P/ligji për mbajtjen e armëve/Deputetët kërkojnë masa më të forta

8 Korrik 2014, 13:43Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve miraton nen për nen vetëm me votat e mazhorancës tre projektligjet e paraqitura nga Ministria e Brendshme, “Për përdorimin e amrëve të zjarrit”, “Për Armët” dhe “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Gjatë punës së komisionit, i cili u drejtua nga kryetari i saj, Fatmir Xhafa, pati diskutime lidhur me nene të caktuara të ligjeve në fjalë.

Sa i takon projektligjit “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, draft ky që i referohet punonjësve të policisë së shtetit, relatorja e çështjes Ermonela Felaj kërkoi që pr/ligji të sqaronte fillimisht momentet kur nuk lejohet përdorimi i armëve të zjarrit dhe më tej momentet që lejohet.

“Fillimisht duhet të sqarojmë se armët e zjarrit duhet të përdoren nga ana e punonjësve të policisë vetëm në rastet kur domosdoshmërisht është e nevojshme dhe të përcaktojmë të gjitha pikat kur ky përdorim nuk lejohet për ta mbyllur draftin me pikat që lejohet”, tha Felaj.

Deputeti i PS-së, Armando Subashi nga krahu tjetër kërkoi një sqarim lidhur me procedurat që do ndiqen për ngritjen e grupit kontrollor në Ministrinë e Brendshme për vlerësimin e mënyrës se si është përdorur arma dhe nëse ky grup apo bord do të jetë në bashëkpunim me prokurorinë apo do të jetë zë ndryshe i cili mund të krijoi dhe përplasje mendimesh.

Këto vërejtje u morën parasysh nga përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme në komision dhe deputetët e miratuan nen për nen pr/ligjin në fjalë. Kundër u shprehën vetëm dy anëtarët e opozitës të pranishëm, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka.

Sa i takon pr/ligjit për “mbajtjen e armëve me leje”, nuk pati diskutime të gjata. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, njëkohësisht edhe relatore e çështjes kërkoi përforcimin e kritereve që i japin të drejtë një personi të mbaj armë, ndërsa veçoi se drafti duhet të përcaktojë qartë se i referohet koleksionistëve dhe armëve të gjahut. Edhe këto vërejtje u mirëpritën nga përfaqësia e Ministrisë së Brendshme e pranishme në komision dhe u ra dakord rishikimi i disa pikave bashkarisht me deputetët, ndërsa drafti u votua parimisht nga anëtarët e majtë të komisionit, pasi dy deputetët e partisë demokratike votuan sërish kundër.

Pr/ligji i tretë, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, i përbërë nga 60 nene, sikurse edhe pr/ligji për armët, Deputetja e PS-së kërkoi ti vihet theksi trajnimeve, ndërsa shtoi se duhet nënvizuar faktis e nuk lejohet ngritja e një shoqërie private për sigurinë fizike nga persona apo të afërm të personave që punojnë akutalisht në polici.

Deputetja Vasilika Hysi kërkoi forcimin e kriterëve që i japin të drejtën një personi për tu bërë drejtues teknik i një kompania private të ruajtjes fizike. Së fundmi, nga deputetët e majtë u kërkua që të gjithë kompanitë aktuale ti nënshtrohen trajnimeve dhe kontrolleve lidhur me kriteret e personelit.

“Duhet një vëmendje për burimet njerëzore që rekrutohet nga këto kompani, pasi shpesh herë kemi punonjës persona që janë përjashtuar nga policia e shtetiti për shpërdorimi detyre..etj, por që vijojnë karrierën në këto kompani dhe kjo është e patolerueshme, pasi një person që ka bërë një shkelje në rendin publik, nuk mund të jetë i besueshëm dhe kjo duhet shënuar me të zeza”, tha Fatmir Xhafa.

1 komente në “P/ligji për mbajtjen e armëve/Deputetët kërkojnë masa më të forta”

  1. Opinga says:

    Perderisa figurat politike jane nen mbrojtjen e badiguardeve, nuk e kuptoj perse duhet te armatosen, apo per tu sherbyer edhe grave e bijave te tyre. Kjo dukuri qe solli ne politike Berisha, duhet te marre fund. Politikanet per vlerat apo antivlerat qe kane, si shperblimin ashtu edhe ndeshkimin, duhet ti marre direkt nga populli. E kunderta eshte mashtrim ndaj popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje