Zgjedhjet e PD në Gjirokastër, kundërshtari i Bejkos: Procesi i manipuluar 

6 Korrik 2014, 19:47Politika TEMA
Zgjedhjet e PD në Gjirokastër, kundërshtari i Bejkos:

Zgjedhja e Roland Bejkos në krye të PD së Gjirokastrës me vetem 6 vota difrencë nga kandidati i tij më i fortë, Shemsho Lamaj, ka qenë një proces i manipuluar, teksa ka thelluar hendekun mes grupeve të ndryshme brenda kësaj force politike në qytetin e gurtë.

Akuza është bërë nga Shemsho Lamaj, një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike në këtë qytet. Lamaj në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report pohon se gara mes tij dhe Bejkos për shkak të diferencës prej vetëm 6 votash, në të vërtetë është në balotazh pavarësisht manipulimeve, të cilat i argumenton më poshtë.

Kam kërkuar zyrtarisht nga kryetari i PD, bërjen e balotazhit ose rikthimin e Kuvendit Zgjedhor te PD. Në fund nuk u dha procesverbal në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, nuk u rakordua numri i votuesve sipas listës së delegatëve dhe mandateve të dorëzuara nga delegatët. Dhe nëse i rakordojmë përfundimisht listën me fletët e votimit të gjetura në kuti për anëtarët e kryesisë, dalin që në kutinë për kryetarin kanë qenë 38 fletë votimi më shumë” theksoi Lamaj

Lamaj ndër të tjera pohon se nuk e njeh legjitimimitetin e kreut aktual të Partisë Demokratike, dega Gjirokastër.

Minimalisht, nëse konkretizohet, zyrtarizohet ky Kuvend, atëherë kryetari i partisë nuk ka një mandat të zgjedhur nga vota, por ka një emërim. Dhe natyrisht nuk do ta ketë tagrin e një kryetari të zgjedhur me votë direkt nga delegatët e degës Gjirokastër” tha Lamaj 

 

Dyshimet për manipulime, dorëhiqen drejtuesit e FRPD dhe LGSH

“Çelësi i suksesit për të sotmen dhe të nesërmen e Partisë Demokratike është ngritja, ribashkimi dhe zgjedhja në poste drejtueseve e njerëzve më të mirë”.

Kështu u shpreh Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e mbajtur në Kuvendin Zgjedhor të degës së kësaj partie në Gjirokastër ku rezultoi fitues Roland Bejko. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Basha theksoi se Qeveria jo vetëm ka dështuar në çdo premtim të bërë por ka përkeqësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht rënies së menjëhershme të besimit të qytetarëve tek kjo mazhorancë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga demokratët që mos ta konsiderojnë këtë si të mjaftueshme për ardhjen e tyre në pushtet.

“Ne nuk mund të fërkojmë duart e të bëjmë llogaritë me dështimet e kundërshtarit, por duhet të bëhemi gati për ngritjen dhe ringritjen tonë. Përmes votës së lirë do të merrni përgjegjësinë tuaj si njerëz të lirë për të zgjedhur ekipin që ju mendoni se do t’ju udhëhequr drejt fitores, dhe do të keni drejtuesin që zgjidhni vetë”, tha Basha.

Por, një ditë pas zgjedhjes së kreut të PD-së në Gjirokastër përplasjet në këtë degë kanë vijuar, megjithëse Basha paralajmëroi se kushdo që do të tentojë përcarjen e PD-së do të ketë tolerancën dhe mirëkuptimin zero. Burimet nga PD konfirmojnë dorëheqjet e Alie Kokalarit nga posti i kryetares së degës së LGSH, njëkohësisht edhe sekretare e PD në Gjirokastër, dhe Buljana Karagjozi, kryetarja e FRPD. Dorëheqjet janë komentuar si shenjë proteste ndaj një procesi që pretendohet se ka qenë i manipuluar.

Kryetarja e Forumit të Gruas të PD, Alie Kokalari, tha se jep dorëheqjen si pasojë e presioneve që ka marrë dje gjatë zgjedhjeve për kreun e ri të PD në Gjirokastër.

“Kam pasur presione nga delegatë dhe anëtare kryesie. Kam pasur ofendime që janë të padurueshme. Ishin ofendime në adresën time dhe familjes sime. Falenderoj anëtarët që më kishin votuar”, tha Kokalari.

Në garën për kreun e PD Gjirokastër garonin 4 kandidatë, ndërs Bejko fitoi me 8 vota diferencë ndaj kandidatit Shemsho Lamaj.

11 komente në “Zgjedhjet e PD në Gjirokastër, kundërshtari i Bejkos: Procesi i manipuluar ”

  1. toni says:

    kOPEJA E BABZITUR VRAPON KUSH E KUSH TE ZERE NJE VEND PER TE QENE KRYEHAJDUTI I ARDHESHEM. Kush ka mend e kupton se PD humbi prej makuterise se lidershipit qendror te saj dhe prej mentalitetit te 23 viteve se duhet pervetesuar gjithcka qe eshte prone e perbashket e popullit. Tani ka vajtur thika ne palce dhe kusaret nuk mund te rrine pa vjedhur nese vine ne pushtet perseri. Pasuria vihet me pune dhe jo me vjedhje te gjithckaje qe te pelqen ty.

    1. Prelilo Luaras says:

      Po Lazarati? Mungonte? Eshte ne burg me duket…..

    2. Vlonjati12 says:

      Bejko fitoi ne Gjirokaster, ashtu si fitoi Luli ne PD e si kryetar Bashkie ne Tirane. Pune fallcifikatoresh.

  2. edvini says:

    Alija Kokalari punon ne doganen e Kakavijes dhe ka nje agjenci doganore ne kete dogane. Qe ta kete mire me socialistet tani ben si e indinjuar me PD-ne…

    1. Bora says:

      Zonja Alie ka ngren buk dhe ne koh te pd dhe ne koh te ps nga krahet e veta jo nga pun partish..nqs nuk e di agjensia doganore esht biznes PRIVAT dhe asnjehet nuk ka patur lidhje me partit..po ke te drejt esht faji i isaj qe e ka ber gjith punen vullnetare, i ka kushtuar kaq shum rendesi partis vetem e vetem per te par dit te bardha ne radhet e pd dhe jo vetem e kurrsesi per nje perfitim personal. Nqs doni pyesni nje gjirokastrit qe gjeni para (ke te doni e njohin tr gjith si zonj te nderuar) per perfitimet qe i kan ardhur nga mbeshtetja e pd. Ah po dhe nje gje, as kryetarja e gruas e as sekretarja nuk paguhen per punen e tyre kshu qe mos flisni budallalliqe pa ditur kuptimin e posteve

  3. al says:

    O Lul cari, se ke shokun si caar.

  4. ismeti says:

    do isha shum i habitur nese nuk do kishte manipulime , luli me manipulime ,sala me lek shkau e greku e kta zagaret tjer te mos flasmi

  5. Albani says:

    Hahaha, te PD nuk rakordojn votat me nr e votuesve ….po dhe kryetari kshu u zgjodh krietar bashkie

  6. Sali Berisha says:

    hahahahaa, ndigjo, shiko ! zotrinj, votoni jue votoni se votat une ua numroj, ahhaaha !

  7. Bodigardi i Temës says:

    Vjedhja dhe manipulimi (i votës), është në “gjakun” e PD-së dhe nuk mund të ndryshohet, gjersa në krye të saj janë të njëjtët zagarë…!

  8. besa says:

    Ti qe ditke ku punon zonja alie, ke shume te drejte vajti 23 vjet qe ka agjensi doganore ne Kakavie, e ne politike u fut vetem me ftesen qe i kane bere grate demokrate per ti perfaqesuar . As ja ka nevojen Ps ,se vertet ka dhene doreheqjen po kjo sdo te thote qe ta kete mire me Ps,ate e kane kercenuar do pyesi shume se cmendim ka ps.as i intereson fare ta dish mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje