Zhdukja e Renit të Elbasanit, policia ndalon ish-të dashurën

6 Korrik 2014, 11:42Politika TEMA

Ndalohet nga policia ish-e dashura e Renato Hamzait, i njohur ndryshe si “Reni i Elbasanit”, këngëtar i muzikës tallava. Pas denoncimit të familjarëve të tij dhe dyshimeve që ata ngrinin për ish-të dashurën , policia ka ndaluar vajzën me inicialet D.D, ndërsa mësohet se në polici është shoqëruar edhe nëna e saj.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se e vetmja deklaratë e dhënë prej saj është se “nuk kam lidhje me ngjarjen”, raporton Ora News.

Gjithsesi policia ka vendosur ta mbajë atë nën arrest. Ndërkaq në pyetje janë marrë edhe dy persona, që dyshohet se janë ata që i telefonuan 21-vjeçarit duke i kërkuar të këndojë në një dasmë që do të organizohej në një lokal në Durrës.

Nisur nga deklaratat e familjarëve policia e Durrësit ka marrë në pyetje edhe pronarin e këtij lokali, për të mësuar prej tij nëse po organizohej në lokalin që ka në pronësi, një ceremoni martesore apo gjithcka ka qënë sajesë e dy personave që i telefonuan.

Prej atij momenti, Renato Hamzai nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët e tij, që prej datës 29 qershor. Dyshimet e nënës së tij shkuan tek ish-e dashura e Renatos, pasi sipas saj për shkak të ndarjes me Renin, vajza e re i kishte deklaruar se nuk do ta gëzonte djalin e saj dhe se ajo do ta vriste.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Zhdukja e Renit të Elbasanit, policia ndalon ish-të dashurën”

  1. Joni says:

    Shpresoj te jete mire.

  2. Fori says:

    My robi po te kishte floket e verdha do luante shume more me Brazilin ne vend te Dani Alvesh. Ja PSE ka kaq shume tifoze Brazili ne Shqiperi !

  3. olsi says:

    komuniteti jevgjve jevgjit martohen qe femije martohen 10 deri 30 here gjat jetes se tyre sado qe feja muslimane e t parve t tyre eshte fe gjoja fanatike shew me moral n thonjza , por nuk besoj t jet pune dashurie se juvgjit nuk e njohin ate gje perderisa martohen 10 here por do ket dicka tjeter pune leku ndoshta
    tallava eshte muzika me e preferuar e jevgjve edhe e muslimanve muzike jo shqiptare por origjina e saj eshte jevge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje