Përfundon regjistri elektronik për kthimin e pronave/Naço: Fund kaosit me mbivendosje pronash

8 Korrik 2014, 11:31Politika TEMA

AKKP dhe Ministria e Drejtësisë kanë përfunduar regjistrin elektronik të kthimit të pronave. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi se ky regjistër është një premtim i mbajtur që do ti japë fund njëherë e përgjithmonë shqyrtimit kaotik të listës së pronave.

 “Ne i mbajmë premtimet tona. Gjej rastin të falënderoj stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencinë e Kthimit të Pronave për realizimin e projektit. Database regjistron të dhënat bazë për 42 mijë e 979 vendime”, deklaroi ministri Naço.

Sipas tij, ky regjistër do të pasohet nga faza a dytë shumë rëndësishme e llogaritjes së faturës së kompensimit të pronave.

“Publikimi i këtij regjistri në faqen zyrtare në web të AKKP-së do të rrisë transparencën”, deklaroi ministri.

Naço tha se problematika e mbivendosjeve së pronave, kishte krijuar një situatë problematike, përsa kohë që pretenduesit e së njëjtës pasuri endeshin në procese gjyqësore ndër vite.

“Kjo situatë ishte krijuar për shkak të keqfunksionimit të institucioneve, që prodhojnë dhe regjistrojnë tituj pronësie. Nisur nga problematika e konstatuar, e evidentuar nga verifikimet paraprake, solli nevojën e domosdoshme për regjistrimin dhe dixhitalizimin e të gjithë vendimmarrjes së AKKP-së ndër vite, në mënyrë të plotë dhe në të gjithë territorin e vendit. Qeveria shqiptare, menjëherë pas mandatimit të saj, ka treguar vullnet të plotë për zgjidhjen e tyre, sepse ajo është e vetëdijshme se ky proces do të ketë  një impakt pozitiv ndaj qytetarëve, duke i garantuar dhe siguruar atyre të drejtat pronësore”, sqaroi Naço.

Sipas tij, risitë pozitive të hartimit dhe më pas të implementimit të këtij regjistri janë:

Përfundimi me sukses i ketij procesi do te parashtrojë përpara gjithë qytetarëve të interesuar  seriozitetin e Qeverisë për kurorëzimin me sukses dhe brenda një afati të shkurtër të procesit shumë të zgjatur të kthimit të pronave në Shqipëri. Data-baza e krijuar nga ana e AKKP regjistron të dhëna bazë për 42.979 (dyzet e dy mijë  e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) vendime.

Përmes këtij rregjistri Inspektorët e AKKP do të shyrtojnë në tërësi problematikat e dosjeve ende në proces shyrtimi, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga shqyrtimi kaotik dhe i veçuar i dosjeve për kthim apo kompensim.

Rregjistri i hap rrugën krijimit të listës kronologjike të vendimarrjeve për kompensim, që nga viti 93 deri më sot – një detyrim ligjor, ky i përcaktuar nga kuadri ligjor në fuqi dhe i parealizuar asnjëherë deri më sot.

Rregjistri i hap rrugën krijimit të listës kronologjike të vendimmarrjeve për kompensim që nga viti 93 deri më sot – nje detyrim ligjor ky i përcaktuar nga kuadri ligjor në fuqi, por i parealizuar asnjëherë deri më sot.

Ky rregjister do të pasohet nga faza e dytë dhe shumë e rëndesishme e llogaritjes së faturës së kompensimit. Ky është detyrim që Sheti Shqiptar e ka marrë përsipër edhe në Planin e veprimit të miratuar në Qeveri si dhe të paraqitur pranë Këshillit të Evropës.

Publikimi në faqen zyrtare ëeb të AKKP do të rrisë transparencën në raport me të gjithë ata qytetarë – trashegimtarë ligjorë të subjekteve të shpronësuar, të cilët nuk kanë arritur dot të përfitojnë nga fondi i kompensimit financiar, pikërisht për shkak të mos ekzistencës së kësaj liste.

 

 

 

1 komente në “Përfundon regjistri elektronik për kthimin e pronave/Naço: Fund kaosit me mbivendosje pronash”

  1. NINI says:

    Rregulloni zbatimin e ligjit-rreulloren aty brenda ZRRPP,se jan kthyer ne grupe ne grrysa xhepash te aplikanteve , ka me muaj e vite qe nuk po marrin certifikatat ose kartelat e pronesise ,thjesht ” nuk dua” e kupton !? paguj –

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje