Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prezantoi në Komisionin e Ligjeve, pikat themelore të Ligjit të ri të Policisë së Shtetit.
Në draft është përfshirë ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që parashikon domosdoshmërinë që Policia e Shtetit të aksesojë në mënyrë të menjëhershme të gjitha databazat shtetërore dhe private të të dhënave.
“Sot pengesa kryesore ose një ndër pengesat më të mëdha në hetime, është mungesa e informacionit ose pengesa për të marrë informacion që ose janë absolute, ose janë relative, deri në pikën kur informacioni vjen shumë vonë, aq sa nuk i hyn më në punë hetimit”, evidentoi Tahiri.
Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të mos jetë i emëruar vetëm nga radhët e punonjësve të Policisë, por përcaktohet edhe mundësia për t’u emëruar nga radhët e Prokurorëve, duke përcaktuar garancinë që secili prej tyre pas përfundimit të mandatit të parashikuar në ligj, të kthehet përsëri në detyrën që ka mbajtur.
Ligji përbën “shtyllën kurrizore” të reformës në Policinë e Shtetit, u shprehën hartuesit e tij.
“Në ligj sanksionohet parimi “një shtet – një polici”, duke hedhur themelet për të mos lejuar shpërndarjen ose kaosin apo anarkinë e atributeve të Policisë Gjyqësore në shumë agjenci ligj zbatuese. Gjë që do të thotë që krime që deri dje fshiheshin pas vakumit ligjor apo mosveprimit të strukturave ligjzbatuese apo lojës, shpeshherë, “e ka kush e ka” dhe që në përfundim se ka askush. Kemi parashikuar në ligj që krime të tilla të mos gjejnë më boshllëqe, duke passjellë si pasojë mosndëshkimin e autorëve që konsumojnë të tilla vepra penale, të tilla si ndërtimet pa leje apo krimet mjedisore që deri dje nuk kanë hyrë në veprimtarinë e përditshme të Policisë së Shtetit, pavarësisht se ishin të parashikuara në Kodin Penal”, theksoi ministri Tahiri.
Sipas hartuesve, Ligji i ri garanton distancën që duhet të egzistojë mes Policisë së Shtetit dhe autoritetit politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të garantuar depolitizimin e Policisë së Shtetit nga njëra anë, dhe depolicizimin e vendimmarrjes politike nga ana tjetër.
Në projekt është parashikuar pavarësia operacionale e Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe strukturave në varësi, nga Ministria e Brendshme, duke sanksionuar mos-informimin për veprime procedurale hetimore që kanë të bëjnë me hetimin autoriteteve politike.
Drejtori i Përgjithshëm do të zgjidhet mes 3 kandidatëve dhe në fund të mandatit, nuk do të rikthehet më në Polici, por do të trajtohet me pension të veçantë. Gjithashtu ligji sanksionon një piramidë duke e zbritur numrin e zv/Drejtorëve nga 5, në vetëm 1.
Ligji ndalon transferimin e policit pa kaluar minimumi dy vjet në detyrën që mban.
Përcaktohet në ligj mundësia që të rekrutohen persona që kanë aftësi të veçanta në fusha të tjera pavarësisht faktit që nuk kanë arsimin policor, por jo më shumë se 1 % e numrit të përgjithshëm të Policisë.
Erdhi dita me ne fund.Ju lumte !
C’dite more teveqel ? Dita kur do bejme dicka qe nuk e ben askush tjeter dhe per me teper me nje polici kaq te politizuar. Ky draft cenon privatesine e individeve dhe e kthen vendin ne shtet policor.
Si mund te kete policia akses ne datebase shteterore dhe private?
Ne ate shteterore le ta kene se buxhetoret te shtetit jane por ne datebase privat eshte jashte cdo norme kushtetuese.
Po shkojne drejt nje sisitemi totalitar drejt “syrit te madh” qe vezhgon te gjithe paperjashtim kriminele dhe qytetare te ndershem.
Dhe pastaj sulmo sigurimin e Enver Hoxhes qe ne fund te fundit bazohej vetem ne deklaratat e fqinjeve dhe shokeve.
Keta nuk do te kene asnje kufi per per pergjuar cilido duke filluar nga celulare dhe internet.
Keta po projektojne nje FBI amerikane ku cdo njeri eshte i pergjuar dhe i perndjekur ne cdo kohe. Eshte skandal, pastaj ta quash kete “Rilindje” kur liria e shtetasve do te jete ne dore te ca dallkaukeve te policise te cilet te ardhur nga zonat rurale nuk dine as bazat elementare te te drejtave te njeriut.
Pastaj ankoheshin perse i ka pergjuar Berisha!
Berisha pak ka bere ne krahasim me kete monster qe po kerkojne te projektojne ne kurriz te shtetasve shqiptare te cilet do te pergjohen ne cdo kohe pa e ditur nga kush dhe perse.
Kudo ku po behet reforme eshte vetem ne dem te popullit, por eshte e veshtire per t`u kuptuar, por kur te kuptohet do te jete teper vone.
Une pak kam besuar ne kete “Rilindje”, ne kete rilindje te Hekuran Isait dhe Simon Stefanit.
Pershendetje
Mos ki merak Claus se trapin do na ruajne. Nuk jane aq te zote. Keshtu e shpreh Tahiri por nuk ia vlen me i besuar shume. Keta nuk jane te zote me kap nje dreambox megjithe paret qe u jep Digitalb tere kohes. Ashtu si nuk ishin te zote me blloku faqet e basteve online ne nentor te vitit te kaluar.
Z.Minister, une e vleresoje punen tuaj dhe deshiren per te vene rregull ku te sundoje ligji dhe vetem ligji si kudo ne boten e qyteteruar, por pervec kesaj mua me revolton fakti qe kur kalon makina e policise me sinjalin ndezur,pra nje emergjence per te bere detyren,apo ambulanca e zjarrfikset askush nga drejtuesit e mjeteve nuk shqetesohet, nuk ndalojne qe policia ,ambulanca apo zjarrfikset te bejne punen e tyre;ku dhe semaforet duhet te kthehen automatikisht me te kuqe, jashte shtetit je i detyruar me ligj te ndalosh menjehere se ne rast te kundert shteti atje ka ligje dhe te merr jo vetem patenten por te fut edhe ne burg,dhe shqetesimi im eshte qe pse ky rregull nuk aplikohet ne vendin tone, qe te jete nje norme e detyrueshme me penalitete drastike.
Moza, ne Tirane policat ecin me sirena ndez edhe kur I ka mar uria e po ikin per te ngrene.
rregistrimi i imei, akses ne databazat shteterore dhe private, pergjime pa vendim gjykate….
Po shkojme drejt sigurimit te shtetit.
po e drejta e privacise se te dhenave personale ku vajti? po autorizimi nga gjykata per te marre informacion apo pergjuar mbi qytetaret ku vajti? si mund te hysh e te marresh informacion nga databaza private apo dhe shteterore pa lejen e gjykates apo te personit? si mund te marri policia nga bankat te dhenat e mia personale, apo nga kompanite celulare apo te tjera institucione pa lejen e personit apo pa vendim gjykate? per te tilla metoda marrje informacioni NSA eshte nen akuze ne amerike sepse pergjon qytetaret pa vendime gjykate. kush garanton qe keto te dhena nuk keqperdoren? dakort qe duhet shtet po jo shtet policor, shtet ligjor. ku jane keto organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, te mbrojtjes se te dhenave personale etj etj. ligji duhet ankimuar ne kushtetuese per renie ndesh me kushtetuten nqs arrin te shkoje deri ne parlament.
bravo ketij njeriu ministri tahiri eshte i vetmi njeri ne shqiperi keto 23 vjet qe ka deshiren te bej shtet me aq sa mundet
por mes kesaj mafie nga me te fuqishmet ne bote e installuar keto 23 vjet ne shqiperi ai se ka te lehte por deri tani ai ka ber maksimumin
shqiperis i duhen djem te tille si puna tahirit sado qe mafia e urren dhe e ka armikun kryesor te saj prandaj ai sulmohet kaq shume se eshte i vetmi qe punon dhe njeri inteligjent dhe ka deshiren te ej dicka ne shtyllen kryesore te shteti polici prokurori gjukate ku eshte instaluar dhe ka plot mafioze dhe duhet pastrim i te korruptuarve etj etj etj pune pa fund edhe hapja e ketij dikasteri ka rendesi te vecant policia shtetit ka mare forme te polics europiane me ne fund te shohim tani kld prokurorine etj ku ka qen dhe eshte gangrena me e madhe e ketij shteti foleja e grenzave KUPOLA MAFIOZE ATY GUMEZHIN E QENDRON A DO JA DALI TAHIRI TE PAKTEN TE JET I PARI NJERI TE FUTET NE MES TE KESAJ KOSHERE? DHE TE KEMI ME NE FUND SHTET LIGJIR NE SHQIPERI .NUK ESHTE E LEHTE POR TE PAKTEN TE BEJ MAKSIMUMIN . TE PAKTEN TE JET I PARI TE NDRYSHOJ DICKA PER MIRE MES SUPERMAFIES BOTERORE TE INSALLUAR NE SHQIPERI PROKUROR DHE GJYKATES MAFIOZ.
He, ju past Baba. Pushka top!
E rendesishme eshte qe po punohet me kembengulje dhe me perkushtim per te bere nje shtet, gjith ky milet po pret me padurim kte dite.
Kulmi. Po kthehet shteti kriminel komunist. Diktatori Edi Rama kerkon te behet si Enver Hoxha. Mjere ky vend c`po e gjen.
Ne se behet nje shtet ku rendi e qetesia te ishin si ne kohen e Enver hoxhes une do ta pershendesia, por nuk besoje, sepse te behet i till do burra shteti, prandaj ta harrojme ate qetesi,ate shkolle me uniforme ku nuk mund te imagjinohej te pihej droge,ku nuk mund te imagjinohej qe mesuesi te ishte fallco ,me diplome te fallsifikuar,qe nxenesit te vinin te armatosur, ate levizje te lire gjate 24 oreshit,diten e naten, ate rregull e ate organizim e solidaritet shoqeror, etj.etj.
Propozohet qe policia te kete akses ne te gjitha databaze privat apo shteteror!! Problemi eshte se policia eshte e perbere nga njerez, ashtu sikurese dhe pjesa tjeter e institucioneve shteterore apo private. Eshte njeriu ai qe duhet te riformohet ne Shqiperi, pasi u shkaterrua e jo vetem institucionet apo ligjet.
Kur Policia eshte e perbere nga 60% te efektivave te saj pa formimin perkates, jo ligjin te ndryshosh po dhe si ne kohen e komunizmti ta beni ku nuk kishte as prokuror e as avokat, prape te njetat probleme do keni.
Qe policia te veproje, duhet se pari te dije se si te veproje, e po ishte e pa shkolle nuk ka se si te veproje me mire.
Nuk u be policia me shkolle ne 8 muaj qeverisje.
sa maskarenj jeni! Vetem komentet militatenske botoni, te tjerat censure.
Sot esht detyra e policise se Shtetit te kontrolloj popullesin e vendit