Partia Demokratike akuzon Qeverinë se po bën diversione për qëllime të pastra politike dhe elektorale përmes gjymtyrëve të saj mediatikë në lidhje me reformën territoriale. Përmes një deklarate për mediat, PD ripërsëriti qëndrimin e saj për arritjen e konsensusit mes pozitës dhe opozitës në lidhje me realizimin e kësaj reforme.
Partia Demokratike thekson se interesi i saj i parë në lidhje me reformën e pushtetit vendor, është rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve dhe përfaqësimi demokratik i tyre.
“Partia Demokratike shpreh zhgënjimin për faktin se si shtypi pranë qeverisë, përpiqet përditë të manipulojë opinionin publik në lidhje me reformën territoriale dhe të pushtetit vendor, duke i atribuuar opozitës, skenare, plane dhe harta të trilluara. Në vend të përgjigjes ndaj ftesës për bashkëpunim me opozitën dhe të zgjedhurit vendore në këtë reformë për interesat e qytetarëve, qeveria lëshon diversione për qëllime të pastra politike dhe elektorale përmes gjymtyrëve të saj mediatike. Hartat dhe skemat manipuluese janë për fat të keq domen i qeverisë.”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Ndërkohë, ministri i Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi deklaroi në Dublin se maxhoranca është e hapur për propozimet e opozitës për reformen territoriale, por ajo si pikënisje ka hartën.
“Harta është pikënisja dhe aty duhet të nisemi, me konsolidimin e pushtetit vendor që të thithë më shumë kompetenca nga qeverisja qëndrore. Të ngremë strukturat e duhura që reforma të ketë gravitetin e duhur dhe të shërbejë për qëllime sa më të mira në sasi dhe cilësi për komunitetin. Ne u themi se reforma nuk mbaron me bërjen e hartës, por ajo është pikënisja”, deklaroi Çuçi.
Ministri Çuçi dhe një delegacion i gjerë qeveritar dhe parlamentar ishin në Irlandë për të marrë përvojën e këtij vendi në reformën e territorit.
“Irlanda para një muaji bëri zgjedhjet vendore dhe aplikoi për herë të parë sistemin me 31 bashki. Irlanda ka shumë ngjashmëri me Shqipërinë përsa i takon strukturës së qeverisjes vendore dhe reduktimi i strukturës në 31 bashki tregon se ne kemi shumë për të mësuar. Qëllimi është të mësojmë nga ekspertët irlandezë më shumë rreth implementimit dhe vështirësive”, shtoi Çuçi.
Ujqit jane bere qengja! Kush kujdeset per qytetaret hajdutet e pangopur? Le ta haje prape populli sapunin e PD per djathe e te vere ne pushtet mekembesin e mbretit humbes Berisha, Nul Bashen.
O z. Cuci! A e kane mare tapine e tokes fshataret irlandeze! Kur plugu i traktorit pa dashje mer pak toke nga fqinja, si e zgjidhin problemin fermeret? – Kur dikujt i teket qe te mos e lejoje kombajnen qe korr grurin te kaloje ne rrugen para ngastres se tij, pas sa kohe vjen zgjidhja? A ndodh qe vonohet gjashte muaj dhe korret gruri ne janar?
-Kur nje fermeri, i teket dhe shemb kanalin kullues apo vadites, a ka sherr midis fshatareve atje. Kur urina nga kasollja e lopeve te fshatarit, rrjedh dhe vjen ne oborrin e fqinjit, cfare mase meret?
Dhe pyetja e fundit:-Sa djem kane vrare babane, vellane, xhaxhane, kushririn e pare, aty ne Irlande, per sherrin per kufijte e prones apo per vijen e ujit.
Ti mbase thua, pse djali vret babane, vellai vellane, djain e xhaxhait dhe jo nje tjeter qe nuk e ka fis? Por kete do ta le ta shtrydhesh turin vete.
eshte per te qeshur dhe qare:
PR etj kerkon pronat me anen e mediut dhe ndonje tjetri.
Nga ana tjeter Mediu dhe ndonje tjeter ka mare toka ne Breg det.
Te kujt kan qene keto toka
pse keta mendojne se tokat e zaptuara nga te ardhurit do te kthehen prap. Po ligji i legalizimin a bije ndesh me kete kerkese ????
Keta te PR etj duan mut, ose kerkojne per tu thene te tjereve qe ja ne po i kerkojme po nuk na i japin.nga ana tjeter kan miratuar ligjin e legalizimeve.
ORe ler ca reforma territoriale leshi … po hajde ketej ne Fier na mbyti gazi dhe era e pocerive qe pjekin. KA shtet apo ska shtet , ben tjetri biznes mu ne mes te Fierit duke helmuar njerezit. KAne frike te shkretet te shprehen nga pronari i pocerise , se eshte nje horr dhe deputet i PD-se. Fabrika eshte jashte kushteve teknike dhe mjedisore.