Gjenerali Breedlove takon Bushatin: Marrja e statusit, hap vendimtar drejt BE

9 Korrik 2014, 14:20Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një takim Gjeneralin e Forcave Ajrore amerikane  Philip M. Breedlove, njëkohësisht  Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SHAPE) dhe Komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve (EUCOM), i cili po zhvillon një vizitë në vendin tonë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi një sërë çështjesh.  Fillimisht, Gjenerali Breedlove, uroi Ministrin Bushati për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, duke e vlerësuar këtë si një arritje dhe një hap vendimtar drejt anëtarësimit të plotë në familjen Evropiane.

Bushati rikonfirmoi mbështetjen e vendit tonë për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe për integrimin euro-atlantik të të gjitha vendeve të rajonit, duke nënvizuar njëkohësisht edhe mbështetjen e vendit tonë për përafrimin e Kosovës me Aleancën.

Në veçanti, biseda u përqendrua mbi perspektivën e integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit.

Lidhur me këtë çështje ministri Bushati ritheksoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare ndaj avancimit sa më të shpejtë të procesit të integrimit në NATO të vendeve aspirante. Një pikë tjetër e rëndësishme ishin zhvillimet e fundit në Ukrainë, si dhe hapat e nevojshme për t’u ndërmarrë për të ç‘tensionuar situatën atje.

Nga ana e tij gjenerali amerikan çmoi lart kontributin e vendit tonë në operacionin ISAF në Afganistan dhe në KFOR në Kosovë, si edhe përshëndeti angazhimin e marrë nga vendi ynë për vijimin e pjesëmarrjes të efektivëve shqiptarë në misionin e pas ISAF-it 2014.

3 komente në “Gjenerali Breedlove takon Bushatin: Marrja e statusit, hap vendimtar drejt BE”

  1. Kris says:

    Ka dashur keshillat nga Bushati per Ukrainen se kemi eksperince ne zgjidhjen e konflikteve

  2. Arber says:

    Jo jo ka ardhur te tregoj qe jemi aleat me NATO-en, qe te bejm pjesen ton te antarsimit, por dhe ti tregoj te tjerve qe zonat e infuences te atlanitikut ben pjes dhe shqipria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje