Vrasja e Santos/ Pritet analiza për të krahasuar plumbat me armët e sekuestruara në Fushë Kuqe

7 Korrik 2014, 19:08Politika TEMA

Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga vrasja e bankierit dhe biznesmenit të njohur Artan Santo, grupi hetimor është në pritje të rezultateve të cilat do të dalin nga laboratori kriminalistik.

Burime pranë uniformave blu bënë me dije për ABC News se pas analizave të policisë shkencore, hetuesit do të bëjnë të mundur dhe krahasimin e plumbave të gjetura në trupin e viktimës me disa armë të sekuestruara në fshatin Fushë Kuqe.

Burime nga grupi hetimor i policisë thanë për ABC News se vijojnë përgjimet, ndërsa janë ngritur dyshimet se vrasësit nuk kanë vepruar të vetëm, pasi disa prej të shoqëruarve kanë dijeni për atentatin ndaj bankierit Artan Santo.

Për sa i përket barutit të gjetur në duart e kushërinjve Gjozi, hetuesit thanë se procedura e analizave është në përmbyllje, ndërsa kjo do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me barut armësh apo jo.

Dy ditë më parë, avokati i dy kushërinjve Saimir dhe Klodian Gjozi, të cilët ndodhen nën arrest pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e bankierit Artan Santo, paraqiti në Prokurorinë e Tiranës disa prova, përmes të cilave pretendon të vërtetojë se klientët e tij nuk kanë lidhje me krimin e rëndë.

Burime nga prokuroria thanë se mbrojtësi ligjor, Sami Dema depozitoi disa foto dhe pamje, ku sipas tij shfaqen kushërinjtë në servisin e tyre, pikërisht në kohën kur u ekzekutua bankieri 58-vjeçar.

Dy kushërinjtë Gjozi u vunë në pranga pak orë pas ngjarjes dhe ndaj tyre gjykata caktoi masën e sigurisë burg me afat 15-ditor, vetëm për akuzën e “mbajtjes pa leje të municionit luftarak”. Fill më pas, Policia e Shtetit deklaroi se në duart e Saimir dhe Klodian Gjozit u gjetën shenja të barutit, duke shtuar kësisoj dyshimet se mund të jenë ata vrasësit e bankierit.

19 komente në “Vrasja e Santos/ Pritet analiza për të krahasuar plumbat me armët e sekuestruara në Fushë Kuqe”

  1. Gezimi says:

    Ne rast se ka background politik, mos prisni te dale gje ne drite! Te pakten kete ka treguar pervoja shqiptare!

    1. Tarrasi says:

      Do zgjidhet sic u zgjidh ajo e deputetit Xhindi apo e Florian Vila apo Azem Hajdari apo Gjykatesi ne Vlore, Remzi Hoxha, Kosta Trebicka apo shiksi Isa Copa ne Durres etj etj etj

      Mafioze ata qe iken po keshtu keta qe erdhen kur vjen puna per miliona asgje nuk zbardhet historia e mbeshtet kete me se miri.

  2. Pashai says:

    Rendesi ka qe polulli e din ,qe plumbat i erdhen nga lart.
    Keto qe ju thoni jane pjese Teatrale.

    1. shqiptari says:

      Nje mundesi eshte nga larte, nje mundesi eshte edhe nga anet.
      Te gjithe e dine, por askush nuk e thote, qe i ndjeri, punonte (se aksione kishte 13%) per institucionin me te madh te pastrimit te parave ne Shqiperi.

      Kur luan me zjarrin (sidomos per nje cun tironc intelektual) ka shume mundesi te digjesh.

      Une personalisht besoj se e kishte ngaterruar biznesin me shume plehra e kriminel.

      Megjithate me vjen shume keq per vrasjen e shemtuar (qe nuk eshte as e para e fatkeqesisht nuk do te jete as e fundit)

  3. nop says:

    po ca arme leshi, ata jane vrare nga sherbimet sekrete te huaja: http://bit.do/vrasje-e-santos-nga

    1. shpk says:

      Po, sherbimet sekretet e huaja e kane bere. Gjithmone per njerezit e papergjegjshem, injorant, mashtrues, trillues e burracak, faji eshte i dikujt tjeter. E çudishme qe nuk paskan arrestu Berishen! Me siguri do ket qen ai mbrapa motorrit.

      E gjith ate heshtje e munges vullneti te menjehershme te policis per te vepruar çfare emri ti vem o derdimen? lapanjoset e mutit!

  4. Tarrasi says:

    Do zgjidhet sic u zgjidh ajo e deputetit Xhindi apo e Florian Vila apo Azem Hajdari apo Gjykatesi ne Vlore, Remzi Hoxha, Kosta Trebicka apo shiksi Isa Copa ne Durres etj etj etj

    Mafioze ata qe iken po keshtu keta qe erdhen kur vjen puna per miliona asgje nuk zbardhet historia e mbeshtet kete me se miri.

    Mjere populli Shqiptar.

  5. agostin says:

    Avokati thote: se ka fotot qe vertetojne se ne momentin e vrasjes ata te dy ishin ne servisin e tyre. Lind pyetja? Perse i kane bere fotot ,dhe perse koncidojne me momentin e vrasjes , dhe a bejne shpeshe foto te tilla keta dy persona? ?…….

  6. Ilirjan says:

    Pas nje viti, kane per te dale perfundimet e prokurorise, pastaj e ka rradhen mbrojtja e te pandehurve, pastaj Gjykatesi e keshtu pas 5 vjetesh jepet konkluzioni. Kot nuk thone se Qeveria e kap lepurin me shpejtesine e qeres.

  7. lum nana per ju says:

    Lat nam, pse i lini keto vrasje pa autor, jepini drejtim, ne si popull e kemi te qarte, kush e vrau, po ju talleni dhe zoti ua befte me zi, te marrin ndeshkimin e merituar kush e beri vrasjen, po zgjat e zgjat,te vjen tjetri ne dere te shtepise te vret dhe largohet i qete se e di qe nuk i futet gjemb ne kembe. Haram, harami le t’ju ndjeke kudo.

  8. DRTN74 says:

    KY MUHABET E PAT.300 MIJE EURO SHPERBLIMI PER INFORMACION TE SAKTE.NGA 100 MIJE SECILIT PREJ KUSHURIJVE 100 QE MBETEN FAMILJEVE DHE ATA TE PRANOJNE SE DO JA KALOJNE MIRE NE BURG ME GJITHE ATO PARA.

  9. sh q i p says:

    po emerusi SB, ju thote gje apo…. lere, lere. nuk e besoj. megjithese….. po sikur…..

  10. Populli says:

    Ka mundesi qe me ato armet qe gjeten ne fushekuqe, te kene implantuar edhe armen te cilen e kane marre ne dorezim pas vrasjes. Normale qe do ta gjejne

    Kjo vrasje ka lidhje te pakundershtueshme me ata qe jane ne politike dhe njerez te lidhur me ta, te cilet qe kane bere pislleqe monstruoze.

    Jam i bindur se arma do te dale nga ato armet qe u sekustruan. Prit te shohim skenarin e stisur.

  11. shefi says:

    TAHIRI MUND TE JAPE NDONJE VERSION PER TELEFONATEN QE PATI NGA I NDJERI PERPARA NGJARJES?

  12. Cohen says:

    …Bravo ABC NEWS po e ndjek kete ceshtje hap pas hapi

  13. arben says:

    Nje fjale e urte thote se po te doje qeveria e ze lepurin me qere.Shteti i ka te gjitha mjetet per te zbuluar urdheruesit dhe ekzekutoret por e rendesishme eshte se sa te sinqerte jane per ta realizuar ate dhe a jane te pa implikuara e te sinqerta organet zbuluese apo do bejne sic kane bere gjer tani qe ne vend qe te zbulojne krimet politike i mbulojne ato dhe e bejne te pa mundur venien para pergjegjesise te ekzekutoreve dhe urdheruesve.

  14. ..duhet pare historia e ngritjes se bankes..fitimi me i madh ne vitin 1997 ??{viti i zjarrit per shqiperine}.Duhen pare shume gjera,por kur,nga kush?

    1. Qytetari says:

      o peshku, banka eshte hapur ne 2005 …

  15. futja kot says:

    kur eshte kapur droga ne mal te zi a eshte permendur fokus grup nga media.
    Te shikohen gjith lajmet ne ate kohe.
    qe ketu nxiret konkluzion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje