Hije skandali me tenderat në Bashkinë e Durrësit

10 Korrik 2014, 19:05Politika TEMA

Procesi i tenderimit të objekteve të zhvilluara nga Bashkia e Durrësit është kthyer në një farsë. Komisionet shpallin fitues ato firma për të cilat kanë marrë urdhër dhe që s’janë firmat me vlerë më të ulët ofertuese. Në të dy ten­derët e fundit të organizuar nga kjo bashki, abuzimi ka qenë i hapur dhe evident.

Tenderi i parë:

Fitues, vendi i… 11-të (!)

Renditja në objektin e parë “Realizim i korsive të biçikletave, gjelbërimit, etj”, me fond limit rreth 170 milion lekë, kanë qenë pjesëmarrës 11 kompani, ku vlera më e ulët ofertuese ka qenë 109.218.450 dhe vlera më e lartë e ofertuar ka qenë 167.903.035 lek. Firma e shpallur fituese është firma e renditur në… vendin e 11 me vlerë 167.903.035, me një diferencë prej rreth 58 milion lekësh nga oferta e parë, e cila përbën humbje dhe kosto për buxhetin e shtetit.

Tenderi i dytë:

Fitues, vendi i… 5-të (!)

Renditja në objektin e dytë “Ndërtim i rrugës paralel me portin”, me fond limit rreth 272 milion Lek, kanë qenë pjesëmarrës 15 kompani, ku vlera më e ulët ofertuese ka qenë 144.339.590 lek dhe vlera më e lartë e ofertuar ka qenë 261.993.321 lek. Firma e shpallur fituese është firma e renditur në vendin e 5 me vlerë 199.989.920 lek, me një diference prej rreth 55 milion lekësh nga oferta e parë, e cila përbën humbje dhe kosto për buxhetin e shtetit. Të dy këto raste përbëjnë raste flagrante ku institucionet abuzojnë hapur dhe sjellin një dëm ekonomik buxhetit të shtetit në vlerën e konsiderueshme prej 113 milion lekësh. Nisur nga lista e konkurrentëve, vërehet se të gjitha kompanitë pjesëmarrëse janë me eksperiencë dhe në sajë të kësaj eksperience të fituar, kapac­iteteve të tyre ekonomiko-teknike dhe vlerës së ofertuar marrin pjesë në konkurrim për objektet e tenderuara me shpresën për të fituar dhe për të marrë përsipër realizimin e këtyre projekteve. Ndaj precedenti i kësaj forme vlerësimi i përdorur nga Bashkia Durrës është shumë i rrezikshëm pasi vret shpresat për konkurrencë të ndershme, e nëse kjo situatë do të ishte në të gjithë vendin, shumë kom­pani do të falimentonin dhe paratë e Institucioneve tenderues (Buxhetit të shtetit), të cilat rrjedhin nga taksat e biznesit dhe të taksapaguesve shqiptarë do të shpërdoroheshin.

Ankohu po deshe…

Paradoksi vazhdon dhe tek forma e ankimimit ku sipas procedurës së ligjit të prokurimit publik, ankimuesi duhet të paguajë si taksë ndaj Shtetit 0.5% të vlerës së objektit që kërkon të ankimojë.

Pra, ai, të cilin e kanë shmangur edhe kur ka pasur të drejtë, duhet të trokasë sërish në dyert e shtetit, kësaj radhe duke paguar zyrtarisht një gjobë, për të trokitur tek “kushërinjtë” e atyre që e dënuan njëherë padrejtësisht, me shpresën se e drejta kësaj radhe mund t’i vijë nga organi epror. Kjo shumë, e cila përbën një kosto shtesë, nuk rimbursohet edhe në rast se ke pasur të drejtë për ankimimin, pra nga vlera më e ulët që ka ofruar ankimuesi edhe nëse ka patur të drejtë, duke paguar këtë shumë parash, me shpresën se mund të blejë të drejtën e vet.

Nga burime të sigurta të DITA nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, kompanitë e shpallura fitu­ese dhe që do të nënshkruajnë kontratat me Institu­cionin, nuk janë kompanitë më të kualifikuara dhe të denja për t’u shpallur fituese. Nga burime të sigurta këto kompani kanë mungesa të theksuara në doku­mentacionin e tyre të paraqitur në tender, si dhe kanë patur precedencë përjashtimi nga Prokurimet Publike për një periudhë 3-vjeçare.

Pra, duket qartë se Komisioni i Prokurimeve nuk pyet për të tilla mangësi, shkelje dhe abuzime të drejt­përdrejta me pasoja negative si në drejtim të cenimit të procesit të rregullt dhe ligjor ashtu edhe në pasoja dhe dëme ekonomike në buxhetin e shtetit si dhe duke abuzuar e nëpërkëmbur hapur kompanitë serioze me eksperiencë dhe taksapaguese të shtetit shqiptar./DITA

25 komente në “Hije skandali me tenderat në Bashkinë e Durrësit”

  1. turgofagos says:

    e njejta gje ndodh kudo: http://alturl.com/wzgfq

  2. miri says:

    te qartesohet cdo veprim!

    1. Epirioti II says:

      Nuk e di fare sa te verteta jane keto qe thuhen per 2 tenderat, por edhe sikur te jene te verteta ka tre gjera qe duhen theksuar:

      1. Shuma 0.5% qe paguhet per ankimimin, te kthehet mbrapsht edhe sikur te provohet qe ke patur 2% te drejte ne ankimim. Nuk kthehet vetem kur ankimimi bie poshte per 100% te problemit qe ngre.
      PRA GAZETARI GJENJEN DHE MANIPULON.

      2. Nese eshte bere nje padrejtesi per qellime korrupsioni ka 4 institucione ku mund ti denoncosh (Komisioni Prokurimeve, Gjykate Administrative, Agjenci antikorrupsioni, Prokurori). Sa kohe te demtuarit nuk u drejtohen atyre dhe nuk ka dale vendim prej tyre, te tjerat jane bla, bla, bla ne rastin me te mire. Per mua ne fakt jane artikuj te sponsorizuar per presion ndaj individeve/institucioneve.

      Me rezulton qe pothuajse ne cdo rast ne vitin 2014 qe nje biznes, e ka kerkuar te drejten deri ne fund ne te gjitha hallkat me siper, tenderat jane anulluar.

      3. Korrupsioni eshte kanceri qe ka pushtuar kete vend dhe nuk hiqet nese gjithe secili nuk lufton fort deri ne fund ne menyre institucionale. Kimioterapia eshte e shtrenjte dhe e dhimbshme, por po nuk e bere vdes.

      Me artikuj gazetash nuk e gjen dot ku mbaron e verteta dhe ku fillon shpifja dhe nuk i ben ndonje goditje te vertete korrupsionit.

  3. adriatik says:

    Bravo Vangjush e shkrive durrsin me pislliqe

    1. Tani says:

      … dhurata e rradhes nga te dashurit tuaj Rama-Meta!!!

      Po ju Rilindasit mos i besoni keto… Shqiperia tani eshte nje vend me i zhvilluar dhe i sigurt se para 1 viti!

  4. E mire o mire says:

    Le ti ankimojne. Ca muhabeti eshte ky, duhet te paguajne qe tu merret ne konsiderate ankesa? Po edhe ne gjykate keshtu eshte, e ka ligji. Ne gjykate 3% kurse ne komision 0.5% pak qenka.
    Apo qe te bejne ankesa plot vetem per ti marre lek fituesit, sic e kane zakon…

  5. Viktor says:

    Nuk i qenka pergjigjur gjobes tuaj Gjushi qe paskeni vendosur ta sulmoni. Shume mire keni bere, por para se te vazhdoni merruni pak me llotarine “Kruj se Fito” qe fusin djemte e Arta Dades ne treg pa doga, pa nipt dhe pa asnje takse.

  6. shqip says:

    ca po behet keshtu mor aman

  7. Kely J. Andress says:

    Kisha votuar dy here ne jeten time ne vitet e demokracise nje here me ’92 per PD dhe nje here me ’97 per PS. Isha betuar qe nuk do te votoja me per asnje force politike sepse asnjera nuk e meriton voten tone. Por ne zgjedhjet vendore per bashkine e Durresit mua mu prish mendja dhe votova per Vangjush Dakon sepse ai beri nje pune te mire me shtrimin e rrugeve dhe nderhyrjet ne lagje. Por qe atehere ai nuk ka bere me asgje per Durresin. Eshte e kote jo vetem qe t’i qash ndonje hall, por eshte dhe e pamundur qe ta takosh. Kulmin e pislleqeve te tija e arriti kur caktoi si drejtoreshe te spitalit te Durresit nje zonje qe eshte e lidhur totalisht me strukturat e PD, eshte komplet e paafte bile ne Durres e dine te gjithe qe per nje vend pune ne spital ajo merr 1500-2000 EURO. Nje gazetar investigativ mund ta verifikoje shume mire per ç’fare thashe me siper. Edi Rama n.q.s do ta lexonte kete koment duhet te me besoje sepse Dako me keto emerime qe ka bere I ka prish shume pune PS dhe ka krijuar mjaft te pakenaqur nga radhet e militanteve te PS. Rama duhet te beje kontroll per sa thashe. Verifikojini te gjitha dhe gjithshka do te dale e vertete.

  8. titi says:

    Vangjoja te gjykohet per keto veprime, si shume i perfolur qe eshte per keto pislleqe. Dhe te marrin fund njehere e mire keto historira te shemtuara. MJAFT ME!

  9. Treviso says:

    Kontrolli i Larte i Shtetit duhet te nderhyje urgjentisht ne Bashkine e Durresit.Shkelja me e vogel qe te gjindet ne kete Bashki te merren masa me te rrepta. Mos nderhyrja urgjente demton taksapaguesin dhe lejon falimentimin e ndermarjeve private me ane te ndihmes se shtetit, dhe pse shteti e denon kete veprim si korrupsion. Ky veprim i Bashkise quhet syper-korrupsion. Duhet te hiqet ligji i pageses per ankuesin, nese shteti kerkon te rrise konkurencen e ndermarjeve private.

  10. Gezimi says:

    Ne se keto informacione jane te verteta, atehere urgjentisht te nise hetimi! Kur nje kryetar Bashkie ka disa mandatatura, shanset per tu korruptuar jane shume te medha! Duhet te kete kufizime ne mandat dhe kontrolle te rrepta dhe te mbikqyrura!

  11. Petro says:

    Hahaha…Kontrolli i Larte i Shtetit…I jep nje kocke Gjushi dhe hesht.Gjushi eshte bere bosi i Durresit.Turp per demokratet qe cdo vit qe kalon humbin terren.Keshtu eshte kur PD u be parti e ish komunisteve dhe bijve te tyre, e spiuneve e te pashkolluarve, me dioploma te blera, e hajduteve dhe arroganteve qe abuzuan me pushtetin.Ky eshte turpi dhe tradhetia me e madhe qe i behet demokrateve te thjeshte si dhe qytetareve te Durresit qe kane votuar per te vite me rradhe.

    1. kastriot says:

      Tani m’u qartesua cdo dyshim: 1. QE VANGJUSH DAKO ESHTE PERFFAQESUES I PD DHE 2. QE DHE DREJTORET E SPITALEVE I EMERON PERFAQESUESI I PD QE ESHTE VANGJUSH DAKO KRYETAR I BASHKISE SOCIALISTE TE DURRESIT.

  12. Shkodra says:

    Metoda pashallare greke.
    Keshtu eshte kur frymezohemi nga te pafrymet!

    Pershendetje vrime turku (turkofagos)
    Rrufsh Anustasin e Shqiptarit dite per dite!

  13. Gjenerali Bato says:

    Do i bekan dhe ketij nje gjyq te shpejt si te Gjikes dhe tak fak del i pafajshem. Hajdeeee Rilindje Hajde!!!

  14. Kris says:

    Firmat qe do marrin tenderat kane premtuar qe fitimet do ti ndajne per bamiresi ne bashki

  15. Gimi says:

    Ky eshte Gjushi, e ka shkaterrua kete qytet duket si Kandahar. Ne kete vend nuk ka institucione se ai do ishte ne burg me kohe.

  16. Dardan Mitrovica says:

    Te dashur shoke, mos i bini ne qafe Gjush-rilindasit, se nuk ka bo pare, por drejtesi dhe pune. Gjushi eshte aq i varfer sa duhet te mblidhemi dhe te mbledhim ndihma humanitare per te. Madje thone se ka mbyllur edhe impiantin e inerteve dhe nuk i shet rere, zhavor e beton asnje firme qe pajis me leje ndertimi apo e shpall fituese tenderi me parate publike te Bashkise Durres. Po ju e keni inat Gjushin se ul mesataren e shtatlartesise se perfaqesueses se Rilindjes. Po perse nuk u shkon mendja se xhuxhi Filip Lahm luan ne krah te gjigantit Per Mertesaker, çka do te thote se gjiganti Rama nuk e ka per turp te vendose ne krah te djathte xhuxhin Gjush. Kuptohet, ne krah te djathte te mbrojtjes se perfaqesueses se Rilindjes, qe u shpall kampione me 23 qershor te vitit te kaluar.

  17. xhemal says:

    te gjitha sa shkruhen jane te verteta bashkia e durresit eshte kethyer nje vend pazaresh ,shkoni e shikoni administraten e cila eshte kethyer nje vegel arrogante e pushtetit pervecse nuk punon fare, gjerat qe duken nuk duan kallauz i thote populli,shikoni pastertine rregullin ne qytet ,trafikun nuk gjen dot nje pike uji per te pire them per ato publike ,shkoni ne spital vereni permiresime,pastertia e detit ,apo shkoni neper stacione ,mungojne sinjalizimet ,oraret e autobuzeve ,apo levizja e materialeve inerte neper qytet pa u mbuluar ,pastrimi i plehrave ,vereni zbatohen oraret neper zyra nga administratae,etj vangjushi nuk duhet votuar bile duhet te dorehiqet pa i mbaruar mandati eshte konsumuar ne menyren me te keqe uroj qe njerezit ne durres te zgjedhin me punetoret e te ndershmit pavaresisht cilit krah i perket per te miren e qytetareve te femijeve ,prinderve ,per nje jete me dinjitoze

  18. vala says:

    Qe mund te kete shkelje nuk diskutohet, por duhet te dini qe nuk eshte e thene te fitoje patjeter firma qe eshte e para ne renditje, sepse mund te kete patur mangesi ne dokumentacion. Kete e verteton vetem nje kontroll nga Agjensia Kombetare e Prokurimeve Publike. Pervoja ka treguar se me tenderat eshte abuzuar shume, por nuk duhet folur pa fakte.

    1. paraziti says:

      Po me shoku pooo!!! Se ka nai zor me heq ca letra te zarfet kur dorzohen, apo me nxjerr ndonje klauzol te minutit te fundit.po thuj qe eshr viti fundit dhe te rrujm ca te rrujm nga shteti.

  19. Asllan kapedani says:

    Parazito, te denderat i boni Sala elektronike, ska ca te heq kush letra, se ska letra jo per gje:)

  20. Vk says:

    Jepja tenderin cunave o gjusho, se do beje mero ri grifshe e keqe nja dy muaj pastaj…

  21. skandali says:

    Perse ecin ne nje rruge te tille kur dihet qe te shpien ne gremin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje