Balotazh për kreun e PD në Vlorë/ Basha: Sfidat, të njëjta si 24 vite më parë

10 Korrik 2014, 10:51Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi nga Kuvendi Zgjedhor i Vlorës, se ashtu si 24 vite më parë, shqiptarët kërkojnë sërisht sot ndihmën e demokratëve për t’i shpëtuar nga sundimtarët, depresivët, delirantët dhe bota e krimit në pushtet. Për këtë arsye Basha i konsideroi zgjedhjet në PD të një rëndësie kapitale për të transformuar profilin e lidershipit kombëtar.

“24 vjet më parë ne hodhëm diktaturën dhe shembëm komunizmin. Ne zëvëndësuam sundimtarët dhe injorantët me intelektualët më të shquar. 10 vjet më parë ishim po ne demokratët që larguam nga pushteti qeverisjen më të korruptuar të Europës me një elitë politike dhe intelektuale me staturë perëndimore. Shqipëria na ka kërkuar për punë të mëdha dhe ne e kemi nderuar sepse në ADN tonë politike qendrojnë ndershmëria aftësia dhe liria. Kohët kanë ndryshuar por sfidat mbeten të njëjta. Dëgjojmë jehonën e vendit që thërret për ndihmë, na thërret ta shpëtojmë nga sundimtarët, nga depresivët nga delirantët dhe nga bota e krimit. Vendi kërkon dhe njëherë të mbështet në forcën, ndershmërinë dhe vlerat tona. Ja pse këto zgjedhje kanë rendesi kapitale. Ne nuk po zgjedhim thjesht disa kryetarë por një sistem që do të transformojë përfundimisht profilin e lidershipit kombëtar”, tha Basha.

Kuvendi zgjedhor i PD nuk zgjodhi që në raundin e parë kryetarin e degës, pasi dy nga kandidatët , Mojsi Meminaj dhe Valbona Mezini shkuan në balotazh. Votimi për kreun e ri do të mbahet në një tjetër datë.

6 komente në “Balotazh për kreun e PD në Vlorë/ Basha: Sfidat, të njëjta si 24 vite më parë”

  1. XIXA says:

    O, PO KY BASHA KU KA QENE PARA 24 VITESH,QE E DITKA KAQ MIRE HISTORINE. SHQIPATRET I A PANE HAJRIN MIRE DHIMOKRACISE,PAPUNESI,VARFERI E TEJSKAJSHME PER SHUMICEN E POPULLSISE,VRASJE,ARME NE DUARTE E KRIMINELEVE,KRIMINALITETI ME I LARTE NE EUROPE,(PER NUMUR POPULLSIE)KORRUPSIONI NDER ME TE LARTET NE BOTE,PASIGURIA MAKSIMALE,SHTETI I SHKATERRUAR TOTALISHT, KU, KUSHDO MUNDE TE HYJE E TE DALE KUDO DHE KURE DO,ANALFABETIZMI NE SHIFRA ALARMANTE,SHKOLLAT DHE UNIVERSITETET NE KUSHTE ANALFABETIZMI,PROSTITUCIONI,DROGA,ASNJE NUK PUNON TE GJITHE NE KLUBE PIANECE, ETJ ,ETJ ETJ. MA GEZOFSHI DHIMOGARCINE E SKIPETARE.

  2. LORA says:

    Produkti i vjedhjes dhe percudnimit te votes po na flitka per nevojat e shqiptareve!!!!!!!!!
    Empty suit,keshtu e quan tere trupi diplomatik ne Tirane,,,,,kurse per mua eshte puthadori-lul-kusaro-kriminel.

  3. eri says:

    vazhdon e njejta filozofi udheheqje si Berisha: http://bit.do/vazhdon-farza-ne-vlore

  4. Opinga says:

    Varu hebet dhjeramaneve qe s’duan te mesojne akoma se ne c’kohe jetojme.

  5. Hosteni says:

    Ky (Basha), është kaq gomar që flet të tilla broçkulla, apo mendon se të tjerët hanë bar…???!!!

  6. sfidat says:

    E kan zgjedhur si kallëp.,persa i perket politikes.,trurin plloq ma ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje