PD: Eskorta e Metës aksidentoi për vdekje një 19- vjeçar, ngjarja u fsheh

8 Korrik 2014, 13:13Politika TEMA

Partia Demokratike shprehet se policia ka fshehur një ngjarjeje të rëndë, të ndodhur dy ditë më parë, kur sipas zëdhënëses Laura Vorpsi, eskorta e kryetarit të Kuvendit aksidentoi për vdekje një qytetar.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy netë më parë rreth orës 22.00 në fshatin Bilal të Bashkisë Manëz, kur eskorta e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ka përplasur për vdekje Marsel Lohjan, 19 vjeç, të cilit iu dha dje pasdite lamtumira e fundit. Ky aksident vdekjeprurës, u kthye menjëherë në një ngjarje të rëndë kriminale, pasi për 48 orë, Ilir Meta arriti ta fshehë ngjarjen, duke u përpjekur të mbyllë punët me policinë, prokurorinë dhe familjen e viktimës. Asnjë media nuk raportoi lajmin. Akush nuk foli rreth kësaj ngjarjeje. Përpjekja për të varrosur faktet, të vërtetën, është akt mafioz, është një sjellje prej Pinoçeti, ku jeta e një njeriu nuk ka vlerë, ku me para dhe me forcën e pushtetit, mund të blesh gjithcka”, theksoi Vorpsi.

Në vijim ajo shtoi se “Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë menjëherë transparencë për aksidentin e dy netëve më parë të eskortës së kryetarit të Kuvendit dhe të informojë publikun për këtë ngjarje”. “Ne i kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë rrethanat e ngjarjes, dhe të bëjë sa më shpejt drejtësi. Ne i kërkojmë medias të hedhë dritë mbi faktet dhe mbi arsyet pse ky aksident që mori jetën e një 19 vjecari nuk është raportuar. Partia Demokratike i kërkon Ilir Metës të kërkojë ndjesë publikisht për këtë sjellje të turpshme dhe revoltuese me të cilin ai ka fyer secilin nga ne duke u përpjekur të fshehë e të varrosë vdekjen e një 19 vjeçari. Jeta e Marselit, jeta e cdo qytetari shqiptar, është njësoj e rëndësishme sa jeta e çdo zyrtari në këtë vend, qoftë ai edhe Kryetari i Kuvendit”, tha Vorpsi.

31 komente në “PD: Eskorta e Metës aksidentoi për vdekje një 19- vjeçar, ngjarja u fsheh”

  1. nasip naço says:

    ne mest te autostrades duke kaluar rrugen vrau veten dhe vuri ne rrezik jeten e shofere qe udhetonin ne ato momente

    1. ALpini says:

      Aksidente do ndodhin gjithnje dhe kujtedo por keta rripat e mazhorances kujtojne se jane te pagabueshem dhe nuk do ishte ndonje ngjarje e madhe ne se publikohej qe momentin sa ndodhi.
      Fshehja qe po mundohen ti bejne eshte nje model i keq per kedo e disa here me shume per nje titullar te larte te shtetit.
      Para disa vitesh edhe ministri socialist Sokol Nako beri nje aksident ne Maminas dhe askush nuk u mundua qe ta quante fajtor ,mund ti ndodhe kujtedo por rasti ndryshon se keta rripat duhen te jene steril edhe nga nje faj a gabim kaq njerezor qe behet kriminal me fshehjen..Ilir Koklopa Ka qen duke ardh nga vendi i ngjalave,ja ka mbyll gojen familjareve duke ja paguar deminm ashtu si beri Fatos Nano me ate qe aksidentoj per vdekje e qe Spartak Brahua ja kujtoj mbasi u grinden.He per he edhe Ilirkoklopes nuk do ja kujtojne por tipa si Brahua presin diten……….

    2. Orni says:

      O Nasip o plehre!

      Aksidenti ka ndodhur ne fshatin Manez, jo ne autostrade.

      Po plehrat si ti mbrojne kete super-hajdutin rilindas!

      Ta kishte aksidentu ndonje demokrat do kishit bo namin tu shajte mor te q.r.!

  2. b says:

    Me se fundmi folen njehere drejte.
    Turp per Ilir Meten dhe nese eshte e vertete duhet te japi doreheqejen nese ai ka qene ne njeren nga makinat e eskortes.

  3. Idealisti says:

    Nese kjo eshte e vertete Meta duhet te zhduket pergjithmone nga politika.

  4. komunisti says:

    rendesi ka santo ne shqiperi te tjeret jane bagti????

  5. komunisti says:

    jo per gje po ai fshihte pasurit dhe i bente te ligjshme

  6. komunisti says:

    apo me qe ka mar 100000 vot eshte cifligu i tyre shqiperia????
    apo jemi popull vari carit .prandaj ata bejne cte duan

  7. JULIANO says:

    ca lloj droge pijn keta te PD-es mor aman di ndokush te na i thote ??!!

  8. emigranti says:

    drog vicidoli ( NGA FISI BARISHAJVE)

  9. Hosteni says:

    Kur një njeri gënjen dhe gënjeshtra del në shesh, njeriu që ka gënjyer, duhet ta ndjejë veten më keq se kur del lakuriq para njerëzve…-thotë një risi popullore. Nuk e di, Laura, si “ndjehet” kur i del gënjeshtra në shesh… Apo është “mësuar” me “lakuriqësinë”…(?!)

  10. komunisti says:

    rendesi ka santo .lilua te tjeret vari lesht popull jane???

  11. BERTI says:

    meta eshte burre i ndershem nuk e besoj asnje akuze kunder tij.

  12. E verteta says:

    K.B ka qene me makinen e tij personale bashke me familjen e tij. Mos flisni marrezira. Ishte aksident dhe aksidentet ndodhin. Turp per PD. Nuk eshte se ju dhimbset i riu qe vdiq, por po perdorin dhimbjen e familjes. Turp o felliqesira te ndyra qe s’keni as nder as familje as karakter. O krijesa pa dinjitet!!!!

  13. erjon says:

    Meta duhet te jape doreheqjen ne vend, perndryshe mos ta zeri me ne goje Evropen as ai dhe as Rama.

  14. artani says:

    Populli thote qe gjaku kurre nuk humbet keshtu qe zoteria hajdut dhe ordiner Meta duhet te japi llogari.
    Familja e te ndjerit nuk duhet te shitet apo blihet per gjakun e te ndjerit, pasi jeta e tij ishte vetem e atj dhe jo e familjes apo te tjereve.
    Familja duhet te prononcohet dhe distancohet publikisht, ne te kundert eshte pergjegjese per fshehjen e ketij krimi.
    Ky lloj hajduti ordiner nuk pyet per asgje tjeter vetem per te vjedhur, dhe na del duke u hequr si burre i mire kujton se nuk njihet ne publik.
    Nuk eshte cdo gje paraja ore hajdut, se nje dite do paguhen gjerat.
    Besoj se Monka ka patur te drejte qe kurre nuk e nderrroi mbiemrin duke mbajtur ate qe kishte, sepse ligjerisht dhe moralisht nuk ka shkeputur fijet qe ka patur apo edhe ka te cilat nuk jane pak besoj.
    Respekte Tema

  15. lali says:

    Po ka disa dite. F. Z.postim ne FB.
    TE DASHUR BASHKEKOMBAS PREJ SE LARGU NGA USA VENDI I DEMOKRACISE NE BOTE , ME HIDHERIM TE THELLE NGUSHELLOJME FAMILJEN E TE RIUT MARSEL LOHAJN NGA FSHATI BILAL TE BASHKISE SE MANEZ , DHE GJITHE POPULLIN SHQIPTARE PER AKSINEDENTIN QE ESKORTA E KRYETARIT TE PARLAMENTIT SHQIPTARE ZOTIT ILIR META I MORI JETEN DY DITE ME PARE.ASNJE LAJM MORTOR NGA GAZETAT DHE ME KEQ AKOMA ASNJE PENDIM PER KETE AKT KRIMINAL NDAJ NJE TE RIU SHQIPTARE 19 VJECARE QE IU MOR JETA.HESHTJA E KPARLAMENTARIT PER KETE AKSIDENT MADHORE KU JETA E NJERIUT NUK VLERSOHET NE PREJ SE LARGU NGA USA VENDI I DEMOKRACISE I KERKOJME ZOTIT META TE DALE PUBLIKISHT DHE TE DEKLAROI KETE AKT KRIMINALDUKE FSHEHUR AKSIDENTIN DHE TI SHKOJE FAMILJES PER NGUSHELLIM.KETO MOMENTE JEMI ME FAMILJEN E TE RIUT 19 VJECARE MARSEL LOHJAN.JU LUTEM PRISNI NGUSHELLIMET TONA TE SINQERTA NGA LARG , DJALI TJU KETE LENE URATEN.U PREHTE NE PAQE.F.ZAVALINA PRESIDENT “NEWLIFE”JETAE RE AACO,NY,USA,8 KORRIK 1014

  16. çeço Selimi says:

    Se pari , familjareve te viktimes, ju shprehim ngushellimet tona ! Se dyti. kaq te pacipe jane keta qe keqperdorin fatkeqsine e te tjereve !

    1. Shesheli says:

      Se treti kaq te perdale jane keta qe aksidentojn dhe fshihen!!?

  17. Helena says:

    Nje gje eshte e sigurte, vec fakteve qe duhet te dalin ne drite…, nese ne mes nuk do kishte dicka qe nuk shkonte, kjo ngjarje nuk do te mbahej e fshehte. Keta o shqiptar i bejne aksidentet dhe i mbulojne me lek e me pushtet…keto jane arme te rrezikshme me te cilat mund te fshehin gjithcka, ama gjithcka.

  18. Lala says:

    Prisni dhe pak se dalim fotot dhe videot qe ishte makina e metes qe e shtypi, pastaj cdo thoni o te mjere.

  19. Nebi says:

    Nuk ma do mendja se në themelet e fatkeqësisë së një individi kudo që shërben ai të ngrihen kullat e PD se. Nuk besoj se nga goja e së PD do dali ndo nje fuqi e hatashme per të ndihmuar e PD nga kallëzimi I parakohshëm dhe I garantuar I kësaj partije.
    Aksidenti me mjet motorik quhet Aksident dhe është I pranishem dhe I pranueshëm per cilindo qe hypen në timon aksidenti ka shkaqet dhe faktorët e vete që realizohet dhe këto janë të pa numerta, unë nuk mendoj se revanshistat politik kanë ndonjë përfitim kapital.
    I kujtoj së PD se ky aksident nuk I jep shance asaj dhe politikes se partisë opozitare per të ndryshuar opinionin publik.
    Ju kujtoj se as partisë në pushtet sot nuk I dha dore aksidenti I deputetit të PD ku në makinë lëvizte me shpejtësi dhe humbi jetën bashke me dashnoren e tij!!
    Ne ju shikojme nga larg dhe dimë shumë gjëra per ju por nuk na hyjnë në pune se ju e keni marrë të tatepjeten siç e mori Fatos Nano mbas aksidentit në tepelene.
    Mos I motion aksidentet si politike së nuk do u dëgjojë njeri me pastaj!!

  20. Gzimi says:

    Ky vend nuk ka per tu bere kurren e kurres, sepse nuk ka transparencen me te voge,aksidenti mund ti ndodhin kujdo,por ai nuk duhet te fshihet,fundi fundit nuk ka qene ilir meta duke drejtuar mjetin dhe pergjigjesia eshte individuale nese ai person ka shkelur rregullat, keto jane minuse te ketij shteti, sepse qytetaret mund te mendojne dhe kane te drejte se në këtë vend fshihen gjera me të medha.

  21. heretiku says:

    i vetmi pushtetar qe ka treguar civilizim dhe sens pergjegjesie, ne lidhje me incidente te ndryshme qe mund te ndodhin, eshte Sokol Nako; te tjeret jane llum, balte, jashteqitje.

  22. pejgamberi says:

    NJESOJ SI META VRAU NJE KALIMTAR EDHE FATOS NANO DHE E HODHI NE KANAL SI NJE QEN RRUGE AKOMA TE GJALLE DUKE JA MBATHUR NGA VENDI I KRIMIT SI FRIKACAKE ORDINERE ME GJITHE BLENDI KLOSIN.

    Pse nuk foli media atehere dhe pse nuk flet media edhe sot, prandaj edhe Ilir Meta nuk dallohet fare nga te tjeret, sepse:

    PESHKU QELBET NGA KOKA.

  23. ed says:

    Sic e ka thene vete Rama, kur gishti tregon henen, shikohet hena, jo gishti.
    Kesaj rradhe, gishti qenka Vorpsi dhe hena qenka aksidenti i bere nga eskorta e Metes.

    Fakti qe e thote Vorpsi, nuk do te thote qe nuk ka ndodhur.
    Sic e thote Gzimi me siper, aksidente mund te ndodhin dhe pergjegjesia eshte personale e drejtuesit te mjetit.
    Por te perpiqesh ta fshehesh, thjesht per te ruajtur emrin e Metes, eshte turp dhe skandal!!!

  24. sokol says:

    Po mire ore truthare Ilir meta I jepte makines??.Faji tij eshte se ka bere aksident njera nga makinat e eskortes??? Ai derr vicidoli qen e bir qeni dha urdher te vriten njerez me duar ne xhepa e si hyri gjemb ne kembe.atij tjetrit I mori jeten me tortura e si gjendet as trupi tani.njesoj eshte??

  25. Gimi says:

    Ky oficeri i gardes eshte nipi i Spartak Brahos, keshtu qe jo nje qytetar por mund te vdesin me qindra dhe Brahot e Ilir Meta me kompani s’e kane per gje.
    Vetem ne kete vend ndodh qe jeta e qytetarit s’eshte per gje, dhe Ministria e Brendshme me paturpesi thote qe u pezullua nga puna oficeri i gardes per shkelje te rregullave te qarkullimit??? kur ka vdekur 19 vjecari??? Kjo eshte e paimagjinueshme as ne Afganistan.

    Mendoni qe keta rilindas sapo moren dhe statusin tani, keshtu qytetaret duhet te kene shume kujdes ne rruge se na shtypin me makine dhe nuk i ze asnje ligj, pervecse ndonje shkelje e rregullave te qarkullimit dhe pas disa oreve dalin nga paraburgimi, me pas gradohen ne pozicione me te larta e detyra shume te rendesishme.

    Kjo eshte rilindja per shqiptaret, dhe eshte vetem fillimi, s’kemi pare asgje akoma – kujtoni fjalet e kryeministrit kur mori qeverine vitin e kaluar. KJo eshte banda e rilindjes.

  26. oskeola says:

    une me ps jam po jo me kete koke lope me kete hajdut te paskrubullt,ky e ka vendin ne burg,ka bere shume te keqija mund ta krahasosh me salen.

  27. oskeola says:

    ky su denua per vrasje dhe vjedhje do denohet per nje njeri qe shtypi aksidentalish.

  28. jemi bere ca si te mosbesueshem me deklaratat e pd-se.
    megjithate ky rast me mire te jete genjeshter si te tjerat sesa i vertete, te pakten shpetojme nje jte njeriu,dhe te riu.
    ne rast te kundert ky eshte nje precedent qe vashdon te krijoje nje zhurme te madhe ne shqiperi. me kujtohet edhe rasti nano kur aksidentoi nje qytetare ne “autosraden” tirane durres dhe gjithcka u mundua te mbyllej edhe se asnje gazete e kohes nuk shkruajti asgje, rasti ne nje menyre apo tjeter u u publikua. keto jane aksidente dhe si te tilla ngelen.perkundrazi eshte ne kulturen njerezore te autodenoncohesh per ngjarjen, sidomos per njerezit me pushtet eshte nje risi sepse eleminon te gjithe, keqperdorimin e zerave qe vijne me pas. ky eshte nje krim aksidental dhe si i tille duhet trajtuar.megjithate kjo eshte kultura e politikes shqiptare ku nga frika e renies nga kali kerkon te fshehe gjithcka ben, nga frika te tregojne se edhe keta gabojne fshihen pas
    gishtit.kush punon gabon,kush drejton gabon,
    i shprehim familjes ngushellimet tona te perzemerta:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje