esht imagjinare.kjo thuhet vetem me fute nenthunder drejtsin
E kam ndjekur ne vazhdimesi zotin Nasip Naco. Te imponon respekt me sjelljet dhe qendrimet e tij. Nuk eshte thjesht nje minister,por nje njeri dinjitoz me qendrimet qe mban. Eshte nder te paktit ministra qe keto 24 vite flet hapur, cilter dhe bie ne peshe. Te tille xhevaire te vertete i duhen ketij vendi, kesaj shoqerie si model morali njerezor.
Mbetja ne minorance ne KLD per mendimin tim nuk e ul personalitetin e tij, por e larteson sepse ne krahun e tij eshte nje popull mbare, qe jeton me djersen e ballit dhe kerkon kete edhe prej ligjvenesve dhe ekzekutuesve.
Fatkeqesi per kete vend qe ne shpellen e pireteve u fut edhe Presidenti i republikes. Fatkeqesi qe ky burre me mustaqe pjese e ketij llumi te jete i pari i shqiptareve!Te mjeret ne, c’mban ky dhe.
Miku im Z Naço!
Ligji antimafje duke lënë gjyqtaret me imunitet, do të shtojë në mënyrën më ekstreme korrupsionin , do shumëfishojë copën e majme për gjyqtaret!
Sot gjyqtarët janë kupola e mafies politike dhe ordinere, në këto kushte më vjen keq qe rruga , mundi, dhe përpjekjet tuaja do të bëhen me te veshtira!!!!
Ne kete periudhë të gjithë ata që kanë punuar e dhe punojnë me uniformën e ligjit kanë dalë si Ajka e qumështit dhe është elitizuar ekonomikisht!!!!
Aty duhet filluar e nga 0 rua!!!!
Dhe ndryshim të ligjit antimafje ku duhet të gjithperfshihen!!!!
ka SHUME GJUQETARE NE FAKT QE DUHEN PARE ME KUJDES SE ME SIGURI JANE TE LIDHUR ME KRIMINELE…http://bit.do/gjyqtaret-e-lidhur-me-mafian
Urgjent reforma ne drejtesi,si jane gjykatat o zot skane as turp e frike,gjykata e rrethit Tr.jashte cdo standarti me gjyq.M.D.dha vendim abuziv te pastert,dosja ne MD.per shkeljet,o sot o kurre drejtesi,nuk do e leme.
Mafioz quhen te gjith ata qe i kan dal shtetit jasht kontrolli