Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka marrë garancinë nga Portugalia për mbështetjen drejt rrugës së mëtejshme për integrimin europian.
Gjatë vizitës së tij në Portugali, kryeparlamentari Meta u prit nga Ministri i Jashtëm, Rui Machete.
Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë shprehu bindjen se Portugalia qëndron e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e axhendës evropiane dhe vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe duhen çuar në një fazë me dinamike shkëmbimesh.
Në këtë kuadër u vlerësua puna e Ambasadës të Shqipërisë dhe e dy Konsujve të Nderit në Portugali dhe u konfirmua vendimi i palës portugeze për hapjen së shpejti të Konsullatës së Nderit në Tiranë, hap që do i shërbejë konkretizimit të shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.
Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Portugalisë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe veçanërisht për konsolidimin e perspektivës evropiane të vendit, duke nënvizuar se miratimi i statusit të vendit kandidat në BE është një lajm i mirë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
potrugalia te ndihmoje ?!!? po kush i pjerdh portugezet ne EU. Njesoj si te mburresh me greqine qe eshte me breke neper kembe