PS: Vendimi i KLD-së, skandaloz. Duhet ndërhyrje urgjente. LSI: KLD, 100% e korruptuar

9 Korrik 2014, 13:29Politika TEMA

Partia Socialistë shprehu shqetësimin në lidhje me vendimmarjen e KLD-së, e cila rrëzoi propozimet e ministrit të Drejtësisë  për  masa disiplinore ndaj gjytarëve të dyshuar për korrupsion apo fshehje të pasurisë.

Në një deklaratë  për mediat, deputeti Blendi Klosi e ka quajtur të turpshëm reagimin e KLD. Sipas tij në sistemin e drejtësisë bëjnë pjesë gjyqtarë të korruptuar që janë kthyer në një sekt për të mbrojtur zullumet e tyre. Në këtë kuadër deputeti Klosi u shpreh se qeveria kërkon ndërhyrjen e Parlamentit.

“PS dhe grupi i saj parlamentar janë të skandalizuar nga vendimmarja e KLD që arriti kulmin ditën e hënë kur gjyqtarëvë me probleme flagrante në deklarimin e pasurisë vendosi të mos merrte asnjë masa. Akoma më i turpshëm është reagimi i KLD pas deklaratës së ministrisë së Drejtësisë, një reagim ku përforcoi akuzën tonë se sistemi i drejtësisë po kthehet në një rrjedhë ku bëjnë pjesë gjyqtarë kryekëput të korruptuar që nuk punojnë për të vënë drejtësi, por për tu pasuruar në kurriz të qytetarëvë të këtij vendi. Një rrjet gjyqtarësh të korruptuar që po kthehen në një sekt që bëjnë gjithçka për të mbrojtur dhe shpëtuar nga zullumet ku përfshihen të gjithë. Që sistemi i drejtësisë nuk po funksionin këtë e di i madh dhe i vogël. Ishte kjo një nga arsyet se pse shqiptarët votuan këtë qeveri. Qeveria kërkon ndërhyrjen e Parlamentit shqiptar, përfaqësuesit e popullit kanë detyrimin ligjor dhe moral të shprehen dhe të distancohen nga përfaqësuesit e KLD, që janë zgjedhur nga parlamenti por që cdo ditë e më shumë po bëhen përfaqësues të denjë të korrupsionit”, theksoi Klosi.

 

LSI: KLD, 100% e korruptuar

Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet Ylli Manjanit, është shprehur se KLD është 100% e korruptuar.

Sipas Manjanit, KLD tashmë është rreshtuar krah gjyqtarëve të korruptuar dhe kjo është e papranueshme.

Është një situatë e papranueshme ajo që po ndodh me drejtësinë. Sistemi gjyqësor është jashtë funksionimit normal. KLD është jashtë çdo lloj standardi qeverisës që një institucion kushtetues të rreshtohet pro reformës dhe kundër korrupsionit, ndërsa KLD bën të kundërtën. Sot KLD është 100% e rreshtuar në favor të korrupsionit dhe paaftësisë. Ka nisur një kurs antireforme”, tha ai.

Manjani shtoi se, “KLD nuk përfaqëson dot sot gjykatësit shqiptarë, aq më tepër ata i japin legjitimitet vetes të mbrojnë korrupsionin. Kjo nuk është erë shteti, kjo është erë e diçkaje tjetër. E papranueshme. LSI është reshtur në mbrojtje jo thjesht të ministrit Naco, pasi është krenaria jonë që e bëjmë një gjë të tillë por të reshtuar në favor të reformave dhe luftës antikorrupsion. Kjo është gangrena që ka marrë peng këtë vend”.

14 komente në “PS: Vendimi i KLD-së, skandaloz. Duhet ndërhyrje urgjente. LSI: KLD, 100% e korruptuar”

  1. riga says:

    se kuptoj sesi ka fytyre dhe ankohet kld-ja..se kuptoj si mund te ankohet drejtesia e vendit me te korruptuar ne europe!!!!

    1. besi says:

      Kur del dhe KLD-ja kunder eshte skandaloze qe per sistemin e drejtesise qe duhet te jete primare per nje vend tek ne as nuk diskutohet fare sesi mund te rregullohet me tej.

    2. hana says:

      Me turp nuk ka ku te shkoje me lane nam qe dy mendje nuk behen bashke keta.

    3. Katunari says:

      KLD-ja ka Ilrin mbrapa.

  2. E verteta says:

    Bravo Klosi ,palrlamenti te mos shperndahet si çdo dite por te rrije mbledhur dite nate ne se doni popullin dhe qellimin qe i kini vene vetes per te çuare shqiperine ne vendin qe i takon.
    Kesaj KLD duhet ti mbyllen dyerte dhe te mos futen neper zurat ku çdo dite vjedhin po te qendrojne jashte deri ne verifikimin e plote nga nje komisjon i afet parlamentar.
    Lerini opziten se shqiperia nuk ka opozite por shikoni se si i behet mire ketij populli,lerini palaçot me gjashte muaj kures se ata nuk jane gjykates bile nuk kane lidhje fare me termin drejtesi.
    ZGJOHU PARLAMENT se prandaj ju kemi zgjedhur jo per dengla por per pune. PRESI,PRESIM.PRESIM,PRESIM,deri kur duhet te presim?????????????????????????????????????????????????????????????????

  3. EDI says:

    Ore Klosi mire e keni kap me KLD ju, por ceshtja ish se ajo i ka rrenjat e thella qe ne momentin qe ju bashkpunuat me Berishen per ndyshime kushtetuese. Po edhe me ndryshime te tjera dhe politika i ka prish me shume pune gjyqsorit sesa i ka rregullaur, pra edhe ne kete rast do ishe me mire te pozicionoheshin vendet. Por ju te PS keni dhe probleme te tjera me Klosi e moret vesh dje, ca beri Pjerim Ndreu ne Komisioni e Sigurise, jo vetem qe e braktisi por tha qe une nuk jam nje ushtare,, shikoni pak debatn e djeshme http://dielli.al/lajme.php?id=69644&k=71

  4. Aleko Gjoka says:

    Pse jeni te skandalizuar zoterinje t Rilindjes qe akoma nuk ka filluar te rilind asgje,sepse e filluat nga bishti ,nuk e filluat nga koka,qe nga ai qe iku nga pushteti nga vota e 23 qershorit,SB, dhe nga ai qe ai vuri si presidente.Filloni mbare punen:Procedur shkarkuse per Presidentin,ligj urgjente me permasa kushtetueseqe presidenti te zgjidhet nga populli,zgjedhja e presidentit brenda 3-muajshe ,reforme ne drejtesi duke filuar nga KLD,jo te veme njerez inkriminuar e besimtare te partive,por njerez te pastert e me vlera qe te jene njerez te ligjit e jo “te Maliqit” Nevazhdim ligji te veproj per gjithe ish pushtetaret e kedo tjeter qe kane shkelur ligjin e jane te lidhur me krimin e korupsionin pa lene menjane te luftohen me ashpersi njerezit e rinje qe do te cfaqer sado pake me krimin e korupsionin.Pastaj po te beni keto nuk do jeni me te skandalizuar…!!!??

  5. andromeda says:

    Mirë e ke ti Aleko por Rama si duket, ka qejf të bëjë selfie, e jo të merret me rrënjët e kalbura.

  6. Opinga says:

    Pergjegjesia eshte e tera mbi PS. Ka mbi nje vit qe ka marre pushtetin dhe akoma s’po shohim asnje veprim per nderprerjen e funksionimit te shtetit paralel te Berishes. Kjo eshte jo vetem paaftesi, por edhe pajtim e oferte per konsensuse te qelbura si ato qe beri Nanua. Boll e lodhe4t popullin o felliqesira. E keni ne dore ti coni gjerat neper vendet e tyre.

  7. Gezimi says:

    Urgjentisht shkerkimi i KLD! C’pritet me, apo te vazhdojne te na rjepin e te vjedhin. Kjo s’eshte gje tjeter vetem nje bande cubash e veshur me pushtet qe kerkon te beje c’te doje, e te mos i futet gjemb ne kembe! Jeni shume prapa, neser do jete vone!

  8. fieraku4u says:

    JU TE PS-LSI NA CAT TRAPIN ME KETO DEKLARATA PER MEDIA, NE DREJTIM TE KLD’S.

    NESE KENI KELLQE NDERHYNI DHE RIFORMOHENI KLD. MBETET TERE DITEN NE TELEVIZOR DUKE U ANKUAR…PRANDAJ POPULLI JU VOTOJ MASIVISHT.

    DHE MOS HARRONI TI RRASNI NE BURG PER SHUME VITE GJYQTARET E KORRUPTUAR.

  9. Po ky Blushi eshte apo me bejne veshete mua se kishte kohe qe ishte zedhenes i opozites se korruptuar apo e kuptoi kuarrin poshtersia e ketyr mostrave qe quhen gjyqtare.Gjyqsori eshte me i korruptuari ne bote ketu duhet nderhyrje si nelazarat qe ti shkulim nga themelet keta te korruptuar deri ne palce.

  10. mirjam says:

    Z. Naco perdite e me shume po shnderrohet ne nje qytetar te denje te ketij vendi. Te perplasesh me sistemin e drejtesise nuk eshte aq e lehte, me kete sistem do kesh te besh pa fund. Ky zoteri duhet mbeshtetur dhe pergezuar, pavarsisht kujt force i perkasim. Sepese padrejtesia me e madhe eshte pabarazia ne dhenien e drejtesise, dhe sistemi yne pikerisht mbi kete model funksionon.Nje pedagoge 65 vjecare u mor per “lesckash” se po bente konsultime me pagese (edhe kjo gje e papranueshme), ndersa gjyqtare e prokurore qe po ia nxjerrin fruthin shoqerise, zabitllojne pa ferre ne kembe! Pergezime z,Naco

  11. antikorrupsioni says:

    O po nuk ngeli bixhosxhi, drogaxhi, pijanec, pa u ber politikan e pa deklaru budallalleqe nga me absurdet. Ik o Klosi futi ndonje dor poker se nuk je per ket pune ti.
    Plus na jane ber keta te LSI flamurtaret e antikorrupsionit, ku po te njejtet gjyqtar i “shpetuan” nga burgu rrufjanet. E po kjo eshte se c’eshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje