Lule në vendin ku u vra Lamaj
Të mërkurën, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet gjyqi ndaj biznesmenit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, u shfaqën edhe disa video, të marra nga bizneset pranë vendit ku ndodhi krimi.
Këto ditë ishte përfolur se videot janë shumë të rëndësishme.
Por video e transmetuar në praninë e medias tregonte vetëm makinën BMW, nga e cila hapet zjarr në drejtim të kryekomisarit.
Dritan Lamaj del nga makina, ecën 4- 5 metra dhe më pas rrëzohet.
Video tregon qartë se krimi mund të ishte edhe më i rëndë, pasi autorët kanë hapur zjarr në një zonë të populluar.
Shumë të pranishëm, mes tyre edhe fëmijë, janë terrorizuar dhe larguar me vrap.
Një motoçikletë kalon pranë makinës BMW dhe tenton që ta parakalojë në momentin kur ata hapën zjarr.
Por duket se qëllimi i vërtetë i prokurorisë ka qenë që të tregojë se ata kanë pamje të dëshmitarit kyç në vendin e ngjarjes.
Në një video, e cila nuk u shfaq në sallë, shihet dëshmitari kyç në vendin e krimit.
Thuhet se ai ka identifikuar autorët e këtij krimi.
Por i akuzuari Arben Frroku thotë se dëshmitari i mbrojtjes është thjesht një UFO.
I revoltuar, Frroku ka akuzuar edhe prokurorin e çështjes, Anton Martini.
“Ti me m’vra, me m’pushkatu mu. Me m’pru edhe gjakun te shpija,” i tha Frroku.
Ky reagim erdhi pasi prokurori tha se në makinën e Lamajt u gjet një USB me material filmik në lidhje me konfliktin me Frrokun.
Sipas prokurorit, kjo tregon se konflikti me të pandehurit përbënte shqetësim për viktimën.
keto videot i kane pare ekspertet e ilir floririt, bashkepunetorit tim me te besuar?
O Frroqe!
E ke vrave. Tani dili per zot, dhe jo fshihesh si legen!
O snobist, e ke per Ilir ZV/Kryeministrin e Saliut? Ate te Hidrocentarleve e Minierave ne kohe te malokerise?!!!
Po pra se tani nuk ka me Hidocentrale dhe miniera Ilir Meta ee???? Dikur thua se tani eshte i paster!!!! Pika ty o Selmaaaaan
JA VRASESIT E LIMAJT http://bit.do/JA-VRASESIT-E-LAMAJT
na keni ca trapin ti dhe shoket e tu (nqse nuk jeni njejti person) qe vendosni linke pa lidhje, a thu se po vini ndonje informacion me vlere…
nuk keni asnji pune tjeter? apo ju japin ndonje kocke te lepini per cdo klikim
Fuck you and your link.
tema, kontrolloni dhe redaktoni komentet ju lutem!
BOLL ME KETO LINKET IDOTE QE VENDOS .
BOLL ME KETO LINKET IDIOTE QE VENDOS.
Sejcili gjeti pergjigjen e pyetjeve qe shtrohen ne rrethana te tilla