Gazment Azizi zgjidhet kryetar i PD në Berat/ Basha: I papranueshëm fjalori i Ramës ndaj administratës

9 Korrik 2014, 13:24Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Pukë, nga ku garantoi se vota do të jetë në themel të proçesit të vendimarrjes në këtë parti.  Basha e ka cilësuar të papranueshëm fjalorin dhe fyerjen që Kryeministri i vendit iu bën pareshtur punonjësve të shtetit shqiptar. Sipas tij, kjo maxhorancë, ka demostruar shkallën më të lartë të korrupsionit, atë politik me shitblerjen e votave në Korçë.

Po ashtu, Basha duke folur para demokratëve të Pukës, ka shënjestruar Qeverinë Rama duke pohuar se “a nuk je t’i që ke emëruar njerëzit e skutave më të errëta të krimit, drejtues në poste të rëndësishme të administratës. Që ke emëruar të dënuarit për drogë, që ke emëruar dhe ke zgjedhur të kërkuarit për rrëmbim fëmijësh në poste drejtuese të administratës. T’i që akuzon drejtësinë për korrupsion, a nuk je t’i që demonstrove shkallën më të lartë të korrupsionit.  Dhe që sot i mohon opozitës të drejtën për transparencë që ia ka dhënë Kushtetuta e sovrani me komisione parlamentare hetimore. Ti që akuzon drejtesine për korrupsion, a nuk je ti që me njerëzit e t’u vodhe serverin e të dhënave tatimore dhe prap mohove transparencën parlamentare”.

Duke u ndalur tek proçesi zgjedhor në të cilin është përfshire PD, Basha ka garantuar se vota do të jetë në themel të procesit të vendimarrjes në këtë parti.

“Vota e lirë e anëtarëve për çdo vendimarrje të rëndësishme nuk mund dhe nuk duhet të jetë më kurrë objekt diskutimi hamendësimi por është dhe mbetet objekt dhe subjekt i një procesi transparent me standard europian të paprecedent deri sot në Shqipëri, dhe më pak shokë ne Europën Juglindore”, tha Basha.

Ndërkohë për zgjedhjen e drejtuesit të degës së PD në Berat janë dashur dy raunde zgjedhjesh. Në procesin e balotazhit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme konkuruan mes tyre kandidatët Namir Lapardhaja dhe Gazment Azizi, i cili doli fitues. Gara për zgjedhjen e kreut të ri të demokratëve nisi ditën e Dielë, ku në aktivin e degës morri pjesë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, por procesi i votimit mes 12 kandidatëve, nxori në balotazh Lapardhan dhe Azizin. Kjo bëri që gara për kreun e ri të futej në një tjetër proces votimi.

341 delegatë morën pjesë në raundin e dytë të votimeve, nga 375 delegatë të dalë nga seksionet dhe grup seksionet e PD-së së rrethit. Pas procesit të votimit, fitues me 341 vota doli kandidati Azizi, kundrejt 193 votave që mori kandidati tjetër Lapardhaja, ndërkohë që katër vota rezultuan të pavlefshme.

4 komente në “Gazment Azizi zgjidhet kryetar i PD në Berat/ Basha: I papranueshëm fjalori i Ramës ndaj administratës”

  1. shtet mafioz says:

    Shume e drejte nuk ka goje Rilindja te luftoj korrupsionin tuaj.
    Ato e filluan me vjedhje,me vrasje ,ashtu do te perfundojne.
    Mjere ky popull cfar heq .

    1. riga says:

      hahaha pooooooooooooo mo ca flet ti…ke ka vrare shteti more sic ben keta kamikazet!

    2. Argita_B says:

      Eshte e vertete qe ne administraten aktuale jane emeruar nenpunes qe kane patur preçedente penale, ashtusikurse u emeruan dhe ne periudhen kur vendi qeverisej nga PD-ja.
      Diferena eshte se kur jane bere denoncime per keto raste, eshte kerkuar shkarkimi nga puna menjehere, gje qe PD-ja e Bashes nuk e beri ndonjehere.

  2. Koli says:

    O Bash o Budall Tirone.. Le kokrren e namit.. Buz qumshi i PD.
    A ka ndonji intelektual ne kete parti??
    Po mir o idiot qe vetem akuzon, po cfare plabi ke ti per te rregulluar situaten ?? Vetem me akuza do e rregullosh vendin !!
    Ku e psoniset kete gjys budall ?? Ne 2017 keni per te fitu vetem 5 vene ne parlament PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje