Mazhoranca miraton p/ligjin për taksat vendore/PS: Ndihmon vendorët. PD kundër

9 Korrik 2014, 13:14Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim vetëm me votat e mazhorancës ligjin për disa ndryshime në sistemin e taksave vendore, pasi opozita ishte kundër këtyre ndryshimeve.

Në ligjin e miratuar në fillim të vitit “Për sistemin e taksave vendore” rezultoi se shitësit ambulantë dhe biznesi me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit u taksuan më shumë se sa bizneset me xhiro fitimi 2-8 milionë.

“Nëpërmjet ndryshimit të nenit 11, është propozuar që tatimi minimal i pagueshëm për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë të jetë jo më i vogël se 25 mijë lekë në vit. Propozimi i mësipërm merr shkas nga reagimet e shumta të ardhura nga kjo kategori biznesesh, e cila deri në fund të vitit të kaluar paguante përkatësisht shumën 8 dhe 5 mijë lekë në vit. Pretendimi i tyre se, me futjen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin në masën 25 mijë lekë në vit, ngarkesa e tyre fiskale rritet dukshëm, realisht qëndron”, thuhet në relacionin e p/ligjit, përgatitur nga vetë ministria e Financave .

Për të korrektuar këtë situatë, e cila u kontestua nga kjo kategori biznesi, ministria e Financave hartoi ndryshimet në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”

Deputeti socialist Pandeli Majko propozoi për bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë, që taksa të jetë 5 mijë lekë, ndërsa bizneset me qarkullim vjetor 2-8 mln lekë do paguajnë një taksë vjetore e cila nis nga 25 mijë lekë.

Por deputeti tjetër socialist Bashkim Fino tha se për taksën 25 mijë lekë vihet një dyshim, pasi biznesi nga 0-2 milion lekë paguan 25 mijë lekë.

Deputeti i PD Eduard Halimi tha se sipas këtyre ndryshimeve taksimi progresiv ishte mashtrim. Ai i kërkoi maxhorancës t’i tregojë shqiptarëve që do të paguajnë më shumë taksa dhe shprehu qëndrimin kundër të opozitës, pasi sipas tij kjo dëmton shqiptarët.

“Thuajini shqiptarëve që Rama ka gënjyer në fushatë kur dilte me bllok në dorë dhe bënte llogaritë e bizneseve. Opozita është, ka qenë dhe do të jetë kundër, se kjo paketë për taksat vendore është në dëm të shqiptarëve. Me ndryshimet në ligjin për taksat vendore, ju po kërkoni t’i rripni lëkurën shqiptarëve”, tha ai.

Sipas Halimit, barrën e taksave do ta kenë bizneset me xhiro 0-8 milionë lekë.

“98% e bizneseve kanë xhiro 0-8 milionë lekë, ju premtuat se do paguanin me pak taksa, por në fakt barrën e tyre do e kenë ata. Në fakt me ndryshimet në ligj, barrën e taksave do ta kenë këto biznese me xhiro 0-8 milionë lekë”, tha ai.

Në vazhdën e diskutimeve Majko tha se opoztia po bën truke për të thënë se qeveria po kategorizon bizneset, ndërsa sipas deputetja e PS Valentina Hysi bizneset rrezikojnë të ç’rregjistrohen

Lidhur me çështjen, Fino tha se ky ligj është në interesin e pushtetit vendor dhe nuk ka të bëjë me politikën.

“Nuk e di si do ta presë lidershipi i PD këtë ligj, po ai është në interesin e pushtetit vendor. Ligj nuk ka të bëjë me politikën, nuk ka lidhje me taksimin progresiv, biznesi i vogël deri dje paguante deri 60 mije lekë të reja. Ligji rrit të ardhurat e pushtetit vendor, opozita duhet të ishte me ne, por ajo është kunder takses së vetë Bashës”, tha ai

Por sipas Halimit, “për ne 25 mijë lekë të reja mund të jenë pak, por për qytetarët janë shumë”.

Në debatin e zhvilluar, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj akuzoi opozitën se ngatërron ligjin, pasi sipas tij kërkojnë të bëjnë politikë.

“Pse nuk menduat 8 vjet për qytetarët, por mbushët xhepat tuaj”, tha ai.

 

2 komente në “Mazhoranca miraton p/ligjin për taksat vendore/PS: Ndihmon vendorët. PD kundër”

  1. riga says:

    epo tani keta te pd o jane te pafytyre o jane debila..si more vodhen e rropen edhe tanibejne sikur ju plas?!!! rrace e keqe!

    1. demi says:

      po more, jane rivirgjeruar me lulushin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje