Komisioni i Sigurisë/ PS e LSI debatojnë për p/ligjin mbi SHKB. Luan Rama: Ngjan me modelin e Sigurimit

7 Korrik 2014, 19:48Politika TEMA

Komisioni i Sigurisë është përfshirë nga debatet në lidhje me p/ligjin e propozuar për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, strukturë e cila do të emërtohet Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme. Kundërshtitë për draftin e paraqitur kanë ardhur nga deputetët e LSI, që kanë shprehur rezerva për disa nga nenet e draftit.

Deputeti Luan Rama ka ngritur shqetësimin se disa nene të draftit i japin Ministrit të Brendshëm më shumë kompetenca sesa i takojnë, madje Rama ka shkuar edhe më tej kur ka thënë se ky model i ofruar ngjason me atë të Sigurimit të Shtetit gjatë viteve të diktaturës.

Një tjetër nen që ka shkaktuar debate në komision ishte ai mbi informacionet që kishte të drejtë ministri i Brendshëm të informohej në lidhje me burimet e informacionit. Në këtë kuadër, komisioni ka vendosur zhvillimin e diskutimeve në mbledhjen e ardhshme, për shkak të mosdakordësisë mbi këtë nen të p/ligjit.

Po kështu, Komisioni ka rrëzuar amendamentin e Komisionit parlamentar të Ligjeve që kishte propozuar që të drejtën e miratimit të strukturës ta kishte Kryeministri, ndërkohë që tashmë me ndryshimet e miratuara në Komisionin e Sigurisë këtë të drejtë e ka ministri i Brendshëm.

Sipas draftit, ky ligj ka si qëllim të përcaktojë misionin, organizimin, funksionimin, rregullimin e pozitës juridike të Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme, si dhe karrierën, detyrat, të drejtat e përgjegjësitë e punonjësit të këtij shërbimi. Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme e ushtron veprimtarinë e tij ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, strukturës përgjegjëse për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe  të objekteve të rëndësisë së veçantë dhe strukturës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin. Misioni i Shërbimit është garantimi i zbatimit të ligjit dhe interesave të publikut, mbrojtja nga veprimtaria e mundshme kriminale dhe e kundërligjshme e kryer nga punonjës të veçantë të strukturave pavarësisht nga funksioni dhe grada.

Në nenin 5 përcaktohet veprimtaria e Shërbimit ku përfshihet: parandalimi, zbulimi dhe hetimi i veprave penale si dhe i shkeljeve të ligjit të kryera nga punonjësit e strukturave gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj, pranimi, administrimi dhe zgjidhja e ankesave ndaj punonjësve të strukturave për mospërmbushje të detyrës sipas standardeve të miratuara me akte normative, për vepra penale dhe shkelje të tjera të ligjit.

Gjithashtu përfshihen inspektimi për verifikimin e respektimit të ligjshmërisë, në përputhje me legjislacionin dhe standardet e miratuara me akte normative, ruajtja e integritetit të punonjësve të strukturave, kontrolli i pasurisë së pajustifikuar të personave, objekt hetimi, për goditjen e veprimtarisë korruptive dhe kriminale dhe analiza, studime dhe rekomandime të përgjithësuara në bazë të inspektimeve dhe hetimeve për aspekte të rëndësishme të organizimit e të funksionimit të strukturave dhe pritshmërisë së publikut në drejtim të sigurisë publike. Në draftin e miratuar në mbledhjen e Qeverisë parashikohet që kjo strukturë funksionon e pavarur nga strukturat, në përputhje me ligjet, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, vepron pa diskriminim, duke respektuar asnjanësinë politike, ruatjen e informacionit të klasifikuar dhe në mënyrë transparente.

12 komente në “Komisioni i Sigurisë/ PS e LSI debatojnë për p/ligjin mbi SHKB. Luan Rama: Ngjan me modelin e Sigurimit”

  1. Caf Teli says:

    O Luan !

    per deri sa merrni ne pune ish sigurimsat ata ate pune dine.Dhija qumesht dhije ben.

    Aferim ju qofte !

  2. beso says:

    patjeter qe LSI nuk ju pelqejn…….

  3. Nazua says:

    U nda Noroña nga Qaniu

  4. Nazua says:

    Che kundra Luani. Une si Nazmi jam dakort me Ligjin e propozuar.

  5. LUAN RAMA E KA THENE EDHE ME PARE NE DISA MEDIA DHE RRETHE MIQSH TE LSI_SE, SE NUK I PELQEN SAJMIR TAHIRI PER MINISTER I BRENDSHEM, E KJO KUPTOHET SE NUK DI AI + SHEFI I TIJ DHE GJITHE LSI_JA TE BEHET SHTETI, PASI SI DO VJEDHIN DO TE AFERT PARTIAK TE LUAN RAMES E S’DUHEN HETUAR E KAPUR SIPAS LIGJIT NGA SHKB_JA E RE. LSI DHE VETE LUAN RAMA KA RIKTHYER NE MINISTRINE E BRENDSHME DISA PLEHRA QE NUK DO QE TI KAP LIGJI I SHKB_SE QE PO RISTRUKTUROHET, PASI KANE SI QELLIM QE BANDITET E TYRE NE MINISTRINE E BRENDSHME TE MOS PREKEN. EDI RAMA I KA DUART E LIDHURA NE QEVERISJEN E VENDIT NGA BANDA LSI+ILIR/MONIKA, BANDE KJO QE MBAN GJALLE BERISHIZMIN DHE DON TE INSTALOJE METIZMIN, QE ESHTE NJE BERISHIZEM ALLA-SKRAPARI. PER TA MBYLLUR PO I KUJTOJ LEXUESIT NJE THENIE TE NJE FILOZOFI GJIGAND GJERMAN DR.ARTHUR SHOUPENHAUER QE THOSHTE SHPESH NDER MIQ POR QE EDHE E KA PERFSHIRE EDHE NE NJE NGA LIBRAT E TIJ: “”PROVINCIALI NUK KA ASNJE NDRYSHIM NE CDO DREJTIM NESE ESHTE NGA LINDJA APO PERENDIMI, VERIU APO JUGU; SEPSE MENTALITETI I TIJ NUK ORIENTOHET KURRE NGA VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE… AI KURDOHERE UDHEHIQET NGA REGRESI””.

  6. O z.MERO; Me shume Sigurimsa (apo femije e familjare Sigurimsash famekeq) ka PD dhe LSI, gje qe vazhdon te habisi te Huajt ne Tirane dhe ne Perendim. A nuk duket kjo ne ate cka thote Luan Rama servili e spiuni Fatos Nanos qe eshte pilotuar tashme tek Ilir Meta, dhe menjehere brockullen dhe poshtersine e porositur nga Shefi/Shefat e tij (NANO+META) e perkrah PD_ja ate tymnaje qe hodhi sot ky fare LUANI qe nga “kopshti” Nano ka kaluar tek “kopshti” Meta… Si avokate prej 1995 ne vendin fqinje Italia e them pa ndrojtje dhe frike se; afrimin apo berjen gradualisht te Shqiperise vertet pjese te Europes nuk e duan pikerisht Berisha+Nano+Meta me te paudhet e te paaftet qe u shkojne nga pas deri dhe ne WC…

  7. t.mi says:

    Po si te emerohen te gjithe ish sigurimsat, qe nga drejtori, zv/ drejtori dhe gjithe personeli, cfare pret me ? Pervec ngjalljes se sigurimit te shtetit. Prisni, kur sigurimi te pushtoje dhe Gjykaten dhe Prokurorine. Dhe atehere nuk ka me keq.
    Por nje gje te dini dhe ju qe e perkrahni kete maskarade, do te vije nje dite qe mbi ju do te bjere kjo gjeme, tamam ashtu sic beri dhe Enver Hoxha qe hengri shoket e tij. Ne te perndjekurit jemi mesuar me te keqen si ne komunizem ashtu dhe ne demokraci pra nuk na ben pershtypje.

  8. d says:

    Po si do behe shteti pa sigurim, JO , sigurim dhe i madh, gjithe shtetet kane sigurimin e vet, sa me sigurim te mire e kete aq me e forte jane shtetet. Psh, Amerika rusia, Kina, Gjermania, Anglia, pse pa sigurim jane… U mesuam rrumpalle dhe u rrumpallosem te tere ne rregjimin qe hoqem qafe. Ata qe shkuan merreshin me grate se kush i ka kurva e jo me probleme shteti.

  9. Shqetesim habia says:

    Po sigurimsat 25 vjec te kene qene jane nga 50 vjec nashti mor te uruar .O Luan edhe duhet me thene se ngjan me propaganden e ZP te Enver-Ramizit.

  10. Ylli i Manushaqes says:

    Le te marrin modelin e FBI’se. Me kunder komunizmit se Amerika nuk ka.

  11. xhikja saukut says:

    Po cka luan djali, vjerin nuk ja ngau sigurimi edhe pse i jepnin informacion te reme se e dinin qe i conte te ustabash udb

  12. Dashua says:

    Ky Luan djali do merret mesysh. Sigurimi ja ka dhene te gjitha munedesit perveç ndonje vjedhje te vogel. Por me mire te pyes te jemen. Prandaj bene mire ta dije se sigurimesat kane qene profesionist dhe si te tille kane mbijetuar kudo qe jane perplasur. Ata qe i bien daulles veshet e tyre do demtojne. Luan djali se besoj se i vjene me radha te behet minister i pilocise, prandaj le ta lere te qete Tahirin te beje punet qe i takojne. Edhe Luan djali do kishte punuar mire po se linte kngetarja e marre qe i merrte kohen…. Ndersa ju qe merreni me sigurimsat akoma e keni brenda shtepise te keqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje