Qeveria: Formulë e re për KLD-në, gjyqtarët janë bërë të paprekshëm

9 Korrik 2014, 16:58Politika TEMA

Qeveria e sheh mëse të domozdoshme ndërhyrjen e Parlamentit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Një ditë pasi në emër të ekzekutivit ministri Bledi Çuçi i apeloi legjislativit të marrë në dorë situatën në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilën e konsideron të papranueshme dhe të patolerueshme, ai sqaron për Top Channel çfarë ka parasysh qeveria.

Minimumi Parlamenti duhet të thërrasë e t’u kërkojë llogari anëtarëve që ka deleguar vetë. Por pa diskutim ka vend edhe që ne të rishikojmë gjithë sistemin se si është organizuar drejtësia”, deklaron Çuçi.

Ajo që mbledhja e së hënës tregoi, ku u rrëzua në bllok propozimi i ministrit Naço për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje, mosdeklarim dhe mosjustifikim të pasurisë, për qeverinë është rasti më flagrant sesi ata që janë në krye të sistemit të drejtësisë mbrojnë njëri-tjetrin duke u shndërruar në të paprekshëm. Për këtë shkak reforma në drejtësi për qeverinë do të prekë dhe mënyrën sesi është kompozuar KLD-ja.

Shumica dërrmuese e anëtarëve vijnë nga vetë sistemi, kështu që ka konflikt interesi. Dhe ata shmangin çdo masë disiplinore për njëri-tjetrin. Në raste të tilla po shohim që kjo trupë KLD-je po mbron veten e saj dhe kërkon të bëhet e paprekshme. Pa diskutim që duhet të ketë një rikonceptim se si kompozohet sistemi i drejtësisë”, nënvizon Çuçi.

Për ministrin që është njëkohësisht edhe koordinatori kombëtar i anti-korrupsionit, as në rastin e votës për Gjin Gjonin presidenti i Republikës nuk tregoi se ishte mbi palët kur gjithashtu votoi kundër propozimit të ministrit Naço pezullimin e këtij gjyqtari.

Të paktën në këtë rast ai duhet të abstenonte, sepse ai përfaqëson edhe ILDKP-në dhe atë që ka iniciuar këtë masë disiplinore. Ai ka zgjedhur që të shkelmojë njërin dhe të mbrojë anëtarin e KLD-së. Kjo është e pavend nga presidenti. Minimumi që mund të bënte është të ishte abstenimi”, shprehet Çuçi.

Ministri Çuçi thotë se debati do të jetë i gjerë dhe gjithëpërfshirës, ku opozita gjithashtu do të jetë pjesë e tryezës së reformës që do të asistohet nga misioni i ri i BE,  Euralius, reformë që ai thotë se synon t’i japë fund dy statistikave dramatike, perceptimit të publikut në masën 90% se sistemi i drejtësisë është më i korruptuari në vend, si dhe nënvizimeve të raporteve ndërkombëtare që e shënjestrojnë si të tillë./TCH

14 komente në “Qeveria: Formulë e re për KLD-në, gjyqtarët janë bërë të paprekshëm”

  1. Opinga says:

    Mjere populli e mjere vendi ne se lejohet te vazhdoje kjo gjendje mesjetare ne drejtesi.

  2. ortes says:

    Mos prisni gje nga opozita!
    Ajo i ka gjyqtaret USHTARET e vet!
    Me aq krime sa ka bere Sali Berisha e Basha vetem me DREJTESI TE NENSHTRUAR E TE KORRUPTUAR MUND T’I SHPETOJE BURGUT!!!
    Rregulloni ligjet qe kontrollojne veprimtarine e Drejtesise!!!
    Antaret tuaj ne KLD,qe votuan kunder ministrit te Drejtesise duhet te SHKARKOHEN NGA DETYRA!!!

    1. mushkonja dhe ngjala says:

      ortes-ky quqi ta ruaj gruan se mos po ja merre rama perseri,se tash linda eshte shtatzen .rama edhe nenes se vwet ja fut e lere ketije.jo me kote shizofreni dhe ngjale qelbesira rama i tha baba kristaqit se ja bente grzuas matilda dhe i beri femijen.

  3. vlora.aj says:

    Mbi popullin ska asnje more Bushtra te qelbura. Duhet nje revolucion i madh, qe te filloj riedukacioni i sistemit shteteror. Dhe boll me Fb , qeveritaret tane qe cdo pordhe qe bejne na e nxjerin menjehere. Popullin me vete e keni cfar prisni ti mbaroj mandati Mustaqe Mutit.

  4. agron says:

    Gjeja numur NJE – te hiqen gjithe gjyqtaret qe vine nga shkolla e plepave ose diplomat e blera ne 90ten.

  5. fieraku4u says:

    DOLI DHE NJE TJETER ME DEKLARAT PER SHTYP….ORE BOLL ME LLAFOLLOGJI. NA CMENDET ME FJALE, NJERZIT DUAN GJERA KONKRETE. CFARE PRESIN KETA..??

    VOTAT DHE FUQIN E KENI, SHKONI NE PARLAMENT DHE NDERHYNI NE KLD.

    KLD DHE GJYQTARET JAN THJESHT MAFIOZA.

  6. turgofagos says:

    Qellimi eshte ti eleminojme nga gjyqesori keta legenat e korruptuar: http://bit.do/gjyqtaret-jane-bere-te-paprekshem

    1. Shkodra says:

      Qellimi eshte qe turku te te leje shtatzene ty, babain tend dhe gjithe burrat e pragut tend.
      Per milfin tat kujdesem une!
      Vrime e eger me bisht si xhufke!

  7. bobi says:

    o skorpions, s’ta kane thene akoma qe ka nja tridhjete vjet qe ka ikur moda e basetave ?

  8. sh q i p says:

    EULEX. po doni te keni shtet. nese jo rrim e bejme sehir.

  9. tolo says:

    Gjyqtaret jane shume te korruptuar kjo eshte e vertete.
    Por politikanet jane me te korruptuar se gjyqtaret, mbasi jane keta te fundit qe i stimulojne u japin poste, dhe sigurisht u japin dhe urdhera dhe detyra qe te mos denojne eliten e politikes ne pushtet, te afermit e tyre, si dhe bizneset ku politika ka pjesen e vete.
    Nje politike e korruptuar dhe inkriminuar nuk mundet kurresesi, te ndertoje nje gjyqesore te pavarur dhe objektive.
    Kjo gje ndodhe edhe me policine.
    Prandaj ne Shqiperi mbas politikaneve vijne drejtesia dhe policia si me te kurruptuarit.

  10. Shaba says:

    Ne shtetin demokratik nuk mund te kete asnje organ, apo forum, sado i larte qe te jete, qe te funksonoje pa dhene llogari te planifikuar me grafik dhe te pervitshme tek nje forum tjeter llogari-kerkues i caktuar me kushtetute ne strukturen dinamike te funksionimit te shtetit..

  11. Shushica says:

    Tani mu mbushmendja qe e kemi prejardhjen nga majmuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje