Kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari është mjaft i qartë për nevojën urgjente të reformimit të sistemit të drejtësisë. Ai thotë se kjo reformë duhet të rrisë transparencën, të instalojë karrierën, të përmirësojë kushtet e punës dhe të mbajë larg politikën nga drejtësia
Intervistoi: Skender Minxhozi*
Zoti Hajdari, një vit më parë deklaronit diku se nëse ka mafie në Shqipëri, ajo lidhet me pronën. A mund ta zhvilloni pak këtë ide?
Kjo ka qenë një pjesë e një prononcimi që kam bërë më parë. I mbetëm këtij mendimi dhe tani, pasi në parim prona që nuk merret apo që nuk krijohet në mënyrë të ligjshme, është burim konfliktësh, përfshirë dhe ato të karakterit penal.
Ne të gjithë e dimë sesi janë përvetësuar një pjesë e pronave dhe si janë krijuar bisnese ne vendin tonë, pas ndryshimeve demokratike. Të gjitha ato prona që janë fituar ne menyre të paligjshme, apo biznese të krijuara nga të ardhura që vijnë nga trafiqë të të gjitha llojeve duke përfshirë dhe korrupsionin përbëjnë një rrezik potëncial për ngadalësimin e proceseve intëgruese të vendit tonë. Goditja e këtyre grupeve kriminale pa dallime politike është sfida e organeve të drejtësisë dhe agjensive ligjzbatuese që veprojne ne vend.
Keni bërë gjithashtu disa propozime që lidhen me shkurtimin e proceseve gjyqësore, gjykimin në mungesë etj. Cilat janë disa nga idetë tuaja konkretë për tëmën e madhe të reformës në drejtësi, për të cilën po flitët shumë shpesh? Ku dhe si duhet të ndërhyjë politika, në përfeksionimin e sistëmit?
Ne bëjmë shumë ndryshime të herëpasherëshme, në ligjet organike me të cilat lidhet objekti i punës së organeve të drejtësisë. Kjo është një praktikë e gabuar. Ndryshimet mund të inicohen nga politika në princip, por pjesë të diskutimeve duhet të bëhen grupet e intëresit, profesionistët dhe eskpertiza ndërkombëtare që vepron në Shqipëri.
Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur dhe është ndërhyrë në kode dhe ligje të veçanta, disa herë brenda një kohe të shkurtër. Kodi penal dhe ai i procedurës penale, mendoj se kanë nevojë për ndryshime, plotësime apo saktësime, për disa institute të së drejtës, siç mund të jenë ato që kanë të bëjnë me gjykimin në mungesë, gjykimin e shkurtuar, ndërtimin e institucioneve për riedukimin e të miturve që kryejnë vepra penale, apo ato që kryejnë vepra penale, por nuk kanë mbushur moshën për përgjegjesi penale, ndryshime që kanë të bëjnë me uljen e numrit të çeshtjeve që shkojnë me rekurs në Gjykatën e Lartë etj.
Por nuk janë këto dhe të tjera ndryshime që mund t’i bëhen kodeve apo ligjeve organike, mbi bazën e të cilave punojnë organet ligjzbatuese, Prokuroria, Gjykata Këshilli i Lartë i Drejtësisë. E rëndësishme është që reforma në drejtësi të synojë të ndryshojë modelin sesi punojne individët në këto organe. Është i vërtetë konstatimi i publikut dhe i ekspërtizës ndërkombëtare, se në organet e drejtësisë ka korrupsion dhe se ky fenomen nuk po goditet fort.
Në këtë moment politika duhet të paraqesë drejtimet se ku mendon të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Ndryshimet është mirë që të mos bëhen me nxitim apo pjesore, por të bëhen në formën e një pakete, ku pjesë e diskutimit të jenë sa me shumë aktorë profesionistë vendas dhe të huaj. Kjo reformë duhet të sigurojë që nëpërmjet ndryshimeve të tilla, si rritja e transpareces së punës së këtyre organeve e llogaridhënies së tyre, nxjerrja jashtë ndikimit politik, instalimi i sistemit të karrieres dhe promovimit, nxjerrjes së tyre nga konflikti i intëresit, forcimi i bashkëpunimit ligjor midis tyre, përmirësimi i kushteve të punës etj, – e gjitha kjo listë masash konkrete duhet të synojë t’i bëjë këto orgave të efekshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Ashtu siç dotë ndihmojë të evidentohen e dënohen ata individë, të cilët punën në këto institucione nuk e kryejnë me drejtësi e ndershmëri, por e kanë kthyer në një mjet fitimi material, apo shërbimi ndaj politikës, duke shkatërruar me të drejtë besimin e publikut në dhëniën e drejtësisë në vend.
Ju e dini që prej vitësh ka një përshtypje të përhapur negative, në lidhje me gjyqtarët, prokurorët dhe pjesën tjetër të hierarkisë së sistëmit të drejtësisë. Sa i bazuar është ky qëndrim kritik i opinionit publik dhe cilat janë shkaqët e tij?
Ne duhet të kemi kurajon t’i shohim gjërat në sy. Ky perceptim nuk është vetëm i publikut që preket direkt nga puna jonë, por dhe i ekspertizës ndërkombëtare, që është e paanshme dhe realiste. Pas marrjes së statusit si vend kanditat i Bashkimit Europian, një nga kushtet kryesore që i kërkohet vendit tonë, është të bëjë reforma të thella në sistëmin e drejtësisë, me qëllim goditjen e korrupsionit të të gjitha llojeve, brenda këtij sistemi. Janë shpenzuar shumë fjalë, është koha e veprave.
Në segmentin prokurori-gjykatë ndodh shpesh që faji të humbasë, që krimet të trajtohen butësisht dhe që dënimet të jepen të lehtësuara, në krahasim me pikën fillestare. Pse ndodh kjo, sipas jush?
Ky përcaktim është i vertëtë. Por ka ardhur koha që të ndajme qartë se kush mban përgjegjesi për dënime të buta që jepen për individe apo grupe që kryejnë vepra penale në përgjithesi dhe për ata që kryejnë vepra penale në fushën e korrupsionit të të gjitha llojeve e të krimit të organizuar. Kjo është përgjegjësia direkte e gjykatave, pasi në bazë të ligjit aktual procedural penal, është ky organ që ka të drejtën absolute për të dhënë dënime. Prokuroria është palë në gjygj dhe kërkon dënime, gjykata është e pavarur në dhëniën e dënimit.
Gjykata ka të drejtën ekskluzive të jape si mase dënimi, aq sa kerkon prokuroria, më pak sesa kërkojmë ne, përfshirë dhe pushimin e ndjekjes penale, si dhe dheniën e një mase dënimi më të lartë. Siç shihet, gjykata dhe prokuroria ndryshojnë esencialisht, sa i takon kompetencave, në raport me dënimet që jepen. Unë mendoj se Prokuroria e realizon detyrën e vet ligjore, kur personi deklarohet fajtor nga gjykata dhe nuk duhet të shprehet fare për masën e dënimit, pasi kjo është një e drejtë e detyrim ligjor ekskluziv i Gjykatës.
Sa e vërtëtë është aksioma “prokuroria kërkon t’i dënojë, gjykata i liron”?
Mendoj se kjo është pjesërisht e vertëtë, pasi nuk është e thënë që çfarë kërkon Prokuroria, ta marrë parasysh gjykata. Kjo do të ishtë shumë e rëndë, po të ishte e vërtetë në masën absolute. Por realiteti është ndryshe. Gjykatat, sidomos për veprat penale në fushën e korrupsionit e krimit të organizuar, vazhdojnë të japin dënime shumë më të buta sesa kërkon Prokuroria, ose pranojnë fillimisht kërkesat tona për ndjekjen e autorëve të këtyre veprave penale në gjendje arresti dhe janë po ata gjyqtarë apo gjyqtaret e shkallëve të tjera, që i nxjerrin personat në fjalë nga burgu. Kjo është e papranueshme dhe raste të tilla ka me bollëk, për fat të keq.
Kanë ndodhur dy ngjarje orët e fundit, që kanë vënë në lëvizje opinionin publik: Lazarati dhe vrasja tragjike e banikerit Santo. Si i përjeton një prokuror i vjetër këto evenimentë?
Janë dy ngjarje, ku Lazarati është histori suksesi profesional i Policisë së shtetit, jo vetëm se çliroi këtë vend nga marrja peng që i ishte bërë nga narko-trafikantët dhe krimi i organizuar, por se këtë operacion e kreu me durim e sakrificë të madhe, pa marrë jetë njerëzish. Pas këtij operacioni, krijohet mundësia që shumë shpejt, në çdo cep të vendit, hashashi të mos ketë mundësi të kultivohet. Kjo do të ishtë një arritje e madhe dhe pas kësaj që ndodhi me Lazaratin, unë jam i bindur që shumë shpejt kjo do të ndodhë në të gjithë Shqipërine. Pra, ka qënë një ngjarje që e kam ndjekur nga larg, me shumë vëmendje dhe për nga menyra se si u finalizua, sigurisht që më ka gëzuar shumë.
Ndërsa vrasja e Z.Santo është një ngjarje shumë e rëndë, jo vetëm për faktin se vritet një nga bankierët më të suksesshëm në vend, por për nga mënyra e kryerjes, koha në të cilën u realizua dhe sidomos vendi që u përzgjodh për t’u kryer vrasja, ka karakteristikat e plota të një krimi mafioz.
Kjo është një vrasje me të cilën segmentë të krimit kërkojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit. Nisur nga përvoja ime, ndonëse nuk merrem me hetimin e kësaj çeshtjeje, mendoj se ajo do të zbardhet, pasi jo çdo gjë në këtë vrasje ka qënë e mundur të bëhej në përfeksion. Pra, ka qënë një ngjarje e cila të ben ta harrosh për një çast se je Prokuror dhe ta përjetosh atë me trishtim të thellë, si çdo njeri i zakonshëm.
Cilat janë disa nga statistikat e kriminalitëtit, të krahasuara ndër vite?
Statistikat e kriminialitetit nga viti në vit, tregojnë se krimi ka rritje, si për nga numri i veprave penale që heton prokuroria, ashtu dhe nga mënyra e sofistikuar e kryerjes së tyre. Para dhjetë vjetëve Prokuroria hetonte rreth 13.000 çeshtje në një vit. Tani ky numër është trefishuar, pasi për vitin 2013, Prokuroria hetoi 39.000 çeshtje penale.
Kjo rritje kaq e madhe vazhdon të mbulohet me atë numer prokuroresh që kanë qënë para 10 viteve. Pra, kemi trefish më shumë krime, por kemi po aq prokurorë, sa kishim. Kjo e bën të domosdoshme rritjen e numrit të prokurorëve, me qëllim përballimin me eficencë e cilësi të lartë, të hetimit të veprave penale. Në vitin 2013 prokuroria ka derguar në gjykatë rreth 50% të çeshtjeve të hetuara, ndërsa ka pushuar hetimet për 20% të tyre dhe ka pezulluar hetimet dhe ka derguar ne polici për zbulim autori, rreth 30% të çështjeve të hetuara.
Këto statistika tregojnë se problem i madh në luftën kundër kriminalitetit, mbeten çeshtjet që nuk u zbulohen autorët. Çka e bën bashkëpunimin midis prokurorisë dhe policisë të domosdoshëm, me qëllim rritjen e numrit të çeshtjeve ku autoret zbulohen dhe shkojnë para drejtësisë.
Çfarë përshtypje krijon tëk ju togëfjalëshi “Byro Hetimi”? A i frikësohet prokuroria një dublimi nga instanca të reja që mund të krijohen, sa i përket hetimit dhe formulimit të akuzës?
Kam qenë nga të parët që jam shprehur se Shqipëria ka nevojë që hetimi të riorganizohet. Dua të theksoj se unë nuk e kam në dorë sot, draftin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por në parim mendoj se ky organizim i ri duhet të realizojë këto qëllime:
1- Të rrisë bashkëpunimin ndërmjet Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Në këtë strukturë duhen specialistë hetimi të veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe nëpunësve të shtetit, të krimit organizuar të të gjitha llojeve, trafiqeve, vrasjeve në rrethana të cilësuara etj. Duke qenë brenda kësaj zyre, këta zyrtarë (OPGJ), do ta kene më të lehtë shkëmbimin e informacioneve midis tyre dhe grumbullimin e provave ndaj autorëve që kryejnë këto vepra penale.
2.- Kjo strukturë duhet të përbëhet nga specialistët dhe profesionistët më të mirë që ka policia, jo vetëm nga formimi policor, por edhe nga pikëpamja e grumbullimit të provave sipas Kodit të Procedurës Penale.
Sa i përket shqetësimit të dublimit të prokurorise nga kjo strukture, kjo nuk mund të ndodhë, pasi në bazë të Kushtëtutës dhe ligjit “Për Organzimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është Prokuroria institucioni i cili drejton dhe kontrollon hetimet, ngre dhe përfaqëson akuzen në emër të shtetit, në të gjitha shkallët e gjykatave. E shoh me shumë inetëres krijimin e kesaj strukture dhe shpresoj që para se të miratohet, drafti të bëhet pjesë e disktutimit të specialistëve më të mirë të prokurorisë, policisë, profesorë të së drejtës, kriminologëve etj.
Ka një debat tjetër të madh, që lidhet me ndryshimin e Kushtëtutës. Ku duhet prekur, sipas jush, ligji themeltar i shtëtit?
Po, ky debat ka kohë që egziston dhe tashmë ka dalë në sipërfaqe dhe është bërë pjesë e tryezave, qofshin këto të formatit politik, tryeza të profesionistëve apo ekspertëve juridikë, të shoqërise civile dhe të faktorit ndërkombëtar. Diskutimet janë se sa duhet ndërhyrë në Kushtëtutë, jo më nëse duhet ndërhyrë aty.
Unë mendoj se në Kushtetutë duhet ndërhyrë në disa kapituj shumë të rëndësishëm. Ndryshimet Kushtëtuese duhet të synojne më së pari, të rregullojnë pavarësinë e balancimin e tre pushteteve (Parlament, Qeveri, Gjykata). Për të realizuar këtë duhet të rishikohen kapituj që kanë të bëjnë me:
1-Ligjin zgjedhor aktual propocional rajonal të mbyllur dhe pa korrektim kombetar, i cili ka çuar në rritjen e teokracisë partiake dhe mungesës së konkurencës brenda një formacioni politik, ku autoriteti i kryetarit të partise, është absolut dhe i paapelueshëm, në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Ky ligj nuk i jep mundësi zgjedhesit që brenda një partie, të zgjedhë kandidatin që ai do, për ta përfaqësuar në parlament. Ky ligj mbyll gjithashtu të gjitha hapësirat për daljen e forcave të reja politike dhe qarkullimin e elitave politike.
2- Kapitulli mbi referendumet . Numri i pjesëmarrësve në referendum (më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar) dhe procedura aktuale, që duhet ndjekur për realizimin e një referendumi, me shumë stacione, e vështireson kryerjen e referendumit në atë kohë që e kërkon publiku ose klasa politike.
3- Në një Republikë Parlamentare, si e jona, Qeveria duhet të jetë nën kontrollin e Parlamentit. Ndryshimi i mënyrës së aplikimit të mocionit të besimit dhe mosbesimit, që u bë në vitin 2008, e bën Qeverinë, në një fare mënyre, të dalë jashtë kontrollit parlamentar. 4- Drejtuesit e organeve Kushtëtuese dhe anëtaret e Gjykatës Lartë dhe Gjykatës Kushtëtuese dekretohen nga Presidenti dhe mund të miratohen nga Parlamenti me shumice të thjeshtë (me vetëm 36 vota!) . Në momentin kur vetë Presidenti mund të jetë zgjedhur me shumice të thjështë votash (71vota), kjo e bën zgjedhjen e tyre totalisht të paragjykuar politikisht. Për të shmangur këtë problem madhor, mendoj se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe drejtuesit e institucioneve Kushtetuese dhe anëtaret e Gjykatës se Lartë dhe Gjykatës Kushtëtuese, pasi të dekretohen nga Presidenti, duhet të miratohen nga Parlamenti me shumicë të cilësuar, me 3/5 të deputëve (84 vota).
Kjo menyrë zgjedhjeje do të garantojë që në këto organe, të drejtojnë individë me karriera profesionale dhe të pandikuar nga politika. Është rasti të përmend se Fondacioni “Soros” ka inicuar një sondazh, që është në proces e sipër, me gjygjtarë, prokurorë, avokatë, profesorë të së drejtës, politikanë, ish-Presidentë, ish-drejtues të Institucioneve Kushtëtuese, studentë dhe publikun e gjerë, me qëllim marrjen e opinioneve të tyre në lidhje me ndryshime të mundshme që mund t’i bëhen Kushtëtues. E përmenda këtë fakt, për të nënvizuar dy momente: e para, se ndryshimet e Kushtetutës duhet të bëhen pas një diskutimi me përfshirje sa më të gjerë dhe e dyta, duhen bërë jo me nxitim. Pra, të ketë kohë të mjaftueshme në dispozicion, për reflektim dhe drejtpeshim.
Marrë nga REVISTA JAVA
si eshte e mundur qe i vihet ne goje mikrofini prokuroreve te tille !!!??. A keni ide se kush eshte ky njeri ???!! Eshte prototipi i te korruptuarit injorant qe te ben gjemen per shkak te padijenise se tij. Si eshte e mundur qe media nuk eshte ne gjendje te identifikoje zyrtarin qe duhet dhe i shkon te dale e bej moral apo te thote te vertetat rreth gjendjes se prokurorise apo drejtesise ne pergjithesi. Ky prokuror, shites i ceshtjeve dhe shperndares ngarkese ne perputhje me perfitimet qe i vijen, vec te tjerave eshte e dhe biznesmen birre.
Menyra e organizimit te punes dhe grumbullimit te perfitimeve i ngjan organizimit te krimit te strukturuar, atje eshte organizata kriminale me se pari, pastaj kerkohet rrugeve.
E vetmja mérite e ketij injoranti eshte qenija mik me Bamir Topin, tenxherja ka gjet kapakun.
Kujdes u lutem, se na e shpifet me te tille subjekte. Te pacipe ne korruptimin e vet e te cdo qelize ku punojne.
Pikerisht per keto te verteta qe the e kane nxjerre aty. Shula si ky i duhen Rilindjes qe nuk do drejtesi sepse ate do duhej ta niste se pari me Ilir Floririn por kerkon perdorimin politik te saj.
po vjen goditja e madhe kunder mafies se drejtesise
ja edhe nje tjeter ”politikan” – urime partise qe do ta marre ne vathe, drejtesia ka nje vend ”bosh” …..
Po ku ka me te ndyre se ky njeri? Ky per leke shet dhe femijen. I pabese, maskara dhe i korruptuar deri ne kocke. Te flasesh ti per korrupsionin eshte njesoj si te predikoje Djalli ne formen e engjellit.
Saliu, Basha, Nishani, kryeprokurori dhe e gjithe shpurra e tyre qe nga gjyqtaret deri tek kriminelete me maska jane “njerezit” me te ndyre qe ka prodhuar kjo toke.
Pa u zhdukur kjo kolere nuk behet Shqiperia.
PO KY LEGENI HA E PI ME NDRICIM BABASIN E PD-SE! PERSONIN QE BLEU NGA BEN IMAMI 400 TON TRITOL NEPERMJET FIRMES SE VELLAIT TE VET!
AMAN BYROJA KOMBETARE E HETIMIT DUHET TA FILLOJE PUNEN DUKE PERGJUAR PROKURORE E GJYKATES DHE DO TA SHIKONI SE C’NDYRESIRA TE KORRUPTUAR JANE!
BOLL NA NGOPET ME LUGEN BOSH O QEVERITARE, JEPINI DREJTIM!
duhet me fillu me heqjen e ketyre avokateve: http://goo.gl/rUZG3a
Me pelqen qe ne kete shkrim per foto keni vene gjyqtarin me te KORRUPTUAR dhe krimbur ne para… Ky LAO ose Alaudin Malaj ka per tu bere shembull, ndoshta jo nga shteti por sigurisht nga “privati” do ti numerohen te zezat deri ne nje… Sa vetave u ka marre ate qe nuk i perkiste dhe sa te tjereve u ka nxire jeten…u ka jete borxh njerezve… Lexoje o Lao se te kujtohen
Komentuesit e nderuar ka kohe qe shkruajne mbi nevojen urgjente te reformimit te sistemit te drejtesise, ndersa keta prokurore koketula na tregojne se do behet. Tani fjala eshte pse nuk eshte realizuar, te tjerat jane dokrra qe nuk kane asnje vlere… Jemi shume te vonuar!