INTERVISTA/ "Me reformën territoriale do të kursejmë 60 milionë dollarë në vit"

8 Korrik 2014, 17:18Politika TEMA

Harta e re administrativo –territoriale në Shqipëri me më pak bashki, më shumë shërbime dhe investime për komunitetin. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi, shpjegon për DW reformën administrative.

Refoma Administrativo- Territoriale është ndër reformat më të rëndësishme të qeverisë. Situata aktuale është e tillë, ku vetëm 15 % e njësive vendore arrijnë të ushtrojnë kopetencat që u ka dhënë ligji, shikoni sa pak! Ndërkohë që 70% e komunave të Shqipërisë harxhojnë më shumë se 80% të buxhetit të tyre për shërbime administrative, pa ofruar snjë shërbim për komunitetin. Taksat e taksapaguesve përdoren vetëm për të mbajtur administratën e pushtetit lokal, paguar rrogat e saj, pa marrë asnjë shërbim si komunitet. Kjo situatë është prej shumë vitesh në Shqipëri. Reforma e tanishme, synon ta verë pushtetin lokal në shërbim të komunitetit dhe të korrigjojë njëherazi edhe një gabim historik. Në fillim të viteve ’90-të, në Shqipëri u ndryshua sistemi poilitik dhe modeli ekonomik. U zgjodh që pushteti lokal të qeverisë përmes decentralizimit në një territor të pandryshuar, të fragmentarizuar në bazë të ish- kooperativave bujqësore dhe qyteteve. Thjesht, qytetet u konvertuam në bashki dhe kooperativat bujqësore në komuna pa patur vizionin që qeverisja vendore, përmes decentralizimit, kërkon një strukturë tërësisht të re Administrativo- Territoriale. Edhe kur kjo kontradiktë doli në pah, ishin konfliktet për interesa të ngushta, të vogla, politike ato që e sollën këtë situatë si trashëgim deri në 2014-ën. Pra, kemi 380 njësi vendore, thua se Shqipëria është një vend gjigand! Për të çbërë këtë paradoks dhe zhbllokuar qeverisjen vendore kjo reformë është urgjente.

Çfarë do të bëhet konkretisht z. ministër? Ku ka arritur procesi, cilat do të jenë përfitimet nga ky zhbllokim që ju sapo përmendët, e kam fjalën për qytetarët, decentralizimin, zhvillimin ekonomik të vendit e kështu me rradhë?

Do të ribëjmë hartën Administrativo- Territoriale të Shqipërisë për të bashkuar komuna dhe bashki në territore më të mëdha dhe formuar ato që i kemi quajtur “Zona Funksionale”. Kjo do të bëhet në bazë kriteresh, që tanimë i kemi vendosur, pra që një bashki e ardhshme të jetë një zonë funksionale më vete, do të thotë të jetë e aftë të ushtrojë kopetencat vetëqeverisëse që ia jep ligji dhe paketa e decentralizimit duke përdorur burimet e veta financiare, ato të qeverisë qendrore apo donatorëve të ndryshëm. Zona funksionale do të jetë një zonë me një ndërveprim të dendur ekonomik, shoqëror, kulturor, infrastrukturor, tradicional etj. Deri tani procesi për reformëm ka arritiur në evidentimin e zonave funksionale. I kemi propozuar 5 variante Komisionit Parlamentar të ngritur enkas për Reformën Territoriale, të cilat variojnë në për caktimin nga 30 deri 63 zona funksionale në gjithë Shqipërinë. Mendojmë që Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë se 63 Bashki. Përfitimet do të jenë të mëdha dhe shumëdimensionale. Përfitimi i parë është i drejtëpërdrejtë: paratë e taksapaguesve shqiptarë, qofshin në nivel vendor apo kombëtar, do të shpenzohen në mëyrë më efikase dhe të dobishme për komunitetet lokale. Me gjuhën e shifrave kjo do të thotë që nga shkurtimet administrative dhe të funksioneve të dubluara- kryetarë bashkishë, anëtarë të këshillave bashkiake etj- të kursehen nga 30-60 milionë US dollarë në vit apo 240 milionë në 4 vjet. P.sh. nëse bashkojnë 5 apo 10 komuna nuk kemi nevojë për 5 apo 10 juristë por vetëm për një. Paratë mbeten pushteti lokal, por jo për rroga zyrtarësh, por për shërbime dhe investime për komunitetin. Pra, përfitimi i parë është administrimi më efikas , të cilin e mundësojnë njësitë e mëdha për shkak të ekonomisë së shkallës. Kjo do të thotë se do të kemi kosto më të ulta për shërbimet si ai për pastrimin, infrastrukturën, ndriçimin etj. Planifikimi do të bëhet në mënyrë të integruar, administrimi i kompanive të ujësjellësit, energjisë elektrike, shërbimeve të tjera që sot administrohen në mënyrë të fragmentarizuar, p.sh. pronarë të një sistemi ujësjellës janë 12 njësi vendore, nesër do të jetë një. Imagjinoni, 12 njësi , që kanë interesa të ndryshme politike, financiare, që nuk bëhen bashkë për të marrë një vendim në të mirë të komunitetit. Këto do të shuhen pasi do të ketë vetëm një pronar. Kjo do të rrisë edhe llogaridhënien ndaj komunitetit.

Z. Ministër, a do të ketë Shqipëria rajone pas kryerjes së kësaj reforme?

Në axhendën tonë kemi pasur në fillim edhe rishikimin e rajoneve apo si njihen ndryshe të qarqeve, qoftë si rol, qoftë si egzistencë. Por për shkak të mungesës së konsensusit me opozitën vendosëm të mos e trajtojmë tani për tani nivelin e dytë, pra qarkun, ngaqë roli i qarkut është i përcaktuar në Kushtetutë. Për të ndërmarë Reformën Administrativo- Territoriale në nivelin e qarqeve duhet ndryshuar Kushtetuta. Nuk kemi opozitën pjesë të konsensusit prandaj, nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën pa konsensusin e saj, edhe pse i kemi numrat në parlament. Tani për tani, reformën në nivelin e qarqeve , do ta lemë mënjanë, për t’iu rikthye shumë shpejt, kur edhe opozita do të bëhet pjesë e konsensusit. Besoj që opozita do ta kuptojë që kjo reformë ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe aspak me politikën e së shkuarës, atë të ditës dhe aq më tepër me atë të së ardhmes.

Z. Çuçi, reforma ngjan me një revolucion në pushtetin vendor. Në cilat përvoja apo modele të vendeve të BE është mbështetur ajo? Keni asistencë, ekspertizë ndërkombëtare?

Reforma Administrativo – Territoriale është kryer pothuajse në të gjitha vendet e BE me synimin e bashkimit në njësi më të mëdha të komunave dhe të bashkive, përherë në dobi të efikasitetit dhe cilësisë në ofrimin e shërbimeve. Përveç Francës, të gjitha vendet europiane kanë kaluar të paktën një Reformë Administrativo- Territoriale pas Luftës së Dytë Botërore, duke reduktuar në mënyrë drastike numrin e komunave. Po sjell rastin e Suedisë që nga 2900 komuna i ka reduktuar në 290, të Danimarkës që nga 1500 sot ka 96, apo atë të Irlandës, ku isha para një jave, me 31 bashki në të gjithë vendin, kur ka 5 milionë banorë, me territor një herë e gjysmë më të madh se Shqipëria . Irlanda zhvilloi para një muaji zgjedhjet lokale me modelin e ri, vetëm me 31 bashki. Edhe Franca po ndërmerr sot një Reformë Territoriale. Po diskutohet një draft që e çon numrin e rajoneve në Francë në 14 dhe madje do të shkrijë një nivel të tërë qeverisës, atë të provincave, që ka qenë i vendosur që në kohën e Napoleon Bonapartit, pra për hir të efikasitetit dhe shkurtimit të shpenzimeve të kota administrative në kurriz të taksapaguesve francezë. Gjatë një vizite , para disa muajsh, në Gjermani, u informova sesi landi i Brandenburgut ka reduktuar 70% të komunave pas viteve 90-të. Arsyeja kryesore: efiçenca në shërbime dhe kursimet. Dhe të mendosh që këtë e bën Gjermania, vendi më i pasur në Europë dhe me ekonominë më të fuqishme… imagjinoni sesa nevojë ka për këtë reformë Shqipëria, vend i varfër, në zhvillim. Decentralizimi është instrument, objektivi është rritja e mirëqënies së qytetarëve, zhvillimi i qendrueshëm vendor. Është një trend pothuajse në të gjithë Europën. Edhe vendet e rajonit kanë shumë më pak bashki dhe komuna në krahasim me Shqipërinë. Kemi marrë ekspertizë nga Këshilli i Europës dhe SIDA ( Sëeedish International Developement Agency), që janë marrë me Reformën Territoriale në Suedi.

Z. Ministër , në cilën faze ndodhet aktualisht kjo reformë, cila do të jetë ecuria e saj?

Synojmë që të miratojmë ligjin më 22 korrik, brenda këtij sesioni parlamentar, që përfundon më 31 të këtij muaji, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme vendore, ato të vitit 2015 të shkojmë me hartën e re Administrativo – Territoriale. Në shtator do të fillojmë përgatitjet që kur të vijnë zgjedhjet lokale të 2015-ës, njësitë e reja, bashkitë e reja të mos jenë të papërgatitura, ne do t’i paraprijmë gjithë procesit. Kryerja e Reformës Administrativo- Territorial ka qenë një rekomandim, të paktën në dy vitet e fundit në Raport Progreset e BE për Shqipërinë. Së fundi Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, statusi na afron më tepër me modelet europiane që flasin për njësi të mëdha vendore ku menaxhohet më mirë, jemi plotësisht në sinkron me elementë që karakterizojnë administrimn vendor të familjes ku dëshërojmë të shkojmë.

8 komente në “INTERVISTA/ “Me reformën territoriale do të kursejmë 60 milionë dollarë në vit””

  1. Opinga says:

    Shume mire qe do i kurseni, po pastaj kush do i vjedhe, se ju jeni te varfer. S’u la asgje Saliu per te lepire gishtat.

  2. emigranti says:

    PASTAJ DO DUHET 3 ORE NE KEMBE 2 ORE ME MUSHKE DHE RRETH NJE ORE ME ZISTIN E KOOPERATIVES QE TE ARRISH TE KOMUNA DHE MOS MENDONI SE MBARUAT PUNE ATJE RADHA KA VAJTUR NE VENDIN NGA TE CILIN JE NISUR E KESHTU QE SI DO QE TE BEHET NE TE ZINJTE DO DUAM SHUME VITE TE ARRIJME VENDET E RAJONIT,,,,

  3. neda says:

    Reforma teritoriale shume mire qe behet se kursehen para dhe keto para kalojne ne investime, por nje reforme e thelle mendoje duhet bere edhe ne administraten shteterore, ku reduktimi i saj ne 30% eshte normale dhe nevoje, vendi yne nje vend i vogel praktikisht ka nje numer te madhe njerzish ne administrate qe paguhen nga taksapaguesit,ne vend qe keto para te shkojne ne investime,njerzit sorollaten, problemet nuk u zgjidhen,per nje problem duhet te shkoshe shume here sa te merzitesh,pastaj detyrohesh te japesh leke per te fituar kohe, zyrat qe kane mardhenie me publikun jane shtrire ne tere teritorin e qytetit, ne vend qe ato te jene te gjitha ne nje godine,me nje ndalese, duke e bere me funksionale per qytetaret,jo duke u sorrollatur sa ne nje cep te qytetit ne cepin tjeter,por edhe per organikat e shtetit me nepunes gjithandeje,duhet reforme radikale dhe vullnet per te lene gjurme ne kete fushe.

  4. BERTO says:

    kurse ne nje ane,dhe vjedh ne anen tjeter!!!a keto nuk vjedhin shume,por do vjedhin pak dhe me lezet (prof dot SHALSI).

  5. erion.. says:

    shume qarte dhe paster…kjo eshte ne te mire te te gjitheve

  6. kusari nga Lazarati says:

    Oping! Bishte qeni ke per te ngelur ter jeten.Sa te jetojne dhe hiqen zvare ,injorante,te pa shkolle ,krimba si puna jote,do livadhisi dhe sali haleja,sali krimineli,Ai qe eshte katandisur ta fusin fsheurazi pastrueset ne parlament ,nga nevojtoret e grave te parlamentit ku vine era perc nga ai i xhozit.Lere politiken o hajvan se seshte per ty hallexhiun,eshte per kriminelet si sali banditi me shoke.Po ti po deshe ajde te maresh pek “mall”,e ti thuash saliut,ik ore pirdhu mos me ha M…tin.

  7. Drejtesi says:

    Ndaloni hajdutrin tuaj te politikaneve qe te kursejm 600.000.000 $ ne vite .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje