Nismat e shumicës për KLD-në

10 Korrik 2014, 16:03Politika TEMA

Vendimi i Këshillit te Larte te Drejtësisë per te mos shkarkuar anëtarin e këtij këshilli Gjin Gjoni, duket se tashme ka vene ne lëvizje mazhorancen per te marre masa ndaj KLD. Pas deklaratave publike te dy partive me te mëdha te shumicës PS dhe LSI ne mbështetje te ministrit te drejtësisë Naço dhe kundër Këshillit te Larte te Drejtësisë çështja qe mbetet për t’u diskutuar është si do ndërhyje mazhoranca ne KLD dhe për këtë nuk mungojnë as hapësirat dhe as precedentët.

Se pari, mazhoranca mund te marre masa deri ne shkarkimin e anëtareve te zgjedhur nga parlamenti dhe për këtë i vijnë ne ndihme ndryshimet ligjore qe pritet te diskutohen javën e ardhshme ne komisione. Këto ndryshime plotësojnë boshllëqet e ligjit aktual duke sanksionuar ne nenin 2 te projekt-ligjit rastet kur shkarkohen anëtaret e KLD, raporton Vizion Plus.

Por, mazhoranca mund te përdore edhe komisionin hetimor për te shkarkuar anëtaret e KLD te zgjedhur nga Parlamenti, pasi tashme precedenti është krijuar nga e djathta kur ishte ne pushtet me komisionin hetimor për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit te KLD.

Një skenar qe po diskutohet është edhe riformatimi i plote i KLD një zgjidhje qe do t’i jepte përgjigje akuzave te forta qe mazhoranca ka artikuluar ndaj këtij institucioni.

Por te gjitha opsionet sot janë te hapura ne tavoline dhe ende nuk është marre asnjë vendim; e vetmja çështje e qarte është qëndrimi i ministrit Naço se me këtë KLD nuk bashkëpunohet. Kërkesa e Ministrit te Drejtësisë per Gjin Gjonin, mori vetëm 1 vote pro dhe 12 kundër; moment ky qe nxiti akuza te ashpra nga ana e mazhorances.

9 komente në “Nismat e shumicës për KLD-në”

  1. Longari says:

    Kjo gangrene s’do lejuar te zgjatet me tej. Me Gjin Gjonderit e familjes e te Argjites, nuk mund te kete drejtesi Shqiperia. Jepini fund bajraktarizmit berishian qe ngre koken ne cdo skute.

    1. enio says:

      E djathta nuk e shkarkoi Kreshnik Spahiun dhe anetaret e KLD kane mandat.

  2. drejtesia says:

    KLD eshte kanceri i drejtesise shqiptare prandaj vetem, e perserise vetem reformimi nga e para i tij mund ta sheroje drejtesine shqiptare

  3. Iremila says:

    Kur do te ndodhin keto nisma,Koha nuk pret.Ka vajtur ku nuk mban me!

  4. drita says:

    K.L.D ka shume here qe nuk i shqyrton gjyqtaret e Elbasanit Ilir Pashaj e Bujar Musta te cilet kane shperdoruar rende detyren. Tani se fundi thohet qe nuk i shqyrtuam se ata gjyqtar kishin marre rapor mjeksor.Gemjeshtra e mashrime .Ata tere diten e naten pijne e trashen neper lokale e nuk e cajne t..fare

  5. shiaksi says:

    Akoma nuk i keni shkarkuar keta , cfar prisni!

  6. Shkodra says:

    Nuk lexohen artikujt me pa pranine kecave.
    Ku osht ai i murrmi i bukur i turkut (turkofagosi)?
    Bthqr mos me thuaj qe ndryshove emer!
    Do te kete ngele duke admiruar grafitin e lasht grek qe u gjet se fundmi!
    Lepuri i eger me sycka si xhufke!
    Vrime me telekomande anustasore!
    Eshte duke u kurdisur me duket!

  7. shqipetaret e vertete says:

    KLD(keshilli i larte i fashizmit te sali berishes) duhet djegur i gjalle ne muzeumin e zogut sa nuk eshte vone bashke me hajduterine e fashizmit te sali plehut.Vetem keshtu shpeton kombi shqipetar.

  8. nismat says:

    Asnje problem s’zgjidhet ne qetesi.E habitshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje