Ministria e Brendshme: Eskorta e Metës nuk është përfshirë në asnjë aksident

8 Korrik 2014, 14:44Politika TEMA

Ministria e Brendshme përgënjeshtron deklaratën e PD, se eskorta e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta u përfshi në një aksident me vdekje para 2 ditësh.

Në një reagim për media, Ministria sqaron se oficeri i Gardës ishte me makinën personale dhe nuk ishte në detyrë në momentin e aksidentit, që ndodhi mbrëmjen e 6 korrikut në Maminas.

Më poshtë deklarata e Ministrisë së Brendshme:

“Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se eskorta e Kryetarit të Kuvendit nuk është përfshirë në asnjë aksident rrugor.

Deklarata e PD-së për fshehjen e një aksidenti është tërërisht e pavërtetë.  

Në komunikatën e përditshme të Policisë së Qarkut Durrës, (dt.07.07.2014, faqja 3, me numër rendor të ngjarjes 17, publikuar dhe shpërndarë për gjithë mediat), është përfshirë arrestimi i shtetasit K. B., pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin M.L., 19 vjeç, banues në Maminas. 

Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Ilir Turja, ka drejtuar dhe ndjekur gjithë veprimet proceduriale, që nga momenti kur është marrë njoftimi për ndodhjen e aksidentit.  

MPB sqaron se shtetasi K. B, oficer pranë Gardës së Republikës, në momentin e ngjarjes nuk ka qenë me shërbim.

Shtetasi K.B. ishte duke udhëtuar me automjetin e tij personal me targa AA 067 JP dhe nuk ka qenë në ushtrim të funksioneve të tij.

Me marrjen e njoftimit për arrestimin në flagrancë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” neni 290 pika 2 i Kodit Penal, shtetasi K. B. është pezulluar nga detyra si oficer i Gardës së Republikës, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

33 komente në “Ministria e Brendshme: Eskorta e Metës nuk është përfshirë në asnjë aksident”

  1. Billy says:

    PD: Motoja: Gjithmone: SHPIF SHPIF, sepse ka budallenj qe besojne.

    1. Pilo Lala says:

      Ne jemi te kenaqur se degjojme te verteten nga Ministria e Brendshme.
      Nje sqarim, nje deklarate, cdo gje me pergjegjesi dhe transparence.
      Keni te fala nga Izet Haxhia, po vjen per nje “Sqarim” te takoje familjen Berisha.

    2. lini says:

      Epo ksaj i thone polici, del e i pergjigjet dhe laura vorpsit qe vetem vjedh vrer e shpifje ndaj qeverise, kete kane bere dhe kur ishin ne pushtet vet, 80% energji per te demigruar opoziten e 20 per te vjedhur, per popullin asgje.

      1. herta says:

        Po ja pra si dalin, tak fak, maroj ky muhabet, kot ju doli dhe kjo o laura. Fiksim e kam te ta them perher, sa e mir do ishe per foto modele ti, me ate pistoleten, perl perl pale sa e kerkuar do ishe, do kishe arritur dhe play boyn tani, po per kte pun nuk ben.

    3. magda says:

      Lajmi i pare kalon nga PD-ja po nga ato lajmet qe skane asgje te vertete po sa krijojne rremuje.

    4. kasia says:

      Cpaskan qene keta po si nuk i lane njehere keto shpifje e mashtrime.

    5. daria says:

      Sa legena qe jane cnuk bejne per te nxjerre sa me keq qeverine. Edhe kete e shpifen sic dine vete. Lane kokrren e namit.

    6. dea says:

      Seriozishte e kane keta me keto lajme skandaloze qe perhapin ne lajme. Po si skane turp.

    7. natasha says:

      Sa piset po lajne keta te PD-se. Kjo nuk eshte menyra se si behet politike. Cnuk thon e shpifin kundrejt mazhorances spo arrijne ta kuptojne qe kjo menyre po e fundos me shume PD-ne si parti.

    8. daniela says:

      Me turp ska ku te shkoje qe nxjerrin lajme pa lidhje.

    9. sAVO dUKATI says:

      nJË MENDIM INERT pD-ISTËT. sALI SAPO NDOTHTE DUKURIA, BERISHA BËRTISTEë e VRAU nANO,…. e ZHDUKU DIELLIN nANO… SOT EDI. Këta nuk kanë ekspert gjzkat sepse për hatër të së vërtetës ata sa drejtuan pushtetin vepruan partizançe. E keqja se sot Basha dhe zëvëndsat madein Vropsi janë bërë të pa dëgjueshëm me konkluzjonet subjektive. Mua deklaratat e Pd-së nuk i dëgjoj sepswe janë gënjeshtra kaq shpifarate dhe të neveritëshme si reklama e ariçokës.

  2. emigranti says:

    QE KEMI NJE OPOZITE TE KEPUTUR TE DEGJENERUAR QE NUK DINE NGA TJA NISIN KJO SDO MEND.KJO ESHTE NE DEMIN TONE,

  3. Uji i ftohte says:

    Edhe viktimat e 21 janarit ne thelb e kane adresen e Ilir Metes.

  4. Taku says:

    Kjo ngjarje esht e vertet aksidenti ka ndodhur nga eskorda e z Meta .. Mbas aksidentit te gjith banoret policia i largoj nga vendi i ngjarjes mbas 2 oresh negocjatash me familjen per mos te ber lajmin publik lajmin ka mberritur prokuroria.. Familjes se viktimes Jan afruar miljona lek per te heshtur keshtu flitet ne kete zon

  5. vrisni vrisni sa nuk ju ashte mbushun kupa /pastaj vjen dhe derdhet si kur duket seshpejt po vjen

  6. Safet kembora says:

    hidhini ne gjyq plehrat per shpifje….., ose lere lere fare me mire. KLD e kontrollon plaku Mere

  7. Hosteni says:

    Nuk “ka faj” Laura… Ajo “vjershën” që i kanë shkruar, reciton… E vetmja “zotësi” e saj, është të recitojë bukur e pa gabime, vjershën…(?!)

  8. late nam says:

    pse nuk e nxirrni emrin te plote? K.B eshte shoferi Metes dhe quhet Kastriot Braho Nipi Spartak Brahos

  9. tiku says:

    Cdo kujt mund ti ndodhe nga pakujdesia a nga faktore te tjere,,,e rendesishme mos spekullohet.

  10. Safo says:

    Aksidenti mund te ndodhe edhe kur udheton nje eskorte, kjo nuk dmth asnje gje, aksidenti eshte aksident dhe shoferi hetohet ne se ka shkelur rregullat e qarkullimit apo jo dhe nuk ka lidhje me tituj bpmbastike si ëskorta e Ilir Metaj…”

  11. Humor pa kufij says:

    Edhe per Nanon athere than qe nuk beri aksident,edhe ky jo.

  12. plaku says:

    Mos valle edhe Ilir Meta ka gjashte bodyguarde si Jozefina :

    http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/02/topalli2.jpg

    Sa per dijeni ne Zvicer, me kushtetute, VETEM kryeprokurori ose kryeprokurjorja ka te drejte te kete VETM NJE Bodyguard.
    Une di qe prodhimi vjetor bruto i ekonomise zvicerjane esthe mbi nje mije here me i madh se sa ai i ekonomise shqiptare.

    A jemi ne ne vete ?!! Cfare bejme keshtu ?! Pse qeveria dhe politikanet tallen me leket e popullit tamam si ne kohen e “xhaxhit”.

  13. Hason euroja says:

    Populli e ka fajin, perderisa shiti bythen per 50 euro te felliqura te Likes gjate votimeve te blera. Tani ju boft mire edhe shendet

  14. Emigranti says:

    Rrofte Ilir Meta simboli i demokracise shqiptare dhe rrofshin gjithashtu te gjithe pederastet shqiptare qe nuk mendohen dy here per ke votojne.Tani mbajeni mbi shpine o rilindas se ai sa e ka filluar mandatin.Cirreni per Shkelzenin qe duhej te ishte ne burg prej shume kohesh e harroni reciprocitetin kur ky majmun u kap duke vjedhur me ze e figure,e sot jep leksione demokracie si kryetar kuvendi.

  15. tomi says:

    Ngushellime familjes….

  16. ARBER RADOMI says:

    Komunikate tipike idjote nga ato te kohes se komunizmit , kesaj rradhe nga Min. e Pun. te Brend.( vini re imitimin e vete emrit te dikasterit MPB , nga koha e Qoftelargut ) , Me kujtohet nje komunikate e Qev. Kineze ne prag te konfliktit KINO – INDIAN ( v. 1962 ) me ca flete linoleumi qe era i paskish kaluar pertej kufirit , e qe u bene pretekst i shperthimit te konfliktit !!!, e perralla te tjera… C’jane keto iniciale K.B. per nje punonjes se shtetit , aq me teper oficer i Gardes , a thua se po flitet per ndonje agjent te sherbimeve sekrete !!!Si mundet te mos jepet me titra nga te gjithe kanalet TV , ngjarja , po te kish komunikate zyrtare ?!!! Apo u rregulluan punet njehere , si ne rastin e djalit killer e trafikant droge te Luiza Papathanasi Xhuvanit!!!Akoma me qesharake behet kjo MPB e Kadri Hazbiut te ri ( alias Saimir Tahiri ), teksa rreket te na sqaroje se ky K.B. nuk paska qene ne detyre dhe mjeti qe aksidentoi te ndjerin , 19 vjecarin Marsel Lohja ( familjes se te cilit i percjell ngushellimet me te sinqerta ), paska qene ne pronesi private !!! Po mos valle prisni , qe ndonje dite Ilir Meta te aksidentoje me makine Brenda salles se Kuvendit dike prej deputeteve , qe t’ia quajne aksident ne krye te detyres ?!!! Ha ha ha …sa shakaxhi e kemi kete Saimir Mushkonjen , apo Tahir Kokainen ( 250 kileshe ), qe na sqaron kaq bukur me keto KAMUNIKATAT KAMUNISTE !!!

    1. ketu jam perseri... says:

      na jep “modelin” e zgjuar si je dhe ti vete z. arber. Mire qe na i kujtove te verejme emrin e dikasterit se nuk e dinim. Duhet te jesh ca i mocem, po paske dhe nje kujtese ”
      per tu admiruar” qe mbake mend komunikatat e qeverive te huaja !!! Mban mend vetem ato te Qeverise Kineze, apo te c’do qeverie? Zor ta besosh se filloi konflikti nga fletet e linoleumit, hahahahahaha. Edhe shkurtimimi emritvte dikasterit, edhe inicialet e emrave jane shkurtime qe perdoren shume shpesh nga gazetaret. Vetem tani te rane ne sy zotrote? Ku ke qene me pare? Dhe, wow, ti jep “keshilla” per te gjitha kanalet televizive, i do me titra?! Po tjeter c’fare kerkon ti? Te paska djegur shume puna e Zotit Tahiri, edhe “mushkonjat”?! Te trodhen Lazaratin s’ke faj, c’fare do hash tani? MUT? Shko puno u bukeshkalur, shko, dhe nxirre kotheren me djerse, se DOBICLLEQET nuk shkojne per shume kohe. E bete telef saliun e shkrete, nuk ka nga t’ja mbaje me poerpara i ziu, pleqeri i varferi. Boll me tani, ai ka ciljeten, dhe per jozin nuk po kujtohet me, jo me per ca si puna jote qe vine verdalle si mizat ne MUT…..

  17. Drejtesi says:

    Fakti qe nuk doli njoftim per shtyp per kete aksident ,eshte deshmi se me te vertet dicka duan te fshehin .Nuk besoj se e ka pas Meta timonin ,sic pat ndodhur me Nanon ,kur e hopdhen te aksidentuarin ne kanal.

  18. ed says:

    Turp per ministrine e brendshme!

  19. shvejk says:

    Ore se na cuditet te gjithe.Te dielen rreth ores 19.30 minuta eskorta e Metes doli nga rruga e Gjirit te Lalzit per ne autostrade.Une me familjen ishim mbrapa dhe rruges dhe na berti pershtypje sirena e policise qe kerkonte te hapej rruga pasi kishte shume trafik ne kthim.Per ne Tirane pame vetem nje perplasje makinash prane Casa Italia.Po si more vini verdalle e hamendesoni me genjeshtrat dhe mashtrimet e PD.Qe ngjarja te jete e vertete nuk e ve ne dyshim, por qe sipas thenieve ka ndodhur rreth ores 2200.

  20. Gimi says:

    Ky popull ka marre fund, edhe kur e shtypin me makine pushtetaret thone jo nuk na shtypi. Dhe me e forta eshte se oficeri i gardes arrestohet per shkelje te rregullave te qarkullimit, dhe jo per vrasjen e 19 vjecarit?!

    Kjo eshte e tmerrshme dhe tregon se sa pak vlen jeta e njeriut ne kete vend, dhe se pushtetaret kane sjelle krejtesisht si ajo e viteve para 90-s.

    Mjere ky popull kush e qeveris!

  21. Kris says:

    Jane bere shume qe u hapet rruga me siren policie.Mos valle duhet nje ligj qe te denoje dhe policine per ndotje akustike?Mire eshte qe shoku Xhemal alias Ilir Floriri te kthehet nga Vila kur ska shume traffic.Sa per nipin e xha Brahos mos u shqetesoni se ka aq shume rrethana lehtesuese(korruptuese )ne canten e Brahos sa te Dale pa lagger dhe te filloje nje pune se mbari ne dogana apo sherbimet qeveritare

  22. Gava says:

    Lajmi eshte nje trillim i psikos sali te cilit i mbeti hatri qe meta e nxorri si qen prej parlamentit .Dhe keta llaaqenet pd ista lehin edhe kur ka nje aksident ! Gje qe gjithkujt mund ti ndodhi dhe keto jane fatkeqesite qe sjell momenti i keq ne rruge.Prej ketij rast mendon te fitoje apital politik qafthyeri ….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje