Pasuria/ Topalli blen tokë në Mullet, Bode luan në tregun e bonove të thesarit

8 Korrik 2014, 10:03Politika TEMA

Ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli në deklaratën e saj në ILDKP ka shënuar blerjen e një toke në Mullet të Tiranës në një sipërfaqe 300 metër katrorë.

Kjo tokë e blerë deklarohet në pasurinë e të shoqit, Ndoc Topalli, i cili shprehet se lekët për të blerë këtë tokë i ka marrë nga llogaria e bashkëshortes Jozefina.

Shuma është 1.800.000 lekë të reja.

Familja Topalli ka shpenzuar për shkollimin e së bijës në një universitet në Francë 1.200.000 lekë.

Personalisht Topalli ka pasur pakësim të llogarive bankare, ndërsa i shoqi ka shitur apartamentet e fituara si pasojë e trashëgimeve në vlerën e 95 milionë lekëve të vjetra.

Ridvan Bode si ish- ministër i Financave ka luajtur në tregun e bonove të thesarit.

Ky biznes, që ka qenë në ndikimin e qeverisë Berisha, gjatë mandatit qeverisës është realizuar nga e gjithë familja Bode.  Bashkëshortja e Bodes ka blerë apartament në zonën e Komunës së Parisit në vlerën e 6.687.100 lekëve.

Në vlerën e 175 mijë eurove është edhe apartamenti në rrugën Sami Frashëri, që prek zemrën e kryeqytetit, pjesën e ish- Bllokut.

Fatmir Mediu ka shkëmbyer apartament kokë më kokë në një sipërfaqe 191.95 metër katrorë në rrugën Sami Frashëri.

Ndërsa me anë të një kredie ka blerë makinën Volkswagen në vlerën e 10 mijë eurove.

Mediu ka mbi supe kredinë në vlerën e 146 mijë eurove të papaguar./lajmifundit

20 komente në “Pasuria/ Topalli blen tokë në Mullet, Bode luan në tregun e bonove të thesarit”

  1. Argita_B says:

    Dhe pse nuk e duroj dot kete Topallin, ne rastin konkret me duket e egzagjeruar te publokohen te ardhurat apo ate qe ben me pasurine e vet.
    Nese ka shkelje te ligjit atehere le te publikohen shkeljet, nese nuk ka, kjo i perket jetes se saj private, dhe si çdo shtetase e ketij vendi ka te drejten te kete dhe jeten private.

    1. andromeda says:

      Jo moj shoqa Argita,sepse kaq është deklarimi,por në realitet ata kanë shumë herë më shumë. Paratë e tyre të vjedhura janë depozituar në banka prestigjioze të Europës dhe s’ka bir kurve t’i zbulojë.Andaj tallin bythën me ne këta hajna.Ç’ti bësh ky është kapitalizmi. Kush vjedh dhe abuzon më shumë me pushtetin është më i forti.Kush është i ndershëm le të rrijë e të kënaqet me pak.

    2. shandy says:

      E ke gabim. Si person publik ajo nuk e gezon ate te drejte qe ke ti.

    3. i----- says:

      O gita kur vendos te merresh me politike e ke detyrim ligjor qe te informosb te gjithe popullin per pasurine tende

    4. Orni says:

      Nuk e kuptoj pse nuk shkruhet dicka per pasurite e Edvin Rames dhe Ilir Metes te cilet shtojne 1 million Euro/Dita qe nga Shtatori i shkuar?!?

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Borxhet e Shqiperise do ti lajne te varferit,keta kusaret me median e tyre,do vazhdojne te luajne te “ndershmen”!

  3. pu pu pu na turperuan keta fukarenjte… shume turp tju vije qe jeni kaq te varfer dhe pastruesja ime ka me shume prona ?

  4. latifond says:

    Cfere ti bej atij Rames populli,qe ju le ju te blini troje e shtepi me mallin e popullit.

  5. lemi says:

    sa i bjen me euro a mundet dikush me dijt.

  6. FREDI says:

    AKOMA KENI PER TE PAGUAR NE SI POPULL

  7. futja kot says:

    shiko fotografin tal;len me popullin .
    Zhozi thote : po ju a futim te gjithve dhe tregon gishtin

    1. Kacaki Junior says:

      Hehehehe, po m´duket qe zoja Tapalli po i tregon Salithit me gisht se sa i ka mbete malluta, hehe!

  8. JULIANO says:

    mos i hengshi gjalle leket e ketij populli te pervuuajtur ju njerz kucedra te pangopur,harram i paci

  9. UROSH LESHI says:

    Ja shikone kete Foto do kuptoni se ky ne Foto i pernegjaj “karaxhicit” ja me mir tethem se ky seshte karaxhici,po eshte kusheriri i karaxhicit.

  10. AK-47 says:

    Po leket per operacionet plastike pse nuk i ka deklaruar Jozefina se ku i ka siguruar??

  11. plaku dhe deti says:

    me ne fund bleu nje bahçe per te mbjelle trangujt bio qe i nevojiten.

  12. . says:

    *****************************************************************************
    =======================================================

    Kur i degjon keto gjera te vjen ti kapesh dhe ti maresh shpirtin,

    se kane vjedhur djersen dhe pire gjakun e prinderve tane.

    Kjo famije duhet kapur “PENG”.

    Gjithe keto para dhe prona jane vjedhur shtetit dhe popullit.

    Kurre nuk mund te beshe kete “pasuri marramendese”

    me 8 ore pune apo biznes (kur paguan taxa, TVSH-ne apo

    shume detyrime te tjera).

    Ti konfiskohet pasuria e “paligjeshme” ose populli do ngrihet dhe t’ju a

    marre me dhune gjithe keto pasuri dhe para.

    ========================================================
    *****************************************************************************

    1. gege toske says:

      Ngrihu o popull se ju a sh… n bashke me mua

  13. Jozi Gishti says:

    E dini c’po i thote Jozefina Sales dhe Ridkes prej Devolli.
    “Jo gishtin po krahun deri ne rreze ja kemi fut Shqiptareve”. Rrini dhe mbaini tani. Kudo ne bote po te ishin do i kishin lincuar. Beni gam gam neper blogje.

  14. liu says:

    mos i gezofshin parate e popullit jane se kur hyne ne politike as leke per 1 kostum nuk kishin po car te besh kjo eshte shqiperia pasurohen keta plerat dhe populli nuk ka te haje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje