Fajdet, fenomeni po shtohet

6 Korrik 2014, 15:28Politika TEMA

Biznesi i bën apel qeverise qe te marre masat e duhura ne mënyre qe te zhduket fenomeni i fajdeve.

Ne një njoftim për mediat, Konfindustria thotë se nga te dhënat qe ka nga bizneset anëtare te saj, situata e huamarrjes informale është ne rritje dhe po behet shqetësuese, raporton Vizion Plus.

Shume nga sipërmarrësit ne mungese te aprovimit te një kredie nga bankat, drejtohen te marrin para borxh ne mënyrë jo te ligjshme çka mbart interesa te larta, kosto te mëdha, por edhe risk për shume prej tyre.

Edhe pse norma e interesit te lekut nga Banka e Shqipërisë është ulur ne minimumin historik kjo nuk ka ndikuar ne shtimin e kredisë dhe as ne lehtësimin e procedurave.

Serish edhe per pjesën e pare te vitit kredidhenia rezulton te kete rene me 1.7% krahasuar me një vit me pare.

Ky është viti i pare qe kredia per ekonominë tone ka ulje me vlera negative.

12 komente në “Fajdet, fenomeni po shtohet”

  1. Mamurrsi trim says:

    E kuptuam. Bizneset e Fonfindostrise marrin pare me fajde.
    Po natyrisht qe keshtu do ndodhte nese nje nga drejtuesit e saj, Buxhuku, eshte bashkepronar i nje universiteti privat me 9 studente.

  2. Adem says:

    Me 25 studente zoteri, jo 9 ! Dhe te gjthe me nota te shkelqyera.

    1. kurrnaci says:

      Deshe te thuash me xhepa te shkelqyera apo jo?

  3. Drejtesi says:

    Do denoncuar te gjith keta fundurina qe po bejne kete krim.Jane plera te shoqerise si per shembull Engjellushe dhe Arben Thomai qe me ndihmen e disa petagogeve pa karakter kane ngritur firmen piramidale Justicia dhe kane mere me qaf mbi 300 familje e studente.ku eshte shteti ?????.

  4. durresi says:

    o Adem, vetem notat mos na i trego, se e dime fare mire se çfar notash jane (jane si ato notat e 10.000 maturanteve te mbetur ne provim)

  5. Sali QENI says:

    Une besoj ne tregun e lire te rregulluar me ligj. Une se do te kisha diçka ne dore si Rama do ta liberalizoja ekonomine deri ne qelize, keshtu do te legalizoja huamarrjen ndermjet privateve e qytetareve pa pas nevoje per banka, dhe jo vetem kaq por do te lejoja te krijohen banka te vogla qe kontrollohen shpejt e kane lidhje me komunitetin e bisnesin. Nga Ata qe nuk marrin vesh nga ekonomia pres kritika.

  6. kush te pengon says:

    Ne dijenine time o Buxhuk, askush ste pengon qe leket e kursyera ti japesh borxh nje biznesi me ose pa interes.
    Kur banka nuk i jep kredi biznesit, normal qe do i marri te qytetaret, dhe deri ketu ska asnje shkelje ligji, dhe asnje piramide.
    Shto ketu faktin se banka europiane per depozitat ka vendosur interesa negative, pra duhet me pagu leke qe te depozitosh leke ne banke.

  7. Fjalim/Trishtim says:

    Universiteti Vitrina eshte nje institucion i deshtuar edhe i falementuar me kohe, po ja qe vazhdon te manipuloje edhe mashtroje publikun. Ku eshte Rilindja ta mbyll, mjafte me te flejme te qete edhe ne.

  8. plaku says:

    Une di qe kete problem te mos dhenjes se kredive bisnesit nga bankat e ka edhe Italia. Shume shefa firmash te vogla italjane marrin kredi nga privatet gje qe kuptohet se eshte e paligjeshme dhe ne se policia i kap denohen.
    Une mendoj se kjo nuk eshte pune per qeverine. Une di shume mire se para dy javesh banka qendrore europjane BQE ka çelur nje fond ( kredi ) ne shumen prej 400miljarde euro. Keto kredi do merren nga bankat europjane me kushtin qe te perdoren vetem per ti dhene kredi ekononomise reale ( bisnesit ) dhe do te kontrollohen shume ashper nga shtetet e Eurozones.
    Nuk e di ne se banka jone kombetare mund te shtypte monedha shqiptare dhe te krijonte nje fond per dhenje kredie VETEM ekonomise reale dhe me norma te aresyeshme interesi.
    Desha te them se nuk jam ekonomist por di qe, sic thashe me siper, BQE e ka bere tashme kete gje.
    Pra, ne se behet gje, kete nuk e ben qeveria por vete banka jone kombetare e cila me kushtetute eshte e pamvarur.

  9. XIXA says:

    Kush i don 3OOO OOO qindarka me interes 1O% ne muaj te me kerkoje ne adresen “ah medet ç’fare te ka gjete ty” leket e mija i komandoj vete,buxuku te komandoje te tijat.

  10. lili says:

    Bankat nuk munden edhe me pesefishuar fitimet edhe me dhane kredi per xhephollete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje