Qeveria: Vendimet e djeshme të KLD-së, të paprecedenta. Duhet ndërhyrja e Parlamentit

8 Korrik 2014, 14:06Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinatori Kombëtar në Luftën Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, në një deklaratë për mediat shprehu qëndrimin e Qeverisë lidhur me situatën aktuale në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

“Dje, në Shqipërinë tashmë kandidate për në BE dhe ndërkohë që e gjithë shoqëria e partnerët ndërkombëtarë presin me padurim rezultate konkrete në përmirësime rrënjësore në sistemin e drejtësisë, përpjekja e ministrit të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin ka marrë shuplakën e radhës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, tha Çuçi.

Ministri shprehu mbështetjen e qeverisë ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, sipas të cilit veprimet e ndërmarra synojnë t’i japin fund korrupsionit në drejtësi.

“Qeveria dhe kryeministri mbështesin plotësisht deklaratën e ministrit të Drejtësisë, si edhe çdo veprim që ai do të ndërmarrë për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit në drejtësi”, tha Çuçi.

Ai shtoi se “Qeveria shqiptare i bashkohet thirrjeve të ministrit Nasip Naço drejtuar Parlamentit shqiptar dhe deputetëve për të marrë një vendim se çfarë ata do të bëjnë me përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kushtet e vendimmarrjes së paprecedentë që ndodhi dje në mbledhjen e radhës së KLD-së”.

16 komente në “Qeveria: Vendimet e djeshme të KLD-së, të paprecedenta. Duhet ndërhyrja e Parlamentit”

  1. lini says:

    Duhet te ndermerret nje levizje se sben se eshte skandal i madh kjo qe po ndoh me drejtesine.

    1. herta says:

      Ta mbeshtesi se eshte turp keshtu, ca skandali, ne mes te dites kur e gjithe vemendja eshte e perqendruar aty dalin e bejne te vetmen gje qe sduhet bere pa ju dridhur qerpiku se veten do mbrojne, gjin gjoni i pafajshem, eshte e nevojshme ndrrimi i ketyre plerave.

      1. hasani i grave says:

        Dakord jam. Ta fillojme nga ata gjyqtaret e vendimit per gjyqin e Metes. Si thoni?

  2. komunisti says:

    sa shpejt e hoqet lajmin e lilos

    1. PeDe or taj says:

      sju ka faj njeri qe jeni injorante, hapi gavot e lexoje pleh PeDe’je

  3. katja says:

    Bravo keshtu duhet te bashkuar per ti cuar deri ne fund angazhimet e qeverise.

  4. Drita says:

    Po lajmin qe ilir meta ka shtypyr 1 femij ne gjir te lalzit ku e ke mero apo te ka humbur rruges femija vdiq

    1. Atdhetari says:

      Se kishte harru jo Drita po po pret qe ta japi bashke me lajmin e femijeve qe vdiqen ne Gerdec e qe presin drejtesi atje ku jane, zgjebse e mutit se ç’lidhje ka femija i shkrete me sa eshte shkruar…

    2. adi_köln says:

      Si ka mundesi qe te gjitha bucet jane tifoze te Sales

  5. Opinga says:

    Dy zgjidhje ka. Ose do zhduket pushteti paralel i Nishanit, ose qeverria duhet te dorehiqet si e paafte per te qeverrisur vendin. Me dy pushtete qe kundershtojne njeri tjetrit nuk mund te ecet me.

  6. Billy says:

    E thjeshte fare. Zgjidhja eshte: -Te shkarkohet kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, kushdo qofte ai. Nuk paska qene edhe Presidenti i Republikes…

  7. Iremila says:

    Shperndaje urgjent KLD.Kur nje KLD ne bllok voton pro korrupsjonit.C’far prisni.Populli ate qe kishte ne dore juadha.Vepro se koha spret.

  8. faleminderit BE says:

    pse vetem ankohen keta une se kuptoj

  9. Kapo says:

    Perse nuk kerkohet asistence e huaj ne kete drejtim.Gjithe opinioni shqiptar edhe ai nderkombetar eshte i te njejtit mendim qe tashme sistemi i drejtesise eshte me i korruptuari ne vendin tone dhe,se paku kater vitet e fundit ne vend te permisimit vazhdon te keqesohet.
    Eshte e pamundur ,qe nje band hajdutesh(gjygjtaret)te denojne njeri tjetrin .me e pakta mund te bejne nje a dy “koka turku”por jo sistemin e korruptuar.
    Jam dakort ,qe parlamenti te nderhyje ne menyre urgjente.Boll me me broçkulla “sistem drejtesie i pavarur”kur te gjithe e dim qe veç i pavarur ai sistem nuk eshte por i varur nga krimi e korrupsioni dhe nga ish-kryeministri Berisha.
    Nese s’ka force ta beje reformen qeveria le te lere pushtetin qe i dha populli.Ne 23 Qershor te vitit te shkuar populli votoj edhe per reforma te forta.Nese ne sferat e tjera te sistemit,edhe pse ngadal,reformat po ndihen ,ne drejtesi hiç fare.Zgjohu Maxhiorance!

  10. drejtesi says:

    Disa here ne K.L.D jane lakuar emrat e gjyqtareve te Elbasanit Ilir Pashaj she Bujar Musta.Keshtu ndodhi edhe ditet e fundit ne Keshillin e larte te drejtesise por ato prap nuk duan t`ja dine per K.L.D .e te japin llogari ne kete institucon te larte dhe thone se jane me raport mjeksor !!!Gjithe qytetaret e Elbasanit i urrejne keta gjykatsa..Nuk eshte hera e pare qe keto persona qe shkelin ligjet e drejtesine t`ia hedhin.Por do te shohim kush i mbron?

  11. AK-47 says:

    Hiqeni Llallen dhe vendosni nje kryeprokuror per te qene dhe per 24 ore te gjithe futen ne shishe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje