Marko Dajti: Atentati ndaj Santos prej shërbimeve të huaja! Të krijohet Banka Shtetërore e Kursimeve

6 Korrik 2014, 16:03Politika TEMA

Kryetari i Partisë së Punes së Rinovuar, Marko Dajti, ka bërë thirrje që pas vrasjes së bankierit Artan Santo, qeveria duhet të krijojë Bankën Shteterore të Kursimeve.

Vrasja e bankierit Artan Santo, drejtor ekzekutiv i të vetmes bankë shqiptare, tregon se sa i ekspozuar është ky sektor kaq delikat për ekonominë shqiptare. Edhe më shqetësuese është mënyra se si u krye ky ekzekutim makabër, në zonën më të sigurt të kryeqytetit.

Partia e Punës e Riorganizuar ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve analiza të zgjeruara me ekspertë të vjetër të sigurisë kombëtare dhe ish-kuadro të kundërzbulimit shqiptar. Konkluzioni i këtyre analizave është se atentati ndaj Santos nuk është thjesht një goditje ndaj një kryebankieri, por një goditje që synon pavarësinë e financave të shqiptarëve. Objektivi i zgjedhur ishte drejtuesi i një banke që, jo vetëm ishte e vetmja me kapital shqiptar, por edhe një ndër katër bankat më të suksesshme gjatë viteve të fundit. Ekspertët thanë se gjatë analizës së informacioneve të mbledhura prej tyre gjatë ditëve të fundit, rezulton se dyshimet më të mëdha bien mbi shërbime të huaja, të lidhura ngushtë me filiale të bankave të huaja që veprojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto banka të huaja që si mision parësor kanë mbledhjen e kursimeve të shqiptarëve dhe transferimin e tyre drejt bankave-mëmë në shtete të tjera, duke realizuar jo vetëm kontrollin mbi financat e shqiptarëve, por edhe të lenë të hapur mundësinë e bombës së fshehur në sistemin financiar, të ngjashme me atë që shpërtheu në vitet 1996-1997 me rënien e firmave piramidale. Këto banka-piramida, të licencuara nga qeveritë e kaluara, në këtë mënyrë realizojnë edhe misione ogurzeza në dëm të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

PPR shikon të arsyeshme t’i bëjë edhe një herë thirrje qeverisë shqiptare, deputetëve dhe ministrave, të braktisin garën e servilizmit dhe dhuratave të shtrenjta ndaj Kryeministrit që dje mbushi 50 vjeç, por të mblidhen urgjentisht për të vendosur për krijimin e Bankës Shtetërore të Kursimeve, përpara se piramidat e reja t’i vënë edhe një herë zjarrin Shqipërisë. Askush nuk do t’ju përjashtojë nga përgjegjësia historike, në rast se me mosveprimet tuaja do të shkaktoni tragjedi të reja.

Boll punuat vetëm për xhepat tuaja dhe për të huajt! Mendoni një herë edhe për shqiptarët”, shprehet ai në një deklaratë për shtyp.

33 komente në “Marko Dajti: Atentati ndaj Santos prej shërbimeve të huaja! Të krijohet Banka Shtetërore e Kursimeve”

  1. Ganiu says:

    Ore juve komunistatve ju urrej ne kulm se dhe vegla te sherbimeve te huaja qe prej ngalinde Dielli deri ne Perendim. Por me ju dhene hakun keto fjale qe thoni qendrojn.

    1. raimond vlonjati says:

      Po nqs e paskan ber krimin sherbimet e huaja,perse policia e shtetit nuk reagoi fare per kapjen e krimineleve,por i ka te largoheshin ….?

      Ap ngaqe kemi edhe qeveri qe i sherben sherbimeve te huaja sekrete…?

      1. Sulo says:

        JO vetem sistemin e drejtesise e ka ne dore Saliu por edhe sistmin bankaro-financiar:Tani ne vend te tendjerit Santo,banken tani e drejton burri i mbeses se Saliut KOrkuti(Burri i Elvana Hanas)…Do te pastroje gjithe parate e pista te saliut ,fazlicit,kulicit deri te korrupsioni i vellait te azem hajdorit. Sulo

        1. raimond vlonjati says:

          Po prandaj policia nuk reagoi farr se ka pas lidhje me Saliun….looool

        2. Safo says:

          Nqs eshte e vertete se tani bangen e drejton nje njeri nga rrethi familjar i Saliut sic pretendohet ketua atehere kriminelin e keni para syve cdo dite, ne parlament te enjten,ne facebook e kudo ku ka rremuja politike.

        3. anvangardi says:

          Motoret ishin dy, ai i pari i dy vrasesve nuk ka dale kurre nga Tirana, i dyti ishte per te humbur gjurmet.
          Nuk ju duket interesante pak dite para vrasjes erdhi ne Tirane Tony Blair !
          Ndonje bankier nuk beri kalimin e parave per sherbimin e dhenjes se statusit kandidat ne BE?
          Po telefonata me gangsterin Tahiri dhjete minuta para atentatit, per çfare u ankua Santos?

      2. Ganiu says:

        Ne Shqiperi mjere ai popull, se Sherbimet e huaja ne vende si Shqiperia si Han pa porta bejne qejf o qerrata. Nuk e kane te veshtire aspak tja lene kopilin ne dere kujt te duan…….
        Pastaj me gjithe ate perparim te shkences se PERGJIMIT , merren vesh pordhet qe bejne Shqiptaret neper shtepira jo me te tilla gurgulera ne mes te Tiranes bahhhhhh

  2. 1+1=2 says:

    atehere po te lidhesh pikat, bankat e huaja gjeten shesh dhe ben pershesh nga mafiozi sali berisha qe perpiqet tani me cdo menyre te destabilizoje qeverine rama…

  3. e verteta says:

    eshte me se e vertete, jane vetem 6 banka ne bote qe kane kontorl mbi te gjitha bankat e tjera…

  4. i----- says:

    Kur sju varen prej koqesh ne 90 te gjithe ju, mir e beni qe flisni

      1. i----- says:

        Une biri jot flas keshtu per ata qe na lane pas gjithe europes i dashur gjergj. Nqs dhe ti je dakort me komunistat shko ndro emrin

  5. caci says:

    I kini rene pikes tamam ! Kjo banke eshte krijuar me vjedhjen e bankes Kursimit, me parane e popullit shqiptar , drejtor i saj ka qene Santua Nuk eshte banke me capital shqiptar e per popullin shqiptar,por e Santove edhe MetSalinjve,dhe tani po eleminojne njeri tjetrin.

    1. hmm says:

      Tamam ashtu eshte.

  6. ert says:

    dokrra komunistesh… Vrasja ka te beje me arsye te tjera.
    Duhet kerkuar perfituesi.

  7. NAIVITETI I RAMES KA PER TI KUSHTUAR SHUME SHTRENJT KTIJ VENDI E KTIJ POPULLI .
    MOSSHKARKIMI I MENJIHERSHEM I MAFIES NE DREJTESI PROKURORI E VISHON TE CILET I SHERBEJN ANTISHQIPTARISE KOMANDUAR NGA SALI BERISHA ,
    SE SHPEJTI KA ME JU KTHY NE BUMERANG KSAJ QEVERRIE E CILA PO TREGON QARTE SE NUK ESHTE E AFTE TI SHERBEJ SHTETIT SHQIPTARE ,TI DALI ZOTE VENDIT ,PUSHTUAR NGA MAFIOZET NDERKOMBETARE AMBASADORET KURVA ,DHE FQINJET BANKIERET E JANULLATOSIT QE DOMINOJN PER TURP TE ZOTIT NE KTE VEND .

    SE PARET E SHQIPTAREVE VIDHEN NGA GREKET E DERGOHEN NE GREQI KKJO ESHTE SHUME E VERTET . KTU BEN PUNE VETEM NJI MAFIE PRO SHQIPTARE E CILA ME PO TE NJETEN MONEDHE TI LAJ HESAPET ME MAFIOZET E HUAJ QE KANE ZAPTUAR BANKAT SHQIPTARE DHE EKONOMINE SHQIPTARE .

  8. tomi says:

    “Ka bere analiza me ish-kuader” keto akoma se kane kuptuar qe dordolece kane qene gjithe jeten dhe po dordolece kane mbetur. Po dhe “Tema” me keto meret

  9. qytetar says:

    ka te drejte!

  10. kurrnaci says:

    Me duket interesante qe nje i majt-ekstrem flet per bankat. Megjthate problemi i kontrollit mbi financat e nje vendi eshte vertet i rendesishem. Nese ne kohen e rregjimit te P.P.SH-se kontrolli dhe terrori ushtrohej nepermjet sigurimit te shtetit sot njejti kontroll dhe presion ushtrohet neper mjet fuqise se parase pra neper mjet bankave dhe kurthit te sofistikuar te kredidhenies. Nje njeri qe ka marre kredi( borxh) eshte nje njeri te ciit mund ti kerkosh, ti besh presion, ta urdherosh, ta kercenosh dhe ai e ka te veshtire te te denacoje per shkak te borxhit. Kujtoj ketu vepren e Shekspirit “Tregtari i Venedikut” qe e pasqyron shume bukur kete mardhenie dhe kete situate ne nivelin personal. Gjthashtu kujtoj gjendjen e shtetit Gerk ne rraport me Banken qe kontrollon sot Financat e BE-se, Banka Gjermane. Per shkak te borxhit te mare nga shteti Grek, kjo banke vendos sa do te jene rrogat ne Greqi, sa do te jene pensionet, sa do te jene taksat dhe shteti Grek nuk mund ti ankohet per nderhyrje ne punet e brendeshme te nje shteti sovran. Ne kete lloj mardhenie duhet kerkuar,mendoj une edhe vrasja e Z.Santo edhe mosdenancimi nga ana e tije e ndonje kercenimi apo rreziku. Pershendetje.

  11. uriahipi says:

    “Qui bono?”
    Kush përfiton?
    Ka mundësi që Santo ti ketë mohuar mbështetjen financiare ndokujt që e ka quajtur të rëndë këtë refuzim. Duhet parë se çfarë investimesh gjigande do fimancojë Credinsi në të ardhmen e afërt si psh gazsjellësa, porte e ndonjë gjë të madhe. Përfituesi i saj direkt apo indirekt është edhe porositësi i vrasjes. duhet pritur për investimin e madh të rradhës së Credinsit, po arritëm ta shohim.

  12. Tarasi says:

    O 6 korriku,i ke lare duart mo?

  13. 1+1=2 says:

    @!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!, fatkeqesisht rama nuk eshte naiv, dhe vetem po ben ham, ham per permirsimin e prokurorise sepse po ti hape petet lakrorit i del shume keq era mutit dhe mund te dale dhe ai i dhjere!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ndryshe po te ishte rama i paster vete, sot sali berisha do ishte ne burg!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. Plaku i mocem says:

    Nuk e dija qe ne shqiperi te kishte mbetur ndonje banke me kapital tersisht shqiptar(pavarsishte se cilit krah politik i perkasin aksioneret).Del qe e vetmja banke me kapital tersisht shqiptar paska qene banka Credis.Goditja e kesaj banke(keshtu e kuptoj eleminimin e kreut te saj)le shijen e hidhur se dikush me i forte tani e tutje kerkon te beje ligjin ne kete sektor nevralgjik te ekonomise shqiptare.Liberalizimi kryekeput i tregut bankar ne Shqiperi pa nje politike proteksioniste, e ve ekonomine, e per pasoje edhe jeten e shqiptarve ne dore te te huajve.Ja ku te con politika e liberalizimit pa fre.

  15. DANI says:

    JA PLASEN “BOMBEN” NE DORE SALES DHE PRANDAJ E VURI SHPEJT ZEVENDESIN ………………..ME NJERIUN E TIJE ME TE BESUAR MALLTEZIN!!

  16. art says:

    Teori idiote o Tema mos botoni idiotesira, mos e ikin kaq shume nivelin

  17. Dashnor Kozaj says:

    Koment ,per Z, Dajti . Shqiperia e kishte Banken e Kursimeve ,te ngritur dhe funksionale . Perse e privatizoj me nje vlere qesharake i korruptuari Fatos Thanas Nano . ne fillim duhet te anullohet ky privatizim , te shpronesohet Fatos Nano ,te arrestohet dhe te denohet per tradheti ndaj Shqiperise . Por Ju ,Z. Dajti e keni fatos Nanon shok te idealeve shterpe te tuajat . Cfare doni te beni , akoma eksperimente ,sic beri Enver Hoxha per 50 vjet ne ate vend …….

  18. faleminderit BE says:

    Kryetari i partise se punes se rinovuar ? se dija qe egzistonte kjo lloj partie http://goo.gl/pA2I8Q

  19. UN says:

    Mendoj qe ka te verteta ne mendimin e DAJTIT, sygjerim i drejt per banken SHQIPTARE te kursimeve, brravo DAJTI.

  20. Vunoi says:

    Te huajt nuk na duan te miren,te huajte e kane fajin per cdo gje,jemi te rrethuar nga armiqte.Dokra Enveriste
    Ku fle ujku,ka njerez qe e dine shume mire,jane ata qe disinformojmojne
    me shume,politikanet,e majta dhe e djathta,jane ata qe kontrollonin Lazaratin dhe qe pastronin qindra miliona euro nepermjet bankave

  21. Shtet mafioz says:

    Shqiperise i ka ardhur gjithmon e keqja nga njerzit e felliqur te saj
    Kjo qe ndodhi me bankierin ,e ka njollosur shume kete qeveri .

  22. lali says:

    Me vdekjen e Santos parat u bene me te pastra, per arriun”.Arriu kishte frik nga memorja e Santos” dhe beri nderhyrje doktoresh”.Lidhini te gjitha ngjarjet ne vite, ai vepron vetem keshtu, nuk di te humbi, apo te barazoj????egersire ne djall vafsh ,Papa ju skomunikoj sojin tuaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje