300 ditë qeverisje/ Rama: Të dhëna inkurajuese për ekonominë

6 Korrik 2014, 20:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në Tëitter, se  të dhënat e ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë, janë shumë inkurajuese.

“Pushim dreke pas një seance mbi të dhënat shumë inkurajuese të ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë”, shkruan kryeministri Rama.

Qeveria shqiptare, në një mbledhje informale të saj po përgatit bilancin e punës 300 ditore të saj, ndërkohë edhe prioritetet e vitit të dytë të qeverisjes. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka cilësuar periudhën 2014-2015 si “viti antikorrupsion”.

Më herët, në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka bërë të ditur se dita e sotme do të jetë mjaft e ngarkuar për kabinetin qeveritar që ai drejton.

“Sot ditë e gjatë pune e qeverisë për bilancin e 300 ditëve dhe përgatitjen e vitit të dytë qeverisës – Viti Antikorrupsion, shtator 2014-15”, shkruante Rama.

Mazhoranca qeverisëse e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, fitoi zgjedhjet parlamentare më 23 qershor të vitit të kaluar, me nje rezultat të thellë, ndërkohë që qeveria e re u betua tek Presidenti i Republikës më 15 shtator ë vitit 2013. Gjatë vitit të parë të qeverisjes u arritën disa objektiva të rëndësisme, ndër të cilat më kryesoret janë dhënia e tapive të para të legalizimeve, duke mbajtur remtimin elektoral, luftën ndaj kriminaliteti që kulmoi me ndërhyrjen në Lazarat ku u agjësuan dhe u kapën sasi ë mëdha droge dhe armës, marrja e statusit kandidat në Bashkimin Europian etj.

17 komente në “300 ditë qeverisje/ Rama: Të dhëna inkurajuese për ekonominë”

  1. cia says:

    Edhe Berisha me mashtrime ,zmadhime qendroj
    Shune vite ,Te njejtin model keni marre .
    Ketij populli i mban kurrizi.

    1. tiku says:

      Bravoooo!ne nje vit keni bere ndryshime te papara..mjaft te shikosh lazaratin!!

      1. tiku says:

        a nga ata qe thone pse spo behen rruge..puna eshte qe duhet te keni te qarte more njerez qe ka 800 milion euro borxhe nga berisha kompanive. Si do punojne ato po su shlyen? Mua me pelqen Rama dhe qeveria e tij. Shpresoj me te miren per vendin!

        1. loni says:

          Nje bravo te madhe per kete qeverri dhe nje falenderim
          te vecante e ben edhe Arben Imami, qe thote sa te kem
          Ramen un nuk me fut njeri ne burg as mua dhe as Saliun.

          RROFTE SISTEMI I DREJTESIS

      2. Emigranti Itali says:

        Per qeverine Rama mund te thuajme vetem fjale te mira, une personalisht se kam pritur se do te punoje aq mire kjo qeveri.

        Ne cdo aspekt kjo qeveri po ben me te miren per qytetaret e republikes se shqiperise.

        – Lazarati eshte nje sukses i vertete! Mjafton te degjosh se Saimir Tahiri ishte ministri i pare i brendshem qe hyri ne Lazarat e kupton se sa i rendesishem ishte ai aksion. BRAVO SAIMIR TAHIRI, BRAVO POLICIA E SHTETIT

        – Papunsia duket se po ulet, qeveria po ben gjithecka qe te ule papunsine dhe besoj se shume shpejt do t’ja arrije. Me pelqyen zyrat e punesimit qe jane hapur ne cdo qytet.

        – Rendi ka ndryshuar shume, shihet qarte diferenca e Policise se qeverise se Saliut dhe te kesaj te qeverise Rama. BRAVO POLICIA E SHTETIT

        – Fale qeverise Rama morem statusin kandidat.

        – Shendetesia ka pesuar disa ndryshime pozitive, por e dime mire se duhet shume kohe per reformat ne shendetesi.

        – Arsimi po ecen me hapat e duhura, shumë shpejt besoj se do te shohim reforma te thella ne arsim.

        – Drejtesia duhet te punoj pak me mire, por jam i sigurtë se shumë shpejt do te bej reforma.

        CDO GJE PO SHKON ME SE MIRI, POR KA MUNDESI TE BEJ EDHE ME MIRE QEVERIA RAMA DHE JAM I SIGURTE SE DO TE BEJ.

      3. mushkonja dhe ngjala says:

        tiku-mjafton vetem santo.dhe je i dhjere era qelbesire te vije,po tritoli,e vrasjet me maska e porosi si te duken.ke pare nji meter rruge APO nji godin shkolle te re.po rama beri nje Spital psikiatrik ne kryeministri vetem per nji pacient-ramen.tre zyra pune ku punesoi tre prostituta te llojit griselda,xoxa,e fico.

    2. moza says:

      Natyrisht qe qeveria ka punuar,por mund te punonte me shume ne drejtim te reformave, qofte edhe duke iu drejtuar popullit per ndryshime kushtetuese, vonesat pergjithesisht nuk jane te dobishme. Shtyllat e nje shteti fillojne nga drejtesia, nga nje analize e thelle e saj per te gjetur shkakun, sepse shkaku mund te jene edhe ligjet aktuale qe gjyqtaret abuzojne,ligjet,berja e ligjeve te mira e funksionale eshte shume e rendesishme, gjyqtarit po i le hapesire sigurisht qe do e shfrytezoje,po ashtu noteret u marrin qytetareve shume para,ne vend qe keto sherbime te jene falas e te legalizohen dokumenta te ndryshme nepermjet notereve te bankave te nivelit te dyte pa lek,apo te kete noter publik, per shume gjera te panevojshme, te cilat shume mire mund te jene kopetence e policise dhe e rajoneve te lagjeve,qytetaret detyrohen te shkojne ne gjykate, ndersa ne punerat me te mira te qeverise une do te vecoja prishjen e ndertimeve pa leje e me leje abuzive, eshte nje investim i jashtezakonshem per vendin, per ti prure qytetet shqiptare ne parametrat e duhur, ana urbanistike e vendit per ndertime duhet te centralizohet dhe jo te jepen leje ndertimi nga komuna apo bashkia,qe praktikisht jane burim korrupsioni,le te shpresojme se do punohet me mire e duke bere nje administrat publike shume me te vogen ne numer e me funksionale.

  2. Leme says:

    PO,PO,PO,PO,ju denoni njerezit e zakonshem per ata e keni kurajon dhe forcen por peshqit e medhenj blah blah blah blah…………. . Aytre as u ka hyre e as do ju hyje nje gjemb ne kembe. I gezojne gjithcka morren e si e morren e dine ata ,po dhe ne nuk jemi budallenj qe ne menyre te vazhdueshme na hidhet hi ne sy. Nese do vazhdoni keshtu do fundoseni shume shpejt me shpejtesine e drites Z. Rama.

    1. Eagle says:

      Ky iu fut kesaj qeverie milioner e do dali miliardere
      Ska rendesi kush e merr me vone
      A ka nonje burr ne shqiperi tua q rrobte kjo ka rendesi
      Them se ska leku esht I embel
      Leri ta gjejne na zoti ate cka I bejne keta nje femije qe fle pa buk ne darke
      Askush mos mendoje se e hodhi lumin , mallkimet I kan nga mbrapa
      Vonon po s`harron

  3. Bato Mokra says:

    Qeverise Rama (nqs ka dezhur, ose neser ne mengjes).
    Suksese! Aman dergojani nje rezyme te “300 diteve qeverisese” PD agimartes sone, se vertet na cmendi ky Lulashi me ato “TABLLOTE SINOPTIKE” sterrane te tij (dmth te SRB-it) ne Konferencat e “sallave te forces” te PD-se, qe te kete nje reference perpara. Zot cfare leksiku! Sikur jemi ne lufte, sikur jemi te ozurpuar (pak a shume si te enjtat e MARREZISE. Vec “DEMKA” te deshtuar ne qorollisjet e tyre, sa te nje subjekt (furrik, karrige, privilegje te veshura me slogane “demokratike”, qe me te marre ne qafe) politik te tjetri, a ka ndonje METODIST kjo pDagimarta jone, qe ta mesojne. E kush e ndjek pas nje njeri, qe fjali s’e nderton pa e lexuar me pare ne “letren shpetimare”. Tepke lider OMGJ!

  4. 1+1=2 says:

    @tiku, nese berisha ka bere tere keto te zeza pse eshte akoma i lire te llapi si legen mataerniteti qe eshte?

    Si mund te jete akoma i lire nje kryeminister qe i ka duart me gjak njerezish te pafajshem? kjo eshte cudia me e madhe qe po na vjen nga edi rama!

  5. hahaha says:

    per te gjithe ata qe ethone se kjo qeveri ka qene nje sukses, mesa duket nuk jetoni ne shqiperi sepse vetem perkrahesit e LSI-se dhe demokratet e saliut kane pune. ne qe votuam per zotin rama edhe pse jemi te kualifikuar me universit dhe jo nga kristal nuk na hapi njeri deren!

    ky eshte realiteti, rama nuk hapi vende pune, socialistet persekutoheshin dje, persekutohen dhe sot.

    nje gje beri me shume se saliu, rriti gjobat!

  6. 21 janari says:

    te genjen mendja sepse kriminelet qe vrasin ose kane vrare bredhin te lire ose llapin ne parlament!

    futju punes me ndershmeri dhe devotshmeri ose ik!

  7. Kris says:

    Shume mire qeveria,mbaroni luften me vapen dhe andej nga shtatori gruponi forcat dhe dermoheni korrupsionin ne shkalle nderkombetare.

  8. faleminderit BE says:

    po cte dhena leshi, mo Edo njeresit po vdesin per buke….http://goo.gl/02jD2q

  9. daja says:

    zoti kryeminister cfar keni nder mend te beni me pr0nat se ne Europe nuk shkohet me vjedhje komuniste/

  10. aron says:

    Ku e sheh kete antikorrupsion?Kush pati mik apo pagoi zuri pune.Kush nuk ka jo vetem i thuhet prit por, mos prit kot.Pale nje drejtor i sapoemeruar i PS ,me mire mbaj ne pune te pd-se se te me japin nga keta “miqte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje